Vendime te muajit Maj 2025

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E KOLEGJEVE DHE MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT MAJ 2025

Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr.KËRKUESNUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAROBJEKTIDATA E VENDIMMARRJESDISPOZITIVI
1.Qendra “Centre for Legal Empowerment”9/1 (Sh) 2025 Regjistri themeltar, datë 01.04.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut vendimit nr. 151, datë 06.03.2025 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “TikTok”, publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 47, datë 07.03.2025. Pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 151, datë 06.03.2025 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “TikTok”, publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 47, datë 07.03.2025.02.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
2.Kujtim Koxha10 (K) 2025 Regjistri themeltar, datë 10.03.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2024-1529, datë 24.09.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr. 1342, datë 11.12.2019 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 43, datë 17.06.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat.12.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
3.Asime Çela15 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 18.03.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-1019, datë 20.06.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; vendimit nr. 20-2018-248/33, datë 09.03.2018 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër vendim ky i cili ka ndryshuar vendimin nr. 157, datë 25.05.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për pjesën që ka vendosur pushimin e çështjes penale nr. 108/2011 në ngarkim të të pandehurës Hasime Çela Topulli duke e deklaruar atë fajtore për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/1 të Kodit Penal në formën e përdorimit të tyre, pasi të dy vendimet janë dhënë në shkelje të nenit 32/2 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë që thekson, se “Askush nuk mund të deklarohet fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme”, pasi ajo çështje penale nuk mund të fillonte për këtë shtetase.13.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
4.Dritan Dajti6 (D) 2025 Regjistri themeltar, datë 14.04.2025Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i Aktit nr. 962/1 Prot., datë 13.03.2024 të administratës së brendshme gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me lëndë: “Dërgohet fotokopja e njehsuar me origjinalin e vendimit penal nr. 95, datë 23.07.2014 të ish Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në ngarkim të të gjykuarit Dritan Dajti”. Fshirja nga Akti nr. 962/1 Prot., datë 13.03.2024 i administratës së brendshme gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i të dhënave të pavërteta të konstatuara ku thuhet se ju dërgojmë fotokopjen e njehsuar me origjinalin të vendimit me nr. 95, datë 23.07.2014 të ish Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në ngarkim të të gjykuarit Dritan Dajti, me nënshkrimet e të gjithë anëtarëve të trupit gjykues. Fshirja nga Akti nr. 962/1 Prot., datë 13.03.2024 i administratës së brendshme gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i datës së këtij akti, sepse gabimisht është vënë viti 2024, ndërkohë që ky akt është lëshuar në vitin 2025. Gjykata Kushtetuese të shprehet për efektet e vendimit të saj edhe për sa i takon të dhënave të falsifikuara në përmbatjen e Aktit nr. 962/1 Prot., datë 13.03.2024 të administratës së brendshme gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Gjykata Kushtetuese të vendosë që vendimi i saj për shfuqizimin e aktit nr. 962/1 Prot., datë 13.03.2024 të prodhojë pasoja në një datë tjetër të ndryshme nga hyrja e tij në fuqi me qëllim që brenda afatit të përcaktuar në vendim dhe në përputhje me pjesën arsyetuese të tij, administrata e brendshme gjyqësore e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të bëjë ndryshimet e nevojshme në këtë akt lidhur me faktin që vendimi penal me nr. 95, datë23.07.2014 i ish Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në ngarkim të të gjykuarit Dritan Dajti nuk është fotokopje e njehsuar me origjinalin dhe se këtij vendimi i mungojnë nënshkrimet e 4 anëtarëve të trupit gjykues. Njoftimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për shfuqizimin e aktit nr. 962/1 Prot., datë 13.03.2024 të administratës së brendshme gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që të marrë masat e parashikuara lidhur me rregullimin juridik të këtij akti për sa i takon faktit që vendimi penal me nr. 95, datë 23.07.2014 i ish Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda në ngarkim të të gjykuarit Dritan Dajti nuk është fotokopje e njehsuar me origjinalin dhe se këtij vendimi i mungojnë nënshkrimet e 4 anëtarëve të trupit gjykues. Caktimin në pjesën urdhëruese të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, organin e ngarkuar me zbatimin e këtij vendimi, si dhe mënyrën e ekzekutimit duke caktuar afate konkrete, mënyrën dhe procedurën përkatëse të ekzekutimit.13.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
5.Arben Mumajesi11 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 27.02.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 00-2022-3859 (544), datë 14.12.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.19.05.2025Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
Scroll to Top