Njoftime - vendimmarrje kalimi në seancë plenare të muajit Shkurt 2026
Njoftime mbi vendimmarrjet e kolegjeve/mbledhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për
kalimin e çështjes në seancë plenare publike apo mbi bazë të dokumenteve gjatë muajit Shkurt 2026, sipas datës më të fundit të vendimmarrjes.
| Nr. | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | KËRKUES | SUBJEKTE TË INTERESUARA | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Nr. 8 (Q) 2025 Regjistri Themeltar | Zaim Elezi | 1.Ministria e Arsimit dhe Sportit. 2.Departamenti i Administratës Publike | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-3745 (317), datë 05.10.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë Tiranë me tjetër trup gjykues. | 04.02.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 2 | Nr. 4 (J) 2025 Regjistri Themeltar | 1.Jak Dobrozi , 2.Manushe Dobrozi , 3.Eglantina Lleshi (Dobrozi), 4.Gëzim Dobrozi, 5.Ilir Dobrozi | 1.Gjovalin Menga. 2.Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Lezhë. 3.Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drektoria Vendore Kurbin. 4.Avokatura e Shtetit | Shfuqizimin e vendimit nr.00-2024-3680 (388), datë 25.09.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kthimin e çështjes për shqyrtim në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues. | 04.02.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 3 | Nr. 24 (D) 2025 Regjistri Themeltar | Dashmira Zaro | _____________ | Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm të gjykimit të ankimit të veçantë nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë. Konstatimi i mungesës së një mjeti ligjor efektiv për përshpejtimin e gjykimit. Urdhërimin e Gjykatës Administrative të Apelit për përshpejtimin e gjykimit të çështjes me nr. 31138-02088-86-2025. | 09.02.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 4 | Nr. 29 (K) 2025 Regjistri Themeltar | Klodiana Veizi (Mema) | Këshilli i Lartë Gjyqësor | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-5496 (364), dt.23.09.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. | 13.02.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 5 | Nr. 25 (D) 2025 Regjistri Themeltar | Dëfrim alias Afrim Çela alias Çelaj | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar | Shpallja si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizimi i vendimeve nr. 62, datë 27.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 26 (87-2023-103), datë 17.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1003, datë 12.06.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 16.02.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 6 | Nr. 40 (E) 2025 Regjistri Themeltar | 1.Erdi Prifti, 2.Natasha Sotir (Prifti), 3.Lluiza Binjaku (Prifti) | Avokatura e Shtetit | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-3010, datë 26.06.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshëm të çështjes civile nr. 21234-05074-30-2024, nr. 2702 akti, datë regj 02.12.2024, e regjistruar ne Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me palë ndërgjyqëse: Paditës; Erdi Prifti, Natasha Sotir (Prifti), Lluiza Binjaku (Prifti), Paditur: 1. Ministria e Financave, 2. Ministria e Drejtësisë, Person i tretë; Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë; Palë e Interesuar: Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Korçë, me objekt: Detyrimin e palëve të paditura, të dëmshpërblejnë paditësit solidarisht për dëmin në vlerë prej 300.000 (treqind mijë) lekë, për shkak të kohëzgjatjes së paarsyeshme të hetimit të çështjes penale që përket procedimit nr. 102/2021, sipas përkufizimit të nenit 6/1 të Konventës Europiane “Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”. Pagimin e shpenzimeve gjyqësore. Konstatimin e shkeljes së të drejtës për proces të rregullt për shkak të mungesës së efektivitetit të mjetit kompensues. Detyrimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë të gjykojë çështjen e kërkuesve brenda 6 (gjashtë) muajve. | 16.02.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 7 | Nr. 56 (A) 2025 Regjistri Themeltar | Alma Lleshi | Avokatura e Përgjithshme e Shtetit | Shfuqizimin dhe shpalljen si të papajtueshëm më Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-3017, datë 09.07.2025 të Gjykatës së Lartë (këtu e më poshtë referuar si “vendimi 3017/2025 i GjL”; 2. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përjashtimin e procedurës së gjykimit nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për sa i përket çështjes nr. Akti 7338 dhe nr. Sistemi 21326-02885-30-2021, datë regjistrimi 16.11.2021, në lidhje më vendimin nr. 151, datë 14.04.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër; 3. Urdhërimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm që ka të regjistruar çështjen me nr. Akti 7338 dhe nr. Sistemi 21326-02885-30-2021, datë regjistrimi 16.11.2021 të procedoj brenda një afati të arsyeshëm të shqyrtimit të kësaj çështjeje; 4. Konstatimi i mungesës së një mjeti efektiv për konstatimin, dëmshpërblimin dhe përjashtimin e procedurave të sipërpërmendura; 5. Konstatimin e statusit të “viktimës” përgjatë procesit gjyqësor si pasojë dhe rredhojë direkt të shkeljes së afatit të arsyeshëm në përputhje me “Scordino kundër Italisë”; 6. Rehabilitimi dhe zhdëmtimi në përputhje me ligjin, pasi dëmi/dëmtimi është shkaktuar/ ka ardhur për shkak të mosgjykimit brenda afatit të arsyeshëm të çështjes gjyqësore nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm; 7. Pas konstatimit të shkeljeve veçmas dhe të gjitha së bashku (1) deri (6), të caktojë një shpërblim të drejtë në referim të vendimit “Oliveri dhe të tjerë kundër Italisë”, “Verrascina dhe të tjerë kundër Italisë”, dhe “ARB shpk dhe 3 kundër Shqipërisë” të GJEDNJ. | 16.02.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 8 | Nr. 50 (A) 2025 Regjistri Themeltar | Artur Likaj, Behar Likaj | 1.Ministria e Financave. 2.Dega e Thesarit Pukë. 3.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër (ish Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë). 4.Avokatura e Shtetit. | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 2154, datë 24.05.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit; 2. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2025-2107, datë 03.06.2025 të Gjykatës së Lartë; 3. Lënien në fuqi të vendimit nr. 187, datë 10.03.2016 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër. | 25.02.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
