Takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Shqipërisë,
19 janar 2025.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji, priti sot në një takim zyrtar në ambientet e kësaj gjykate, Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, SH.T.Z. Reinout Vos.
Gjatë takimit, palët shprehën konsideratat për progresin e bërë nga Shqipëria pas implementimit të reformës gjithëpërfshirëse në sistemin e drejtësisë, si dhe për rolin e luajtur nga Gjykata Kushtetuese në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe forcimin e demokracisë në vend, si dy elemente kyç për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji, konfirmoi përkushtimin e Gjykatës Kushtetuese për zhvillimin e dialogut konstruktiv me partnerët ndërkombëtarë dhe forcimin e rolit aktiv të saj në promovimin e standardeve të larta kushtetuese, në përputhje me praktikat evropiane dhe ndërkombëtare.
