Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me përfaqësues të fondacionit gjerman IRZ

Takim i Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese me përfaqësues të fondacionit gjerman IRZ

Sot, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Z. Bashkim Dedja, priti në zyrën e tij, Drejtoren e Programit për Shqipërinë pranë Fondacionit gjerman për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar, (IRZ), Zj. Özlem Savas. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi mbi linjat kryesore të bashkëpunimit të mëtejshëm midis Gjykatës Kushtetuese dhe Fondacionit gjerman IRZ.

Z. Dedja i shprehu falenderimet dhe mirënjohjen përfaqësueses së Fondacionit gjerman për ndihmën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, i cili ka konsistuar jo vetëm në thellimin e marrëdhënieve midis Gjykatave Kushtetuese të të dyja vendeve, por edhe në kualifikimin e vazhdueshëm të stafit të Gjykatës Kushtetuese shqiptare dhe shkëmbimin e eksperiencave midis juristëve gjermanë dhe shqiptarë. Zj. Savas e siguroi Z. Dedja për praninë dhe asistencën e mëtejshme të Fondacionit IRZ në Shqipëri, veçanërisht sa i takon Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, të cilën ajo e cilësoi si partnerin më të rëndësishëm.

 

 

Scroll to Top