Mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Luan Omari.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë shpreh hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Luan Omarit, një prej figurave më të shquara të shkencës juridike shqiptare, me një kontribut të vyer në zhvillimin e mendimit juridik dhe kushtetues në vend.
Trashëgimia e tij akademike dhe profesionale do të mbetet një vlerë e çmuar për brezat e juristëve dhe studiuesve.
Gjykata Kushtetuese u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, kolegëve dhe komunitetit akademik.