Shkolla e 14-të e Qendrës për Trajnimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerëzore, Ankara, Turqi, 4 – 9 tetor 2026

Me ftesë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i përbërë nga z. Ertrit Sofroni dhe znj. Jonida Birçe, këshilltarë ligjorë, mori pjesë në programin e Shkollës së 14-të verore, të organizuar nga Qendra për Trajnimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerëzore e Shoqatës së Gjykatave Kushtetuese Aziatike dhe Institucioneve Ekuivalente (AACC).

Programi me temë “Parimet Bazë mbi Kufizimin e të Drejtave dhe Lirive“, u zhvillua në Ankara, Turqi, në datat 4 – 9 tetor 2026 dhe mblodhi së bashku gjyqtarë të nivelit të lartë dhe të mesëm, juristë, ndihmës-gjyqtarë, ekspertë ligjorë, këshilltarë dhe punonjës të stafit që shërbejnë në gjykatat kushtetuese dhe institucionet ekuivalente. Përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë referuan mbi parimet themelore të kufizimit të lirisë personale gjatë fazës së hetimeve paraprake duke prezantuar përvojën dhe praktikën e Gjykatës Kushtetuese në trajtimin e këtyre çështjeve.

Pjesëmarrja në këtë aktivitet mundësoi shkëmbimin e përvojave dhe praktikave ndërmjet përfaqësuesve të gjykatave kushtetuese dhe institucioneve ekuivalente, duke kontribuar në forcimin e bashkëpunimit profesional dhe zgjerimin e njohurive mbi çështje me interes të përbashkët.

Scroll to Top