Njoftime - vendimmarrje kalimi në seancë plenare të muajit Tetor 2026

Njoftime mbi vendimmarrjet e kolegjeve/mbledhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për
kalimin e çështjes në seancë plenare publike apo mbi bazë të dokumenteve gjatë muajit Tetor 2026, sipas datës më të fundit të vendimmarrjes.

Nr.NUMËR REGJISTRI THEMELTAR KËRKUES SUBJEKTE TË INTERESUARA OBJEKTIDATA E VENDIMMARRJES VENDIMMARRJA
1Nr.20 (K) 2026 Regjistri ThemeltarKlajdi Allmuça1.Naime Allmuça, 2.Brunilda Allmuça, 3.Iris Allmuça, 4.Eda Allmuça, 5.Vaku Allmuça, 6.Ana AllmuçaShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-4391, datë 02.12.2025 të Gjykatës së Lartë05.10.2026Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh
2Nr.14 (I) 2026 Regjistri ThemeltarIbrahim Rusi1.Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë 2.Instituti i Sigurimeve Shoqërore TiranëShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2024-4229, datë 29.10.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë; nr. 2313, datë 10.09.2019 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe nr. 2238 (80-2017-2267), datë 22.05.2017 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë me tjetër trup gjykues.06.10.2026Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh
3Nr.23 (S) 2026 Regjistri Themeltar
Skerdian Hama1.Isida Hamaj
2.Bashkia Tiranë
3.Avokatura e Shtetit
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) të vendimeve nr.4033, datë 12.11.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë; nr.00-2025-3632, datë 23.10.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, me të cilin është vendosur mospranimi i rekursit dhe në lidhje të ngushtë funskionale, edhe të pjesëve përkatëse të vendimit nr.3959, datë 14.05.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe të vendimit nr.2815, datë 22.12.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë, në pjesën ku këto akte kanë sanksionuar ose lejuar vazhdimin e cenimit të pretenduar; kthimi i çështjes për rigjykim, me detyrimin për zbatimin e standardeve kushtetuese e konventore të trajtuara me këtë kërkesë.08.10.2026Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh
4Nr.7 (T) 2026 Regjistri ThemeltarTaulant Kuqo1.Shoqëria Unioni Financiar Tiranë.
2.Bujar Kuqo
1.Pranimi i kërkesës për rihapjen e procesit kushtetues të përfunduar me vendimin nr.97, datë 09.05.2024 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.2.Shfuqizimi i vendimit nr.97, datë 09.05.2024 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, për shkak të konstatimit nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut të shkeljes së nenit 6/1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. 3.Rishqyrtimi në themel i ankimit kushtetues individual të paraqitur nga kërkuesi Taulant Kuqo në datë 25.03.2024 në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, duke vendosur: Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2022-2116 (127) datë 11.04.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, Tiranë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë. 4.Marrja e çdo mase të nevojshme për ekzekutimin e plotë të vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.12.10.2026Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh
5Nr.51 (A) 2026 Regjistri ThemeltarArdit Brahimi1.Prokuroria e Përgjithshme1.Konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor në lidhje me njoftimin e vendimit nr. 00-2025-1483, datë 02.10.2025 të Gjykatës së Lartë, duke e konstatuar si antikushtetues njoftimin me shpallje të vendimit të gjykatës në faqen e gjykatës, sipas kthim përgjigjes nr.3314/1 prot datë 03.06.2026 të Gjykatës së Lartë, nëpërmjet konstatimit edhe të cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, si pasojë e mosnjoftimit rregullisht dhe individualisht të mbrojtësit të zgjedhur dhe të pandehurit për shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi në Gjykatën e Lartë, si dhe cenimit të parimit të prezumimit të pafajësisë, të drejtës për mbrojtje efektive dhe të drejtës për njoftimin e një vendimi gjyqësor të arsyetuar. 2.Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 1620 (4568), datë 04.11.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër; nr. 97, datë 28.04.2022 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr. 00-2025-1483, datë 02.10.2025 të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë ose në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me tjetër trup gjykues. 3.Pezullimi i ekzekutimit të vendimit penal të formës së prerë, nr. 1620 (4568), date 04.11.2020 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër bazuar në nenin 45 të ligjit nr.8577/2000 (i ndryshuar), deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese, pasi ekzekutimi i mëtejshëm i dënimit me burgim sjell pasoja të rënda dhe të parregullueshme për kërkuesin që ndodhet në IEVP.12.10.2026Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh
6Nr.4 (Nj) 2026 Regjistri ThemeltarJo më pak se 1/4 e

deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë
Kuvendi i Shqipërisë 1. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës ndërmjet jo më pak se një të katërtës së deputetëve dhe Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, duke përcaktuar detyrimin e Kuvendit për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit: (i) “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore”; (ii) “Për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend i NATO-s” 2. Deklarimi i vendimit nr.57/2026 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të Autoritetit Rrugor Shqiptar për realizimin e investimeve në infrastrukturën rrugore”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Deklarimi i vendimit nr.58/2026 të Kuvendit të Shqipërisë “Për mosmiratimin e projektvendimit “Për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të shoqërisë së Informacionit (AKSHI), për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, si dhe për analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend i NATO-s”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 12.10.2026 Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike
7Nr.18 (M) 2026 Regjistri ThemeltarMirash LepuriProkuroria e PërgjithshmeRihapja e procesit gjyqësor dhe shfuqizimi i vendimit nr. 22, datë 03.02.2023 të Gjykatës Kushtetuese. Rishqyrtimi i kërkesës së kërkuesit të paraqitur përpara Gjykatës Kushtetuese në datë 11.11.2022 për të cilin u mor vendimi nr. 22, datë 03.02.2023 i Gjykatës Kushtetuese.20.10.2026Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh
8Nr.18 (M) 2026 Regjistri Themeltar1.Shoqëria “Vlora Internacional Aeroport-VIA” sh.p.k. 2.Shoqëria “2 A Group1.Shoqëria “Mabco Constructions”, degë e shoqërisë së huaj.
2.Qendra Kombëtare e Biznesit
1.Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2026-2636 (338), datë 26.05.2026 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 2. Dërgimi i çështjes për rigjykim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë. 3.Pezullimi i ekzekutimit të vendimit nr.00-2026-2636 (338), datë 26.05.2026 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 4. Shqyrtimi i çështjes me përparësi.21.10.2026Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh
9Nr.36 (Sh) 2026 Regjistri Themeltar1.Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë 2.Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë 3.Shoqata e Prokurorëve të Republikës se Shqipërisë1.Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 2.Këshilli i Ministrave 3.Këshilli i Lartë Gjyqësor 4.Këshilli i Lartë i ProkurorisëShfuqizimi i ligjit nr.95/2026, datë 18.09.2026 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar. Pezullimin e zbatimit të ligjit nr.95/2026, deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.21.10.2026Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike
10Nr.5 (Nj) 2026 Regjistri ThemeltarJo më pak se 1/5 e Deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë1.Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 2.Këshilli i MinistraveShfuqizimi i ligjit nr.91/2026, datë 27.07.2026 “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas direkte, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurine e Mbrojtjes (DSCA), në kuadër të financimit të jashtëm ushtarak (FMF)”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.91/2026, datë 27.07.2026 derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.21.10.2026Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh
11Nr.15 (F) 2026 Regjistri Themeltar Fiqiri Cena1.Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore Tiranë

2.Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë
Shfuqizimin e vendimeve nr.654 (86-2023-959), datë 28.09.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit; nr. 00-2026-291, datë 14.01.2026 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe vendimit unifikues nr.3, datë 24.11.2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.20.10.2026Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh
12Nr.16 (K) 2026 Regjistri ThemeltarKolegji Zgjedhor Gjyqësor1.Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
2.Këshilli i Ministrave
3.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Shfuqizimin e nenit 18 të Ligjit nr.10129, datë 11.05.2009 “Për gjendjen Civile”, ndryshuar me Ligjin nr.56, datë 06.06.2024 me përmbajtje si vijon:
1. Për shtetasit që kryejnë dënimin në institucionet e vuajtjes së dënimit apo janë vendosur në institucionet e paraburgimit ose shtetasit që qëndrojnë pa ndërprerje në institucione shëndetësore për kurim afatgjatë dhe që përfshin qëndrimin e tyre në to edhe në datën e zgjedhjeve, vendbanim për qëllime të zbatimit të legjislacionit për zgjedhjet konsiderohet adresa e institucionit përkatës.
2. Institucionet përkatëse jo më vonë se 50 ditë para datës së zgjedhjeve njoftojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile për shtetasit që qëndrojnë në këto institucione në përputhje me pikën 1 të këtij neni. Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile nëpërmjet zyrave përkatëse të gjendjes civile dhe sipas përcaktimeve të ligjit për zgjedhjet harton dhe printon listat e zgjedhësve për këta shtetas që deri në datën e zgjedhjeve harton dhe printon listat e zgjedhësve për këta shtetas që deri në datën e zgjedhjeve ndodhen në këto institucione. Këtyre shtetasve iu mundësohet votimi në qendrën e votimit të krijuar, sipas ligjit zgjedhor në këto institucione. Lista e zgjedhësve e hartuar sipas këtij neni është e vlefshme vetëm për zgjedhjet e radhës dhe ripërsëritet sipas të njëjtave modalitete për çdo zgjedhje.
3. Ministri përgjegjës për gjendjen civile dhe ministri i Drejtësisë përcaktojnë me udhëzim të përbashkët rregullat e njoftimit dhe bashkëpunimit të institucioneve për këta shtetas, procedurën e çregjistrimit dhe regjistrimit të gjendjes civile të vendbanimit për qëllime zgjedhore sipas përcaktimeve të bëra në këtë nen”, pasi vjen në kundërshtim me nenet 81, pika 2, germa “c” dhe nenit 38 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
22.10.2026Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh
13Nr.32 (Sh) 2026 Regj.Them., datëShkolla e Lartë Universitare Jopublike “Medikadent”, sh.p.k1.Këshilli i Ministrave
2.Ministria e Arsimit
Shfuqizimin e vendimit nr.00-2018-3597, datë 22.10.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatë të Lartë22.10.2026Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh
Scroll to Top