Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me përfaqësues të Fondacionit Botëror të Ligjit (World Law Foundation), 12 mars 2026

Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me përfaqësues të Fondacionit Botëror të Ligjit (World Law Foundation), 12 mars 2026

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji, ka pritur sot në një takim në mjediset e gjykatës një delegacion të Fondacionit Botëror të Ligjit, i cili po zhvillon në Shqipëri një vizitë disa ditore në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Kongresit Botëror të Ligjit në vitin 2027. Në takim morën pjesë znj. Angela Montoya, Drejtuese Ekzekutive e Fondacionit, z. Leopoldo Lelo de Larrea, Mbështetës dhe Udhëheqës Eventesh, dhe z. Jacobo Docampo, Koordinator i Përgjithshëm i këtij Fondacioni.

Në fokus të takimit ishte diskutimi mbi bashkëpunimin institucional dhe koordinimin e veprimeve në funksion të përgatitjes së Kongresit Botëror të Ligjit, i cili do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027. Organizimi i këtij Kongresi përbën një dëshmi të rëndësishme të angazhimit të shtetit shqiptar për forcimin e demokracisë dhe konsolidimin e sundimit të ligjit.

Zhvillimi i këtij aktiviteti ndërkombëtar reflekton progresin e arritur, edhe përmes reformave të ndërmarra në drejtim të forcimit të pavarësisë së sistemit të drejtësisë, për një demokraci të qëndrueshme në vend dhe konsolidimin e institucioneve demokratike. Njëkohësisht, Kongresi pritet të shërbejë si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave, thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe promovimin e vlerave që qëndrojnë në themel të shtetit të së drejtës.

Scroll to Top