Takim me përfaqësues të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Shqipëri, 16 Prill 2021

Takim me përfaqësues të Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Shqipëri, 16 Prill 2021

Sot, më datë 16.04.2021, znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, priti në një takim në ambientet e kësaj gjykate, Ambasadoren Urszula Gacek, Kreu i Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Shqipëri, e cila shoqërohej nga z. Armen Mazmanyan, analist ligjor.
Gjatë takimit u diskutua lidhur me situatën aktuale dhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e ligjeve kushtetuese dhe kodit zgjedhor, si dhe efektet prapavepruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Përfaqësuesit e Misionit të Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve në Shqipëri shprehen interesin e tyre për çështjet me karakater zgjedhor që janë paraqitur pranë Gjykatës Kushtetuese, kohëzgjatjen dhe afatet ligjore të shqyrtimit të çështjeve deri në vendim-marrjen e tyre, si dhe për pasojat e mundshme të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në procesin zgjedhor.

Scroll to Top