Vendime moskalimi të muajit mars 2026

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT MARS 2026

Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr.KËRKUESNUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAROBJEKTIDATA E VENDIMMARRJESDISPOZITIVI
1Shoqëria “Sireta 2 F” sh.p.k.Nr. 31 (Sh) 2025 Regj.Them, datë 04.12.2025Shfuqizimi i vendimit nr.00-2025-3381, datë 30.09.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për gjykim pranë Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, me një tjetër trup gjykues03.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
2Leonard MaçiNr. 18 (L) 2025 Regj.Them, datë 29.12.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-2923, datë 03.06.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.03.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
3Massimiliano CroceNr.27 (M) 2025 Regj.Them, datë 23.12.2025Shfuqizimin e vendimit datë 19.11.2024, nr.52601-00139-00-2021 i Regj.Them., nr.00-2024-1869 i vendimit të Gjykatës së Lartë për shkelje të rënda kushtetuese dhe të drejtave të njeriut03.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
4Ornela BallaNr.3 (O) 2025 Regj.Them, datë 09.12.2025Shpallja si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizimi i vendimit nr. 08, datë 25.01.2023 të Gjykatës së Posaçme së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe i vendimit nr. 00-2025-844, datë 22.05.2025 të Gjykatës së Lartë.03.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
5Telha LockaNr. 13 (T) 2025 Regj.Them, datë 31.12.2025Konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mos zbatimit të vendimit nr. 29, datë 31.05.2010 të Gjykatës Kushtetuese “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi tokën bujqësore” dhe pushimin e gjykimit të çështjes.04.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
6Sami Hameti, Agron HametiNr. 29 (S) 2025 Regj.Them, datë 25.11.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-1715, dt.07.05.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; nr.2114, datë 20.10.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.1327, datë 23.02.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë05.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
7Mehmet BeqoNr. 25 (M) 2025 Regj.Them, datë 12.12.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-2773, datë 15.07.2025, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.05.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
8Artur Seferi, Arjan Avxhia, Reshit Çollaku, Majlinda Avxhi (TilkoNr. 58 (A) 2025 Regj.Them, datë 22.12.2025Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, si pasojë e moszbatimit brenda një afati të arsyeshëm të vendimit gjyqësor nr. 5515, datë 05.05.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë nr. 1625, datë 30.06.2015 në kundërshtim me nenin 42 të Kushtetutës dhe nenit 6/1 të KEDNJ. Konstatimi i shkeljes së të drejtave dhe lirive themelore të kërkuesit të garantuara nga neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe neni 6/1 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, neni 13 i KEDNJ për shkak të moszbatimit për më shumë se 10 vite të vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe cenimit të së drejtës së pronës. Urdhërimin e autoriteteve shtetërore kompetente për ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit gjyqësor nr. 5515, datë 05.05.2014 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë nr. 1625, datë 30.06.2015 dhe duke ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore sipas ligjit. Detyrimin e shtetit për të siguruar mjetet efektive të ekzekutimit të vendimeve gjyqësore në përputhje me nenin 131/f të Kushtetutës. Detyrimi i subjekteve të interesuara të paguajnë shpenzimet e përfaqësimit sipas faturës nr. 27, datë 12.12.2025.06.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
9Genti Bardhoshi, Lirije Bardhoshi, Sonila PapinovaNr. 1 (G) 2026 Regj.Them, datë 12.01.2026Shfuqizimin i vendimit nr. 00-2025-1338 (174), datë 09.04.2025, i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si vendim i marrë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).06.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
10Alaudin MalajNr. 55 (A) 2025 Regj.Them, datë 09.12.2025Shfuqizimi i vendimit nr.00-2025-629, datë 15.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të vendimit për zgjatjen e afatit hetimor të procedimit pena; nr.1991, datë 27.10.2015, pushuar me datë 22.01.2016, revokuar me vendimin nr.459, datë 18.02.2022, në ngarkim të shtetasit Alaudin Malaj, nga data 28.08.2022 deri në datën 28.11.2022 si antikushtetues”.09.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
11Erion ÇerekjaNr. 3 (E) 2026 Regj.Them, datë 22.01.2026Kundërshtimi i vendimit nr. 00-2025-1135, datë 11.07.2025, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, me kërkesë për shfuqizimin e tij, për cenim të nenit 42, 43 dhe 31 të Kushtetutës, si dhe të nenit 6 të KEDNJ-së për shkak të: Cenimit të së drejtës për gjykim nga një gjykatë e paanshme dhe e pavarur; Mosrespektimit të testit objektiv te paanshmërisë; Mos garantimit të parimit të “gjykatës të caktuar me ligj”; Mos vlerësimit të duhur të faktit të ri, sipas nenit 21 të KPrP; Keqinterpretimit të standardit të “shfaqjes së mendimit paraprak” nga Gjykata e Lartë.10.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
12Kastriot LekajNr. 3 (E) 2026 Regj.Them, datë 22.01.2026Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të vendimit nr. 55, datë 02.10.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor.10.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
13Dhionisios Alfred BeleriNr. 1 (Dh) 2026 Regj.Them, datë 03.02.2026Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 160 (87-2024-217), datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1179, datë 15.07.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.10.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
14Vehap ShehuNr. 1 (V) 2026 Regj.Them, datë 08.01.2026Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2021-1032, datë 23.12.2021 të Gjykatës së Lartë; nr. 330, datë 18.03.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit Tiranë me tjetër trup gjykues.11.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
15Muhamed PoniNr. 1 (M) 2026 Regj.Them, datë 07.01.2026Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-2803, datë 15.07.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr.283, datë 04.03.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit11.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
16Edvin CanajNr. 1 (E) 2026 Regj.Them, datë 07.01.2026Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-1227, datë 10.07.2025 të Gjykatës së Lartë; nr. 57, datë 10.03.2022 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr. 89, datë 25.02.2021 të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier. Kthimin e çështjes për rigjykim.11.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
17Irakli GajoNr. 4 (J) 2026 Regj.Them, datë 23.01.2026Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e vendimit nr.00-2025-1083, datë 01.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe nr.26, datë 03.03.2022 të Gjykatës së Apelit Vlorë si vendime që kanë shkelur standardet e procesit të rregullt ligjor si një e drejtë kushtetuese dhe e KEDNJ. Shkelja e të drejtës së pronës për shkak të mosveprimit/dështimit të autoriteteve për të zhvilluar procedime penale të drejta. Detyrimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për të përsëritur gjykimin duke respektuar kriteret e një procesi të drejtë ligjor për të mbrojtur të drejtën e pronësisë nëpërmjet një hetimi transparent dhe efektiv.11.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
18Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarNr. 1 (Gj) 2026 Regj.Them, datë 08.01.2026Konstatimin e papajtueshmërisë me nenin 17, 27 dhe 28 të Kushtetutës dhe nenin 5 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut të nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale, në pjesën që nuk parashikon shtrirjen e personalizuar të efekteve juridike të pezullimit të afateve të paraburgimit tek bashkëtëpandehurit.18.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
19Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarNr. 2 (Gj) 2026 Regj.Them, datë 08.01.2026Konstatimin e papajtueshmërisë me nenin 17, 27 dhe 28 të Kushtetutës dhe nenin 5 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut të nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale, në pjesën që nuk parashikon shtrirjen e personalizuar të efekteve juridike të pezullimit të afateve të paraburgimit tek bashkëtëpandehurit.18.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
20Dash KupaNr. 1 (D) 2026 Regj.Them, datë 07.01.2026Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-1152 (145), datë 11.06.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin për rigjykim në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë, me trup tjetër gjykues19.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
21Shoqëria “Elidon 06” sh.p.k.Nr. 1 (Sh) 2026 Regj.Them, datë 19.01.2026Shfuqizimi i vendimit nr.00-2025-3478, datë 02.10.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.19.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
22Kosta JaniNr. 7 (K) 2026 Regj.Them, datë 19.02.2026Kërkoj saktësimin, plotësimin dhe ndreqjen e arsyetimit të vendimit nr.9, datë 16.01.2026 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, pasi në të nuk pasqyrohet objekti i plotë i kërkesës time, mbështetjes së saj ligjore dhe ka parregullsi, paqartësi, pavërtetësi, devijime nga kërkimet e mia dhe pasaktësi të dukshme të lejuar në të19.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
23Henerik NiklekajNr. 1 (H) 2026 Regj.Them, datë 14.01.2026Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionin procedural penat të vendimit nr. 00-2025-1322, datë 11.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të gjykuarin Henerik Martin Niklekaj me “Mospranim të rekursit”. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë me legjislacion penal dhe K.Pr.P, neni 383, pika 2 e tij dhe akte të tjera normative ligjore, vendim i cili është marrë nga Gjykata e Apelit Shkodër me nr.534, datë 04.10.2017 me të cilin është vendosur “Lënia në fuqi e vendimit nr.60, datë 25.05.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë. Shfuqizimi i këtij vendimi i cili është i papajtueshëm me nenin 27, të Ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 i ndryshuar me Ligjin nr.9916, nenin 26 i vitit 2016. Në këtë dispozitë ligjore neni 383, pika 2 të K.Pr. Penale parashikohet “ Vendimi është i pavlefshëm kur mungon diapozitivi ose nënshkrimin e anëtarëve të trupit gjykues si dhe kur ka haptazi kontradiktë në mes të arsyetimit dhe diapozitivit të vendimit”. Kërkesa jonë gjen mbështetje të plotë ligjore edhe në nenin 383/2 të K.Pr.P, bazë ligjore e cituar edhe më lart. Kërkojmë nga ana juaj si Gjykatë Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë të vendosi: Në përfundim të gjykimit të njihni kërkuesit Henerik Niklekaj statusin e të burgosurit nga data 04.10.2017 me marrjen e vendimit nr. 534 të Gjykatës së Apelit Shkodër deri më datën e gjykimit të çështjes nga Kolegji Penal i Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Për periudhën e kohës në burg nga data 04.10.2017 deri më datën e gjykimit të çështjes Henerik Niklekaj nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë deri më marrjen e vendimit, ku merr vendim të formës të prerë. Të aplikohet sipas nenit 57/2 të Kodit Penal për efekt të vuajtjes së dënimit duke llogaritur një ditë burg fizik e barabartë më një ditë e gjysëm burgim. Dërgimin e çështjes në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për rigjykim pas vendimit për papajtueshmërinë sipas nenit 447 të K.Pr.Penale dhe dispozita të tjera ligjore.19.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
24Lulë Zefi (Hotaj), Donaldi ZefiNr. 1 (L) 2026 Regj.Them, datë 06.01.2026Shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë për cenimin e të drejtave kushtetuese të garantuara nga nenet 21, 42, 43 dhe 131/f të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë si dhe nga nenet 2, 3, 6 dhe 13 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut: 1. Shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikën së Shqipërisë të vendimit nr. 1226/1 prot (E.M), datë 24.12.2021 të Prokurorisë se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për “Mosfillimin e procedimit penal”, mbi materialin kallzues nr. 326, të vitit 2021. 2. Shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë të vendimit nr. 15, datë 03.02.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 3. Shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë të vendimit nr. 63, datë 19.04.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 4. Shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-1005, datë 27.05.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 5. Në zbatim të kompetencave të saj sipas nenit 131/f të Kushtetutës dhe në rast të konstatimit të shkeljes së të drejtave themelore, kërkojmë që Gjykata Kushtetuese pas shfuqizimit të vendimeve të Prokurorisë se Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit e Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe Gjykatës së Lartë, të urdhëroj kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë organit kompetent të ndjekjes penale në përputhje me vlerësimet kushtetuese të gjykatës dhe me standardet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut mbi procesin e rregullt ligjor dhe hetimin efektiv. 6. Kërkojmë që Gjykata Kushtetuese në zbatim të nenit 71/b të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” të shqyrtojë pajtueshmërinë kushtetuese të dispozitave të Ligjit nr. 7905, miratuar më datë 21.03.1995 (ndryshuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.03.2017; ndryshuar me ligjin nr. 41/2021, datë 23.03.2021), Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë ( më konkretisht nenet; 434/1 pika ‘1’, germa ‘d’, 435 pika ‘2’), në mënyrën se si këto dispozita janë zbatuar për shkak se zbatimi i tyre ka sjell cenim të të drejtave të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut.19.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
25Andia UlliriNr. 4 (A) 2026 Regj.Them, datë 21.01.2026Shfuqizimin e vendimit nr. 28, datë 19.08.2025 të Kolegjit Zgjedhor. Shfuqizimin e vendimit nr. 107, datë 30.07.2025 te Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve “Për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr. 59. Datë 29.07.2025 depozituar nga znj. Andia Ulliri, kandidatë për deputet e subjektit “Koalicioni PD-ASHM” zona Qarku Durrës. Shfuqizimin e vendimit nr. 1360, datë 28.07.2025 të Komisionierit Shtetëror të Zgjedhjeve. Interpretimin përfundimtar dhe pajtueshmërinë me Kushtetutën e Republikës të pikës 2 të nenit 136 të Kodit Zgjedhor. Deklarimin si të papajtueshme me kushtetutën të nenit 124, 145 dhe 163 të Kodit Zgjedhor.27.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
26Arben FashoNr. 3 (A) 2026 Regj.Them, datë 19.01.2026Shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.128 UD, datë 02.10.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë dhe nr.286/2024 të Gjykatës së Lartë”27.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
27Selman ÇomoNr.5 (S) 2026 Regj.Them, datë 18.02.20261.Shfuqizimi pjesërisht si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2025-4046 (451), datë 18.11.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi) vetëm për pjesën e kërkesë padisë së pranuar të paditësit. 2. Dërgimin e çështjes për shqyrtim Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë për të proceduar sipas K.Pr.Civile në vendimmarrje (dispozitiv) mospranimin e rekurseve të palës së paditur dhe përfaqësueses së saj ushtruar ndaj vendimit nr.94, datë 17.04.2019 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë duke lenë në fuqi vendimin për pjesën e kërkesë padisë së pranuar27.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
28Fitnete GrudaNr. 1 (F) 2026 Regj.Them, datë 16.01.20261. Konstatimin e shkeljes së të drejtës kushtetuese për akses efektiv në gjykatë, të garantuar nga neni 42/1 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si pasojë e moregjistrimit, mosadministrimit dhe mungesës së informacionit zyrtar mbi ankimimin e veçantë për ekzekutim të përkohshëm. 2. Konstatimin e shkeljes së të drejtës për mjet juridik efektiv, të garantuar nga neni 42/2 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 13 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për shkak të pamundësisë faktik të ushtrimit dhe shqyrtimit urgjent të ankimit të veçantë për ekzekutim të përkohshëm, duke e bërë këtë mjet juridik formal dhe joefektiv në praktikë. 3. Konstatimin e cenimit të kushtetutës të shkaktuar nga mosveprimi procedural i gjykatave, në ushtirmin e kompetencave të tyre, lidhur me mosregjistrimin dhe mosadministrimin e ankimit të veçantë për ekzekutim të përkohshëm edhe pas kërkesave të shumta dhe të përsëritura të paraqitura nga kërkuesja duke bllokuar në mënyrë praktike ushtrimin e këtij mjeti juridik dhe duke cenuar sigurinë juridike dhe mbrojtjen gjyqësore efektive. 4. Rivendosjen e të drejtave kushtetuese të cenuara të kërkesave, përmes nxjerrjes së konkluzioneve kushtetuese të nevojshme që sigurojnë trajtimin dhe administrimin efektiv të ankimit të veçantë për ekzekutim të përkohshëm, në përputhje me standardet e nenit 42 të Kushtetutës se Republikës së Shqipërisë dhe nenit 6 të i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.27.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
29Genci OsmanajNr. 2 (G) 2026 Regj.Them, datë 22.01.2026Shfuqizimi si antikushtetues të vendimit nr. 27, datë 22.10.2020 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; të vendimit nr. 5, datë 25.02.2022 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr.00-2025-1130, datë 08.07.2025 të Gjykatës së Lartë (Kolegjit Penal)”.31.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
30Thodhori KocaniNr. 1 (Th) 2026 Regj.Them, datë 12.01.2026Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2025-1348, datë 11.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me të cilin është vendosur mospranimi i rekursit ndaj vendimit nr.65, datë 23.03.2022 të Gjykatës së Apelit Vlorë. 2.Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.65, datë 23.03.2022 të Gjykatës së Apelit Vlorë, me të cilin i gjykuari Thodhori Kocani është deklaruar fajtor për veprat penale të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 287/1, germat “a” dhe “b” të Kodit Penal, duke ndryshuar vendimin e pafajësisë së Shkallës së Parë. 3. Konstatimi i shkeljes së nenit 42 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ. 4. Konstatimi i shkeljes së nenit 41 të Kushtetutës dhe nenit 1 të KEDNJ-së31.03.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare
Scroll to Top