Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me përfaqësuesit e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor.

Pjesëmarrje e përfaqësuesit të Gjykatës Kushtetuese në Takimin e 22-të të Këshillit të Përbashkët për Drejtësinë Kushtetuese.

Me ftesë të Komisionit Europian për Demokraci nëpërmjet Ligjit (Komisioni i Venecias) dhe Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, Ela Elezi, këshilltare ligjore dhe nëpunëse ndërlidhëse e Forumit të Komisionit të Venecias, mori pjesë në takimin e 22-të të Këshillit të Përbashkët për Drejtësinë Kushtetuese, i cili u parapri nga konferenca me temë “E ardhmja e mekanizmave të ankimit kushtetues”. Këto veprimtari u organizuan në bashkëpunim mes Komisionit të Venecias dhe Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë dhe u zhvilluan në Zagreb, Kroaci, në datat 21 dhe 22 maj 2026.

Gjatë takimit, këshilltarja ligjore Elezi ndau përvojën e mënyrës së trajtimit të çështjeve në praktikën e Gjykatës Kushtetuese shqiptare, si dhe referoi në panelin “Balancimi i aksesit në drejtësi dhe eficencës gjyqësore” me qëllim kontribuimin në shkëmbimin e praktikave dhe forcimin e debatit mbi standardet e ankimit kushtetues individual.

Scroll to Top