Vendime moskalimi të muajit Dhjetor 2025

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E KOLEGJEVE DHE MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT DHJETOR 2025

Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr.KËRKUESNUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAROBJEKTIDATA E VENDIMMARRJESDISPOZITIVI
1.Lolita Kupi12 (L) 2025 Regjistri themeltar, datë 28.07.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.6803, datë 12.06.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr. 1202, datë 19.05.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.00-2023-3985, datë 17.10.2023 të Gjykatës së Lartë02.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
2.Marjana Ndoci, Daniela Ndoci, Xhoana Ndoci dhe Klaudio Ndoci 19 (M) 2025 Regjistri themeltar, datë 02.10.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 7549, datë 01.07.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Tiranë, nr. 569, datë 15.03.2015 të Gjykatës së Apelit, Tiranë, dhe nr. 00-2025-1271, datë 09.04.2025 të Gjykatës së Lartë03.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
3.Besim Lika32 (B) 2025 Regjistri themeltar, datë 30.09.2025Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2025-590, datë 19.02.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; vendimit nr. 897, datë 13.04.2017 të Gjykatës së të Apelit, Tiranë; vendimin nr. 27, datë 08.02.2016 të Gjykatës Rrethit Ghyqësor, Mat. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me tjetër trup gjykues03.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
4.Eduard Kola25 (E) 2025 Regjistri themeltar, datë 16.09.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2024-1859 (282), datë 19.11.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe nr.256, datë 25.11.2022 të Gjykatës së Apelit Shkodër.03.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
5.Dragush Prespa, Endri Prespa19 (D) 2025 Regjistri themeltar, datë 19.09.2025Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2025-1907 (68), datë 05.02.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Kolegjin Administrativ të Gjykatën e Lartë.03.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
6.Suzana Isufaj
24 (S) 2025 Regjistri themeltar, datë 25.09.2025
Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 3139 akti, datë 20.09.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë; vendimit nr. 672, datë 15.05.2019 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr. 00-2024-1544, datë 19.09.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (marrë në dhomë këshillimi)”.03.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
7.Remzi Kalemi8 (R) 2025 Regjistri themeltar, datë 30.09.2025Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr.00-2017-214 (111), datë 01.03.2017 të Gjykatës së Lartë me të cilin është shpallur i pavlefshëm vendimi administrativ nr.81, datë 15.04.2010 i Zyrës Qendrore të ZRPP-së03.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
8.Hasan Roqi13 (H) 2025 Regjistri themeltar, datë 25.09.20251. Shpallje antikushtetuese të; Vendimit nr. 191/11, datë 07.05.2020 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke vendosur mosfillimin e procedimit penal, në tejkalim të afatit 15 ditor nga data e kallëzimit. Vendimit nr. 208, datë 12.06.2020 i Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oragnizuar; Vendimit nr. 157, datë 16.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin të Oragnizuar; Vendimin nr. 00-2025-587, datë 01.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe vendimit datë 24.07.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë “mospranim i kërkesës së kërkuesit”, (i pa zbardhur), sipas njoftimit në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. Në çështjen penale me objekt: 1.1 Shpërdorim detyre, genocid, krim kundër komunitetit prej 2710 familje, ku përjshihet familja Roqi me ushtrim dhune e turture njerëzore, nga Grupi strukturuar kriminal, për interesa personale në nxjerrje të Aktit normativ Nr.03 datë 01.08.2012 "Për lirimin e banesave pronarëve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish- pronë e subjekteve të shpronësuara", si dhe ligji Nr.82/2012 datë 03.09.2012 "Për lirimin e banesave pronareve të ligjshëm nga qytetarët e pastrehë, banues në banesat ish-pronë e subjekteve të shpronësuara ", i votuar e lënë në fuqi në Gjykatën Kushtetuese, me vendimin Nr.1 datë 06.02.2013, në konflikt të rëndë interesi, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën, Konventën Evropiane të Drejtave të Njeriut, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, Nr.5/1997, Nr.26 datë 02.11.2005 dhe Nr.11, datë 04.04.2007, në kundërshtim me ligjet ne fuqi. 1.2. Mbrojtja e jetës së familjarëve të familjes Roqi, Hasan Roqi, Luljeta Roqi, Santa Roqi, Kevin Roqi, nga banda e strukturuar kriminale. 1.3. Shpërblimi i dëmit material e moral, në privatizimin e një banese 96.61 m2, zonën 7/1 të Tiranës, adresa rruga "Mujo Ulqinaku", Nr.33, Tiranë, Zona Kadastrale 8380, me vlerë 11. 593.200 leke, duke shtuar taksën e regjistrimit ne ZVRPP, nga të akuzuarit, si palë e paditur në procesin penal, për shkak të pavlefshmërisë së aktit normativ. 1.4. Pagimin e kamatave të qiradhënies nga të kallxuarit, nga data e botimit të aktit normativ në fletoren Zyrtare, për banesën që kërkohet të privatizohet, duke zbritur taksat e pasurisë dhe 15% të tatimit si taksë shtetërore për qiradhënien, nga koha e shpalljes në fletoren zyrtare, të cilat kalojnë në llogari të shtetit. 2. Konstatimi nga Gjykata Kushtetuese, se vendimet e mësipërme, vijnë në shkelje të nenit 13, pika 3/1; nenit 75/a; nenit 291 pika 1, nenit 306; nenit 432, pika 1, shkronja a), b); pika 2, nenit 441 pika 1, shkrionja ç); të Kodit të Procedurës Penale, pasi gjykatat disponuan në shkeljen e vendimeve Nr.5/1997, Nr.26 datë 02.11.2005 dhe Nr.11, datë 04.04.2007, të Gjykatës Kushtetuese, në shkeljen e neneve: 15 ; 18 pika 1, pika 2, pika 3; 25; 37; 42, pika 1 ; 44; 122, pika 2; 132, pika 1, pika 2; 135, pika 2; të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.03.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
9.Sose Buçpapaj23 (S) 2025 Regjistri themeltar, datë 23.09.2025Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 584 (2006), datë 17.15.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër; vendimit nr. 336 (1944), datë 13.05.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër; vendimit nr. 214, datë 26.09.2022, te Gjykatës së apelit Shkodër; vendimit nr. 00-2025-848, datë 20.05.2025 të Gjykatës së Lartë; vendimit nr. 00-2025-873, datë 27.05.2025 të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cënimit të të drejtës për një proces të rregullt ligjor gjatë gjykimit hetimit në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër në Gjykatën e Apelit Shkodër dhe në Gjykatën e Lartë. 1. Cënimi i të drejtës për respektimin e dispozitave proceduriale si në hetim dhe gjykim. 2. Cënimi i të drejtës për t’u gjykuar nga nje Gjykatë e paanshme e të drejtës për t’u dëgjuar. 3. Cënimi i aksesit në gjykatë. 4. Cënimii të drejtës të mbrojtjes e ankimit. 5. Cënimin e barazisë së armëve dhe kontradiktoritetit. 6. Cënimin e standartit të arsyetimit të vendimit gjyqësor. 7. Cënimi i parimit të barazisë përpara ligjit. 8. Cënimi i parimit të mosdiskriminimit dhe mosridëmtimit. 9. Cënimi i pozitës dhe i figurës në vendime dhe akte dhe sjellje që diskretitojnë figurën egjyqëtarit dhe prokurorit. 10. Cënimi i standartit të sigurisë juridike. 11.0 Kthimin e çështjes për hetim në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar03.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
10.Artur Jakupi41 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 16.09.2025Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve 377-128-03, nr. 317-34, datë 05.03.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin; vendimit nr. 54, datë 02.02.2022 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe vendimit nr. 52104-00680-2022 Regj.Them., nr.00-2025-142 vendimi të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë03.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
11.Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS)2 (Q) 2025 Regjistri themeltar, datë 19.09.2025Shfuqizimi i vendimit nr.00-2025-921, datë 11.03.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, komunikuar më datë 19.05.2025 si antikushtetues dhe cenues i të drejtave themelore të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe KEDNJ.03.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
12Edit Selimi27 (E) 2025 Regjistri themeltar, datë 18.09.2025Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.11930, datë 15.12.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; të vendimit nr. 1052, datë 04.05.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr. 00-2025-1820, datë 14.05.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë03.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
13.Lola Haxhillari15 (L) 2025 Regjistri themeltar, datë 06.10.2025Kundërshtimin e vendimeve nr.00-2025-169, datë 30.01.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë; vendimit nr.103, datë 23.12.2020 të Gjykatës së Apelit Vlorë; vendimit nr.450, datë 13.10.2020 të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat: Për shkelje flagrante të të drejtave dhe lirive themelore të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, konkretisht nenet 29 dhe 42 të Kushtetutës, nenet 6, 13 dhe neni 1 i Protokollit nr. 1 të KEDNJ, duke vendosur kthimin e çështjes për rigjykim, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat me një trup tjetër gjykues03.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
14.Hasan Roqi12 (H) 2025 Regjistri themeltar, datë 22.09.2025Shpallje antikushtetuese të; Vendimit nr. 191/11, datë 07.05.2020 i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar duke vendosur mosfillimin e procedimit penal, në tejkalim të afatit 15 ditor nga data e kallëzimit. Vendimit nr. 208, datë 12.06.2020 i Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Oragnizuar; Vendimit nr. 157, datë 16.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin të Oragnizuar; Vendimin nr. 00-2025-587, datë 01.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe vendimit datë 24.07.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë “mospranim i kërkesës së kërkuesit”, (i pa zbardhur), sipas njoftimit në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. Në çështjen penale me objekt: 1.1. Vjedhje banese, nga grup i strukturuar kriminal, në shpërdorim të detyrës; Ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike; Në shkelje të ligjit, vendimit gjyqësor të formës së prerë, lënë në fuqi nga gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese, botuar në fletoren zyrtare, me anë të fallcifikimit të çerifikatës së pronësisë, mashtrim kompiuterik, falsifikim kompiuterik; duke ushtruar turturë; Shtrëngim me anë të kanosjes e dhunës për dhënien e pasurisë; Mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme; Shkatërrim i pronës me mjete të tjera; Kryerje e veprimeve arbitrare; Shkelje e barazisë së shtetasve para ligjit; shkelje e paprekshmërisë së banesës, moskallxim krimi; pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; Përkrahje e autorit të krimit; pengim per ekzekutimin e vendimeve të gjykatës; Mosekzekutim pa shkaqe të përligjura të vendimit të gjykatës. 1.2. Mbrojtja e jetës së familjarëve të familjes Roqi, Hasan Roqi, Luljeta Roqi, Santa Roqi, Kevin Roqi, nga banda e strukturuar kriminale. 1.3. Marrje e mases per rivendosje në posedim. 1.4. Marrje masë për rikonstruksionin e ambienteve të shkatërruara, me urdher teë Eduard Kelmendi. 1.5. Shperblimi i dëmit morale material shkaktuar familjes Roqi sipas shkallës së fajësisë nga subjektet e kallezuara, ku perfshihen: për dëmin material: Të ardhurat nga qiraja e munguar e baneses, parkingut, dyqanit në shumën e deritanishme 100 mujore, 6,096,960 (gjashtë milion e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëqind e gjashtë dhjetë)lekë. Rikonstruksioni i banesës së shkatërruar: 2,000,000 (dymiion)lekë shpërblimi moral: 6,000,000 (gjashtë milion)lekë nga 1,000,000 (një milion) lekë, për secilin antar të familjes Roqi, duke përfshirë të ndjerët Skënder Roqi e Merjeme Roqi. 2. Konstatimi nga Gjykata Kushtetuese, së vendimet e mësipërme, vijnë në shkelje të nenit 13, pika 3/1; nenit 75/a; nenit 291 pika 1. nenit 306: nenit 432. pika 1, shkronja a), b); pika 2. nenit 441 pika 1 shkonja ç): të Kodit të Procedurës Penale, pasi gjykatat disponuan në shkeljen e nenit 28 të ligjit nr.7698, datë 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompesimin e pronave ish-pronarëve”. të UKM nr.3 datë 21.06.1993 për zbatimin e tij, të mbrojtur nga neni 100 pika 4, pika 5 të Kushtetutës. Në shkelje të vendimeve nr.2227 datë 08.10.1997 të Gjykatës së Apelit Tiranë, lënë në fuqi nga vendimi nr. 489, datë 26.03.1998 i Gjykatës së Kasacionit, Kolegji Civil, lënë në fuqi nga vendimi nr.S-17, datë 09.02.2000, i Kolegjit Seleksionues të Gjykatës së Lartë, lënë fuqi nga vendimi nr.76 datë 08.11.2000 i Seancës Plenare të Gjykatës Kushtetuese, botuar në fletoren zyrtate nr.38/2000. për të cilat ka dalë vendimi i urdhërit të ekzekutimit nr.2024 Akti, datë 20.11.2007 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Mbrojtur vendimet e kësaj pike nga vendimi nr.28 datë 02.03.2010 i Gjykatës së Apelit Tiranë, me objekt “Intepretim vendimi:, mbrojtur së fundi nga vendimet nr.2998, datë 13.06.2016 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, lënë në fuqi nga vendimi nr.106, datë 07.02.2023 i Gjykatës Adininistrative të Apelit, i cili konstatoj paligjishmërinë e veprimeve të ASHK dhe shfuqizimin e çertfikatës së pronësisë. duke respektuar në themel, nenin 42 pika 2; neni 132 pika 1, pika 2 dhe neni 145 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, respektuar nenin 1 pika 2, nent 72 pika 7, nent 81, pika 1, pika 4, ligji nr.8577 datë 10.02.2000, Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, i ndryshuar dhe nenin 6.1, nenin 8 të KEDNJ. Gjykatat e ligjit nën kryesinë e z. Kryetar të Gjykatës së Lartë z. Sokol Sadushi, në Gjykatën e Lartë, kanë vendosur të luftojnë Kushtetutën dhe ligjin, pasi z. Kryetar ka ardhur në dijeni të përsëritur, duke i kërkuar të respektojë Vendimi nr.76/2000 të Gjykatës Kushtetuese tij dhe ligjin e kohës, UKM nr.3 datë 21.06.1993, të cilin vartësit e tij, në të gjitha proceset e kanë shkelur. Vendimin 76/2000 të Gj ykatës Kushtetuese, të cilin z. Sadushi vetë e ka firmosur. duke hedhur poshtë firmat e ish- kolegëve të tij në Gjykatën Kushtetuese, në atë vendim Edhe pse ai vendim është botuar në fletoren zyrtare. Gjykata e Lartë nën kryesinë e tij, shkel ligjin në kushtet e korrupsionit të thellë, në mbështetje të krimit të organizuar. Duke marrë garanci nga Gjykata Kushtetuese, i ka udhëzuar anëtarët e kësaj gjykate të vijojnë shkejen e Kushtetutës, ligjit dhe KEDNJ, për tu hakmarrë ndaj familjes Roqi. Në këto duar është sot Gjykata e Lartë, me gjyqtarë që kanë frikë Kryetarin, por që kanë marrë përsipër mbi veten e tyre parashkrimin e paligjshëm të veprës penale, të grabitjes së banesës së fainiljes Roqi, nga forca e pushtetit, duke ju nënshtruar e servilosur atij pushteti. 3. Përjashtimi nga ky gjykim i Gjyqtarit Kushtetues, z. Ilir Toska, si ish anëtar i Kolegjit Civil të Gjykatës së Apelit Tiranë, në dhënien e vendimit nr.120, datë 20.01.2015, objekt i kësaj kërkese sipas paragrafit 1 më sipër, për të cilin kërkohet antikushtetueshmëri, për shkak të shkeljes së dispozitës urdhëruese të ligjit UKM nr.3 datë 21.06.1993 dhe pranimit prej tij, të mos ekzekutiinit të vendiin it përfundimtar, nr.2227 datë 08.10.1997, lënë në fuqi nga vendimi nr.76 datë 08.11.2000 i Gjykatës Kushtetuese, botuar në fletoren zyrtare dhe, shkeljes së urdhërit të ekzekutimit nr.2024 Akti, datë 20.11.2007 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ekzekutimin e vendimit nr.2227 datë 08.10.1997 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të vendimit nr..76/2000 të Gjykatës Kushtetuese dhe dispozitës urdhëruese ligjit, pika 9 shkronja ç), të UKM nr.3 datë 21.06.1993, duke lejuar bashkë me gjyqtar z.Gjin Gjoni, të pranoj kundërshpërblimin mbas 11.5 vitesh, kur ligji ishte prekluziv dhe kerkonte afatin 1-vjeçar të kundërshpërblimit. në të kundërt ligji të jepte tagrin bashkëpronar në 37% të pronës, në rastin Roqi, direkt i zbatueshëm sipas nenit 4 pika 3 të Kushtetutës. Në shkelje të hapur të të nenit 42 pika 2; nenit 100 pika 4; të nenit 132 pika 1, pika 2 dhe neni 145 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së shqipërisë, në shkelje të hapur të nenit 1 pika 2, nenit 72 pika 7. nenit 81. pika 1, pika 4, ligji nr.8577 datë 10.02.2000, Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, i ndryshuar. Në shkelje të nenit 6.1 dhe nenit 8 të KEDNJ. Pavarësishit se emri z. Toska. nuk është dërguar për ndjekje penale, ai është pjesë e këtij procesi dhe nuk mund të gjykojë më tej vendimin që ka dhënë vetë. 4. Përjashtimi nga ky gjykimi i Gjyqtarit Kushtetues, znj. Marsida Xhaferllari, si ish Kryeinspektore e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke marrë në mbrojtje gjyqtaren Elona Stavri, në vendimin e saj, nr.1504 date 04.02.2014 te Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, objekt i kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese, në paragrafin 1 si më sipër e cila, vendosi të marri në mbrojtje, pa asnjë masë disiplinore ndaj gjyqtares në fjale, për mos ekzekutimin e vendimit nr.2227 datë 08.10.1997, i Gjykatës së Apelit Tiranë, lënë në fuqi nga vendimi nr.76 datë 08.11.2000 i Gjykatës Kushtetuese, botuar në fletorën zyrtare dhe, shkeljes së urdhërit të ekzekutimit nr.2024 Akti, datë 20.11.2007, i Gjykates se Rrethit Gjyqësor Tiranë, në shkelje të nenit 132 pika 1, pika 2 dhe neni 145 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së .Shqipërisë, në shkelje të nenit 1 pika 2, nenit 72 pika 7, nenit 81, pika 1, pika 4, ligji nr.8577 datë 10.02.2000, "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese", i ndryshuar. Në shkelje të nenit 42 pika 2 të Kushtetutës së Republikës së. Shqipërisë dhe nenit 6.1 të KEDNJ. Pranimi i dorëheqjes së znj. Xhaferllari, është pranuar nga Mbledhja e Gjyqtarëve në dy raste të ngjashme të mëparshëme, me kërkesë të kërkuesit, nga Mbledhja e Gjyqtarëve me vendimin nr.20, datë 09.05.2023 dhe vendimin nr.38/2, datë 06.11.2023. Znj. Marsida Xhaferllari nuk mund të bëhet pjesë e këtij gjykimi. 5. Përjashtimi nga ky gjykim i Gjyqtarit Kushtetues, znj. Holta Zaçaj, Gjyqtarit Kushtetues znj. Sonila Bejtja, i Gjyqtarit Kushtetues znj. Fiona Papajorgji, per shkak se znj, Bejtja dhe znj. Papajorgji kaneë qenë në proces ndjekje disiplinore nga kërkuesi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, i cili nga ana e tij, si organ me kompetenca Kushtetuese, shkeli nenin 86, pika 1 te ligjit nr.8577 datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar. Afatin 9 vjeçar të këtyre kompetencave, nga dalja e ligjit 99/2016, afat i cili perfundon me date 06 Tetor 2025, duke i deleguar kompetencat e saj Gjykates Kushtetuese, ne shkelje të nenit 86 pika 1, të ligjit nr.8577 datë 10.02.2000. Po ashtu Gjykata Kushtetuese pranoj këto kompetenca në shkelje të nenit 86 pika 1 të ligjit nr.8577 datë 10.02.2000, "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese", i ndryshuar, duke arkivuar kërkesen e kerkuesit Roqi për shkeljet disiplinore, me vendimin nr.2, date 22.12.2023, i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, marrë dijeni më 29.04.2024, në marrjen dhe pranimin e kompetencave te KPA, në mënyrë të paligjshme në shkelje të nenit 81 pika 2 shkronja a) të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Në çështjen për shpalljen antikushtetuese të padisë së lirim dorëzim banesës ngritur nga ish pronari fiktiv, në kundërshtim me dy vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, nr. Nr.26 date 02.11.2005 dhe Nr.11, datë 04.04.2007, me vendimin Nr.138, datë 21.06.2023, i Kolegjit të Shqyrtimit Paraprak, me Gjyqtaret; znj. Holta Zaçaj, Fiona Papajorgji dhe znj. Sonila Bejtja, në kushtet e konfliktit me kërkuesin Roqi, duke qenë në proces ndjekje disiplinore, nuk pranuan të kalojnë në seance plenare kërkesën e kërkuesit Roqi, përkundrazi në shkelje të vendimit përfundimtar, nr.222, datë 08.10.1997 të Gjykatës së Apelit Tiranë, lënë në fuqi nga vendimi nr.76 date 08.10.2000 i seancës plenare me tetë gjyqtare të Gjykatës Kushtetuese, botuar në fletoren zyrtare, pranuan shkeljen e tij, në kushtet e shkeljes së nenit 132, pika 1, pika 2 të Kushtetutës. Pranuan shkeljen e ligjit, UKM nr.3 datë 21.06.1993, në shkelje të nenit 100 pika 3, pika 5 të Kushtetutës. Mbas dhënies së vendimit nr.138/2023 u kujtuan të japin dorëheqje nga shqyrtimi i kërkesës së kerkuesit për plotësimin e vendimit nr.138, datë 21 qershor 2023, se përse duhet te dilnin nga banesa kërkuesi dhe familja e tij kur ligji UKM nr.3 datë 21.06.1993 dhe vendimi nr.76/2000 i Gjykatës Kushtetuese, kishin njohur bashkëpronësinë në 37% të pasurisë, kërkuesit dhe familjes se tij. Me vendimet: Nr.38, date 02.11.2023, i Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nr.38/1, datë 02.11.2023, i Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Nuk u pranua dorëheqja e tyre, në kushtet kur kjo dorëheqje duhej të bëhej para dhënies së vendimit nr.138 datë 21 Qershor 2023 të Kolegjit të Shqyrtimit Paraprak dhe jo mbas dhënies së tij. Kërkesa për përjashtim, vjen për shkak të shkeljes tjetër proceduriale, të mos njoftimit paraprakisht të kërkuesit për përbërjen e Kolegjit të Shqyrtimit Paraprak, ditën e orën e gjykimit (rast që nuk ndodh në asnjë gjykatë). Dorëheqja të pezullonte gjykimin dhe të priste shqyrtimin e kërkesës për masë disiplinore në kompetencë të KPA mbas kthimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese në KPA, të akteve për mos kompetence të saj, por jo të zgjidhej nga Mbledhja e Gjyqtarëve, duke marrë kompetencat e KPA, në shkelje të nenit 86 pika 1 e ligjit nr.8577 datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar. Jemi në kushtet e shkeljeve të rënda disiplinore dhe proceduriale, të cilat ndikojnë në vlefshmërinë e vendimit nr.138 datë 21 Qershor 2023 të Kolegjit të Shqyrtimit Paraprak, jo sipas dëshirës dhe vullnetit të kërkuesit, por sipas dispozitave urdhëruese të Kushtetutës dhe ligjit nr.8577 datë 10.02.2000, nga të cilat merr të drejta kërkuesi. Ndarjen e kompetencave nuk e ndan kërkuesi, por është atribut i KPA dhe Gjykatës Kushtetuese, në respekt e zbatim të nenit 86, pika 1, të ligjit nr.8577 datë 10.02.2000, duke zgjidhur ndërmjet tyre edhe çështjen e afateve të gjykimit. Kërkuesi ka vetëm detyrën e parashtrimit të shkeljeve Kushtetuese, proceduriale dhe ligjore, në dëm të tij, nga Gjyqtarët Kushtetues, në këtë rast, kur këtë, ja kërkon KPA, apo SPAK. Një fakt tjetër, i cili forcon kërkesën për përjashtmin, paraqitet ne c;eshtjen shpallja antikushtetuese, i vendimeve nr.7497date 01.07.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tirane, lënë në fuqi nga vendimi nr.395 datë 16.02.2015, lënë ne fuqi nga vendimi nr.00-2024-1294, date 03.04.2024 të Kolegjit Civil te Gjykates së Lartë, me objekt "Rivendosje në posedim", ku në mënyrë të përsëritur shkelet ligji UKM nr.3 datë 21.06.1993, i sigurtë juridikisht, në shkelje të nenit 100 pika 4 dhe 5 të Kushtetutës, shkelet vendimi i seancës plenare nr.76 datë 08.11.2000 i Gjykatës Kushtetuese, botuar në fletoren zyrtare, në shkelje të nenit 132 pika 1, pika 2, nenit 116, pika 1, shkronja a) të Kushtetutës, nga vendimi nr.305 datë 17.12.2024, edhe pse çertifikata e paligjshme e pronësisë, ku u mbështeten ato vendime u shpall e pavlefshme me vendimin nr.106 date 07.02 2023 te Gjykatës Adminstrative të Apelit, konstatim të cilin duhet ta bënte vetë gjykata e ketij procesi. Kolegjit te Shqyrtimit Paraprak, ne menyre te perseritur, nga gjyqtaret Kushtetues znj. Holta Zaçaj dhe znj.Sonila Bejtja, pranuan shkeljen e Kushtetutes dhe shkeljen e ligjit. Po ashtu duke qenë përsëritëse në kërkesën për perjashtim nga kërkuesi Roqi, Kolegji i shqyrtimit paraprak në vendimin nr.159, datë 19.06.2025, në mënyrë të paligjshme shkel proceduren e neneve 36 dhe 37 të ligjit 8577/2000 të ndryshuar, në shmangie të gjykimit në Mbledhjen e Gjyqtarëve, në shkelje të hapur të nenit 81 pika 2 shkronja a) të Kushtetutes, duke marrë kompetencat e Parlamentit dhe në shkelje të nenit 132 pika 1, pika 2 të Kushtetutes. Vlerën vendimit nr.76/2000 të Gjykatës Kushtetuese, botuar në fletoren zyrtare, nuk mund t’ja uli asnjë vendim i Kolegjit të Shqyrtimit Paraprak, të cilat, sipas nenit 132 pika 2 të Kushtetutës, asnjëherë nuk kanë mundur të hynë në fuqi, perkundrazi luftojnë hapur pa asnjë arsye kushtetuese, por vetëm për hakmarrje, vendimin e anëtarëve të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese, për arsye banale të cilat Kolegjet Tuaja të Shqyrtimit Paraprak i dinë, duke treguar hapur armiqësinë me nenin 132 pika 1, pika 2 të Kushtetutes, si dhe armiqësinë me nenin 6.1, nenin 8 të KEDNJ. Jemi para rastit të shpërdorimit të detyrës nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese. Në këto kushte nuk mund të gjykojnë, sepse nuk kanë force, as të interpretojnë dhe as të rrëzojnë vlerën e vendimit nr.76/2000 të Gjykatës Kushtetuese dhe ta heqin atë nga fletore zyrtare. Nuk kanë fuqi të rrëzojnë si deri tani, ligjin e kohës UKM nr.3 datë 21.06.1993, mbi të cilin janë mbështetur me mijra vendime gjyqësore të qytetarëve shqiptare. 6. Në këtë grup përfshihet edhe gjyqtari z. Sandër Beci, i cili është përsëritës në shkeljen e vendimit te Gjykatës Kushtetuese nr.76/2000 dhe Kushtetutës kundër familjes Roqi, me Kolegjin e Shqyrtimit Paraprak bashkë me znj.Vitore Tusha edhe pse pranoj përjashtimin mori pjesë në kolegj, duke më hequr të drejtën për gjykatë, ku trashëgimtaret Kadesha nuk janë pronarë të rregullt të pronës. Po ashtu me Kolegjin e Shqyrtimit Paraprak të vendimit nr.159/2025, i cili ka vendosur të rrëzoj Kushtetutën, duke rrëzuar vendimin nr.76/2000 të Gjykatës Kushtetuese, të botuar në fletoren zyrtare dhe ligjin UKM nr.3 datë 21.06.1993. Edhe sikur familja Roqi të kërkonte një rrezim të tillë, të vendimit 76/2000, të Gjykatës Kushtetuese dhe të ligjit UKM nr.3 datë 21.06.1993, Gjykata Kushtetuese, nuk mund ta pranonte një kërkesë të tillë, si të pamundur, as me një vendim në seance plenare nuk mund ta arrijë. Jemi para rastit të shpërdorimit të detyrës, prandaj kërkohet përjashtimi. 7. Nëse jeni për shtetin ligjor dhe doni të futeni në Bashkimin Evropian, në rigjykim, kërkoj të shtohen të kallezuar edhe anëtarë të Kolegjeve të Gjykatës së Lartë, përfshirë Kryetarin e saj, si dhe anëtarë të Kolegjeve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët në kushtet e korrupsionit dhe krimit te organizuar, në vendimet e tyre kanë shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.76/2000 dhe ligjin e kohës UKM nr.3 datë 21.06.1993, duke ju bashkuar mbështetjes së grabitjes së banesës të kërkuesit dhe familjes tij. 8. Pranimi i kërkesave civile të marra parasysh në peocesin penal. 9. Ruajtjen e jetës të kërkuesit dhe familjarëve të tij, nga grupi i strukturuara dhe i korruptuar.03.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
15.Roland Matranxhi

6 (R) 2025 Regjistri themeltar, datë 20.08.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 151 (360), datë 28.01.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër; vendimit nr. 188, datë 09.05.2019 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe vendimit nr. 00-2024-2161 (167), datë 04.07.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim gjyqësor në Gjykatën e Lartë.04.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
16.Shoqëria “Fedos” sh.p.k.26 (Sh) 2025 Regjistri themeltar, datë 01.10.2025Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr.00-2025-2925, datë 22.07.2025 i Gjykatës së Lartë05.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
17.Françesko Dushku29 (F) 2025 Regjistri themeltar, datë 13.10.2025Shfuqizimin e vendimeve nr.100, datë 15.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Lezhë; vendimi nr 120, datë 18.05.2022 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe vendimit nr. 245, datë 13.02.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë, Tiranë. Dërgimin e çështjes për pushimin e procedimit penal nr. 402/2022 për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë05.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
18.Elton Daka31 (E) 2025 Regjistri themeltar, datë 23.10.2025Kërkohet nga Gjykata Kushtetuese të ushtroj kontrollin e kushtetutshmërisë të vendimeve: vendim nr. 00-2024-1114, datë 11.06.2024 të Gjykatës së Lartë; vendim nr. 57, datë 04.03.2020 të Gjykatës së Apelit, Vlorë dhe vendimin nr. 537, datë 27.12.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Fier. Duke vendosur shfuqizimin e këtyre vendimeve si të papajtueshme me Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe parimet e një procesi të rregullt ligjor dhe pushimin e çështjes penale në ngarkim të kërkuesit Elton Daka si një mosmarrëveshje juridiko-civile dhe jo si vepër penale.15.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
19.Ramis Dauti10 (R) 2025 Regjistri themeltar, datë 13.10.2025Shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Lartë nr.00-2025-1745, datë 13.05.2025, nga Kolegji Administrativ në munges time, sa jepet nga Konventa Evropiane me ligjin nr. 8137, datë 31.07.1996, “Për të drejtat e njëriut”, vendimet e 4 (katër) gjykatave të vjetëruara në zyra dhe pa pjesëmarrjen time,15.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
20.Altin Haxhiu 46 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 29.09.2025Shfuqizimin e vendimit nr.00-2025-1288, datë 31.07.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.15.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
21.Jetmir Koxheri5 (J) 2025 Regjistri themeltar, datë 23.09.2025Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-769, datë 12.05.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.16.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
22.Dritan Naum20 (D) 2025 Regjistri themeltar, datë 03.10.2025Shfuqizimi të vendimit Nr. 00-2025-45, datë 16.01.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës Nr. 11-2020-4381/394, datë 05.10.2020 dhe vendimin e Gjykatës së Apelit, Durrës nr. 462/70101-1148, datë 14.01.2021, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.23.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
23.Nikoll Pepa9 (N) 2025 Regjistri themeltar, datë 29.10.2025Dhënie vendimi që detyron bankën të më likujdojë sipas mandat arkëtimit të “Bono Privatizimi”23.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
24.Koliq NikolliNr. 23 (K) 2025 Regj.Them, datë 16.10.20251.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-2125, datë 27.05.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr. 1860 (86-2024-2020), datë 06.11.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. 2. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë, ose në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.24.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
25.Barjam Boci, Elvis BociNr. 29 (B) 2025 Regj.Them., datë 17.09.2025Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-374 i Vendimit (59), datë 27.02.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; vendimit nr.99, datë 20.11.2018 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe vendimit nr. 33, datë 21.03.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.24.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
26.Julian HasaNr. 9 (J) 2025 Regj.Them., datë 17.10.2025Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve: nr. 130, datë 02.05.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë; nr. 00-2025-851 (125), datë 22.05.2025 të Gjykatës së Lartë.24.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
27.Haris GegaNr. 15 (H) 2025 Regj.Them., datë 24.10.20251. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si pasojë e mosekzekutimit të vendimit gjyqësor të formës së prerë të vendimit nr. 936, datë 06.12.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 3145, datë 11.07.2024 dhe vendimit nr. 00-2025-2959 të Gjykatës së Lartë, me të cilat është vendosur dhe më pas është lënë në fuqi pezullimi i ekzekutimit të vendimit nr. 936, datë 06.12.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. 3. Rivendosja e të drejtës së paditësve për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit gjyqësor nr. 936, datë 06.12.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, në përputhje me nenin 42 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ.24.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
28.Markel BushiNr. 22 (M) 2025 Regj.Them., datë 30.10.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-774 (120), datë 20.05.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; vendimit nr. 423, datë 04.10.2021 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr. 334, datë 11.03.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin.24.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
29.Aulon KalajaNr. 49 (A) 2025 Regj.Them., datë 24.10.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.23, datë 17.07.2025 të Kolegjit Zgjedhor dhe kthimin e çështjes për shqyrtim në themel pranë kësaj gjykate. 2.Konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të pikës 1 të nenit 124 dhe pikës 1 të nenit 145 të Kodit Zgjedhor, në pjesën që nuk ka parashikuar të drejtën e ankimit administrativ dhe paditës/ankimin gjyqësor të kandidatëve të listave shumëemërore preferenciale të partive apo koalicioneve.24.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
30.Hetem Muho, Dino MuhoNr. 14 (H) 2025 Regj.Them, datë 20.10.20251. Shfuqizimin e Vendimit Penal (21-2021-1796) 268 datë 26.10.2021 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë me të cilin është vendosur: Deklarimin fajtor i të pandehurit Hetem Muho për veprën penale të “Vrasjes me dashje të kryer në bashkëpunim dhe bazuar në nenin 76 e 25, dënimin e tij me 20 vjet burgim; Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Hetem Muho për veprën penale të mbajtjes pa le je të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal; Deklarimin e pafajshëm të pandehuhrit Hetem Muho për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtje pa leje të armëve të gjuetisë dhe sporteve”, parashikuar nga neni 280 i Kodit Penal. Vuajtje e dënimit do të kryhet në burgun e Sigurisë së zakonshme; Deklarimin fajtor të pandehurit Dino Muho për veprën penale të “vrasjes me dashje” të kryer në bashkëpunim dhe në bazë të nenit 76 e 25 të K. Penal dënimin e tij me 17 vite burgim; Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Dino Muho për veprën penale të mbrojtjes pa leje të armëve luftarake të parashikuara nga neni 278/1 të K. Penal”; Deklarimin e pafajshëm të pandehurit Dino Muho për veprën penale të mbajtjes pa leje të amrëve të gjahut dhe sportive të parashikuara nga neni 280 të K. Penal. Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ndalimit të tij dhe do të kryhet në burgun e Sigurisë së zakonshme.
2. Shfuqizimin e Vendimit Penal me nr. 20-2022-316/40 datë 16.05.2022 të Gjykatës Apelit Gjirokastër si të papajtueshëm me Kushtetutën ku është vendosur: Ndryshimi i Vendimit Penal me Nr. 21-2021-1796/268, datë 26.10.2021 të Gjykatës Rrethit Gjyqësor Gjirokastër si më poshtë: Deklarimin fajtor të të pandehurit Hetem Muho "për veprën penale" "vrasje me paramendim" e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 78/1 të K. Penal e 25 dhe dënimin e tij me 22 vjet burgim; Deklarimin fajtor të pandehurit Dino Muho për veprën penale "vrasje me paramendim" e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 78/1 e 25 të K. Penal dhe dënimin me 17 vjet burgim; Deklarimin fajtor të pandehurit Dino Muho për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërhtyese dhe municionit” parashikuar nga neni 278/1 i K. Penal dhe dënimin e tij me 4 vjet burgim. Në bazë të nenit 55 të K. Penal, në bashkim të dënimeve, dënimin përfundimtar të pandehurit Dino Muho me 19 vite burgim, lënien në fuqi të Vendimit për pjesën tjetër.
3. Shfuqizimin e Vendimit Penal me Nr. 00-2025-1073 datë 26.06.2025 të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë me të cilin është vendosur: “Mos pranimin e rekursit të paraqitur nga të gjykuarit Hetem Muho dhe Dino Muho, kundër vendimit Nr. 20-2022-316/40 datë 16.06.2022 të Gjykatës Apelit Gjirokastër
24.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
31.Marsel Alla, Kridens AllaNr. 21 (B) 2025 Regj.Them., datë 23.10.20251. Shfuqizimin si antikushtetuese të vendimit nr.akti 100 dhe nr. Vendimi 926, datë 11.04.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjuqësor Tiranë, sot Gjukata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë; 2. Shfuqizimin si antikushtetuese të vendimit nr. 206, datë 18.06.2020 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Apelit Tirane, sot Gjykata e apelit e Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë; 3. Shfuqizimin si antikushtetuese të vendimit 00-2025-541, datë 01.04.2025 Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë24.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
32.Zyra Përmbarimore Private ARBNr. 6 (Z) 2025 Regj.Them, datë 15.10.20251. Rihapje e procesit/ve gjyqësor/e referuar vendimeve nr. 33, datë 01.11.2021, nr. 56, datë 20.05.2022 të Gjykatës Kushtetuese (individualisht indentifikuar si vendimin 33/2021, 56/2022 dhe/ose bashkërisht vendimet 2021/2022; 2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 33, datë 01.11.2021, nr. 56, datë 20.05.2022 të Gjykatës Kushtetuese dhe pranimin e kërkesës; 3. Konstatimi i mungesës së një mjeti efektiv për konstatimin, dëshpërblimin dhe përjashtimin e procedurave te siperpërmendura; 4. Konstatimin e statusit “viktimës” përgjatë procesit/eve gjyqësor/e si pasojë dhe rredhojë direkt e shkeljes së aksit në një gjykatë të krijuar më ligj dhe afatit të arsyeshëm në përputhje më Scordino kundër Italisë; 5. Rhabilitimi dhe zhdëmtimi në përputhje me ligjin, pasi dëmi/dëmtimi është shkaktuar/ka ardhur ër shkak të vendimmarrjes/ve të Gjykatës Kushtetuese.29.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
33.Lulzim HasaNr. 14 (L) 2025 Regj.Them., datë 02.10.2025Të pranojë kërkesën si të bazuar në Kushtetutë dhe në ligj. 2. Të konstatojë shkeljen e neneve 31 dhe 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe neneve 6 dhe 7 të KEDNJ, në lidhje me të drejtën për proces të rregullt ligjor, prezumimin e pafajësisë, të drejtën për ballafaqim me dëshmitarët dhe detyrimin për arsyetim të vendimit gjyqësor. 3. Të konstatojë shkeljen e detyrimeve që burojnë nga Konventa Ndërkombëtare e OKB-së Kundër Korrupsionit (UNCAC) dhe nga Konventa Penale e Këshillit të Evropës për Korrupsionin. 4. Të shfuqizojë vendimin e Gjykatës së Lartë dhe të datës 22.05.2025, si vendim përfundimtar në kuptim të nenit 131 të Kushtetutës, për shkak se është dhenë në shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të kërkuesit. 5. Si pasojë e shfuqizimit, të deklarojë si të pavlefshëm , vendimin nr.42, datë 08.11.2024 të Gjykatës së Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe vendimin nr.21, datë 25.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të cilat kanë prodhuar shkeljet në fjalë. 6. Të urdhërojë rehabilitimin e figurës juridike të shtetasit Lulzim Hasa, dhe njohjen e plotë të statusit të pafajësisë së tij. 7. Të përcaktojë masa të përgjithshme, sipas nenit 134 të Kushtetutës për të parandaluar përsëritjen e rasteve të ngjashme duke orientuar gjykatat drejt respektimit rigoroz të standardeve të një procesi të drejtë dhe të parimit të prezumimit të pafajësisë”.29.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
34.Elfrida TarakuNr. 30 (E) 2025 Regj.Them, datë 20.10.2025Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-2363, datë 18.06.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr. 1128 (86-2018-1274) të Gjykatës Administrative të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë.29.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
35.Valbona GjergjiNr. 11 (V) 2025 Regj.Them, datë 20.10.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutëne e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-2435, datë 24.06.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr. 2162, datë 19.06.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit30.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
36.Eugen BitrajNr. 24 (E) 2025 Regj.Them, datë 12.09.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me nenin 6 të KEDNJ të vendimeve nr.00-2025-541, datë 01.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.206, datë 18.06.2020 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 926, datë 11.04.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë30.12.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
Scroll to Top