Takim me Ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Shqipërisë, Sh.T.Z. Marco Alberti, 24 nëntor 2026.
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, znj. Fiona Papajorgji, priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Republikës së Italisë në Shqipëri, z. Marco Alberti.
Gjatë takimit, Kryetarja Papajorgji shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë italiane dhe të Ambasadës së Italisë për Gjykatën Kushtetuese, duke vlerësuar marrëdhëniet e konsoliduara të bashkëpunimit institucional ndërmjet dy vendeve. Në veçanti, znj. Papajorgji vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me Gjykatën Kushtetuese të Italisë, duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të këtij bashkëpunimi përmes shkëmbimit të përvojave profesionale, ekspertizës juridike dhe zhvillimit të nismave të përbashkëta.
Nga ana e tij, Ambasadori Alberti vlerësoi rolin e Gjykatës Kushtetuese në garantimin e shtetit të së drejtës dhe në respektimin e parimit të ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Ai shprehu gjithashtu gatishmërinë e palës italiane për të vijuar mbështetjen ndaj Gjykatës përmes projekteve konkrete, me fokus forcimin e kulturës kushtetuese.
Në kontekstin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian u nënvizua rëndësia e e bashkëpunimit me institucionet homologe të vendeve anëtare të BE-së, në funksion të konsolidimit të drejtësisë kushtetuese.

