Njoftime - vendimmarrje kalimi në seancë plenare të muajit Shtator 2026
Njoftime mbi vendimmarrjet e kolegjeve/mbledhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për
kalimin e çështjes në seancë plenare publike apo mbi bazë të dokumenteve gjatë muajit Shtator 2026, sipas datës më të fundit të vendimmarrjes.
| Nr. | NUMËR REGJISTRI THEMELTAR | KËRKUES | SUBJEKTE TË INTERESUARA | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | VENDIMMARRJA |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Nr.18 (K) 2026 Regjistri Themeltar | Klaidin (Klajdi) Bitraj | Prokuroria e Përgjithshme | “1. Rihapja e procesit gjyqësor kushtetues të përfunduar me vendimin nr. 58, datë 04.08.2016, të Gjykatës Kushtetuese te Republikës së Shqipërisë. 2. Shfuqizimi i vendimit nr. 58, date 04.08.2016, të Gjykatës Kushtetuese, në zbatim të vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen Bitraj kundër Shqipërisë, aplikimi nr. 10024/17, datë 05.05.2026. 3. Rishqyrtimi në themel i ankimit kushtetues individual të paraqitur nga kërkuesi me datë 15.01.2016. 4. Konstatimi se në procesin penal ndaj kërkuesit nuk janë respektuar garancitë e nenit 42 të Kushtetutës dhe nenit 6 §§ 1,2 dhe 3 (c) të KEDNJ-së, në veçanti në lidhje me barazinë e armëve, të drejtën e mbrojtjes efektive, prezumimin e pafajësisë dhe detyrimin për arsyetim të mjaftueshëm të vendimit gjyqësor. 5. Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2015-2808, datë 05.11.2015, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i vendimit nr. 38, datë 18.06.2014, të Gjykatës së Apelit Vlorë, si dhe, për shkak të lidhjes së pandashme me këto vendime dhe në pjesën që është lënë në fuqi prej tyre, i vendimit nr. 83, datë 08.03.2006, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, vetëm për pjesën që ka deklaruar fajtor dhe dënuar kërkuesin. 6. Rimbursimi i shpenzimeve të përfaqësimit para Gjykatës Kushtetuese.” | 14.09.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh |
| 2 | Nr. 3 (Nj) 2026 Regjistri Themeltar | Jo më pak se 1/5 e Deputetëve | 1.Kuvendi i Shqipërisë 2.Këshilli i Ministrave | 1. Shfuqizimin e Ligjit nr.20, datë 13.03.2025 “Për Paketën e Maleve”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Pezullimin e Ligjit nr.20, datë 13.03.2025 “Për Paketën e Maleve”, deri në përfundimin e shqyrtimit të kësaj çështjeje. | 14.09.2026 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike |
