Vendime moskalimi të muajit Nëntor 2026

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT  NËNTOR 2026

Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Nr.KËRKUESNUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAROBJEKTIDATA E VENDIMMARRJESDISPOZITIVI
1Hiqmete BakalliNr.10 (H) 2026 Regj.Them, datë 23.06.2026Shfuqizimin e vendimit nr.00-2025-3586 (456), datë 16.10.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues02.11.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
2Rinard Tata alias Federik TotaNr.10 (R) 2026 Regj.Them, datë 20.07.2026Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-1218, datë 17.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin për rigjykim në Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues.02.11.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
3Mark DetiNr.19 (M) 2026 Regj.Them, datë 02.07.2026Shfuqizimin e vendimeve nr.462, datë 20.07.2015 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë; nr.72, datë 06.02.2017 i Gjykatës së Apelit Shkodër; nr.00-2026-17, datë i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.04.11.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
4Ardit GjyriqiNr.49 (A) 2026 Regj.Them, datë 12.06.2026Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2026-107(24), datë 05.02.2026 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të shqyrtuar në dhomë këshillimi; nr.18, datë 05.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.9, datë 01.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.04.11.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
5Fadil IslamiNr.17 (F) 2026 Regj.Them, datë 14.07.20261. Konstatimin e cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, të së drejtës së aksesit substancial në gjykatë, të standardit të arsyetimit të vendimit gjyqësor, të së drejtës së pronës në aspektin procedural dhe të së drejtës për ankim efektiv; 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00.2026-32, datë 14.01.2026, të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; 3. Shfuqizimin për aq sa lidhen me cenimet kushtetuese të konstatuara të vendimit nr. 189 (10-2017-508), datë 08.03.2017 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe të vendimit nr. 321 (13-2016-1347), datë 07.03.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan; 4. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues.04.11.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
6Rozeta IvanovaNr.11 (R) 2026 Regj.Them, datë 31.07.20261.Përcaktimi i statusit juridik të munguar, i garancive kushtetuese dhe ligjore në aktin normativ të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë vendimi nr. 62/2021, datë 07.07.2021 “Për përzgjedhjen e kandidatëve, për anëtarë zëvendësues për pozicionin Komisioner të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerit Publik”. 2.Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetuetën e Republikës së Shqipërisë i projektvendimit të Kuvendit të Shqipërisë “Për zgjedhjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, i votuar në seancën plenare datë 7 Maj 2026, pas procedurës së ndjekur nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik. Si procedurë në shkelje të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Kushtetutës, Ligjit nr. 10221, datë 4.2.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi” dhe akteve ndërkombëtare në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut.04.11.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
7Tom DedajNr.8 (T) 2026 Regj.Them, datë 17.08.20261.Shfuqizimin e vendimit nr.94, datë 17.06.2026 të Komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tiranë që ka miratuar vendimin e datës 09.12.2025 të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si të pabazuar në fakte të rreme. 2. Konstatimin e zhvillimit të një procesi të parregullt ligjor nga ana e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë duke paraqitur fakte të rreme në vendimin e datës 09.12.2025. 3. Konstatimin e zhvillimit të një procesi të parregullt ligjor nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë duke paraqitur fakte të rreme në vendimin nr.94, datë 17.06.2026 të Komisionit të përkohshëm për shqyrtimin e ankimeve kundër vendimit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tiranë. 4. Mohimin e së drejtës për t’ju drejtuar institucionit përkatës sipas ligjit kundër një vendimi të padrejtë e të paligjshëm. 5. Konstatimin e diskriminimit kundrejt meje paditësit Tom Dedaj nga ana e Këshillit të Lartë të prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. 6. Konstatimin e ekzistencës së konfliktit të interesit të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë në trajtimin e çështjes time për shkak të të qenurit Drejtor i Drejtorisë së Integrimit, Analizës dhe Monitorimit pranë këtij institucioni të shtetasit Klemend Kajana, bashkëshortit të shtetases Manjola Kajana, pikërisht prokurores së çështjes për të cilën unë jam ankuar në këtë rast, e cila në atë kohë ka qenë prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, sot Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë. 7. Konstatimin e shkaktimit të dëmit kundrejt meje paditësit Tom Dedaj nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. 8. Dhënien e një dëmshpërblimi të drejtë për shkak të veprimtarisë së paligjshme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. 9. Detyrimin e të paditurve nëse do të shihet e mundur të vazhdimit të shqyrtimit të ankimit tim sipas ligjit duke u shprehur për ankesën time të datës 10.06.2021 për marrjen e masave kundër prokurorëve e gjyqtarëve Manjola Kajana, Ened Nakuci, Ardit Mustafa, Flora Hajredinaj, Ilirjana Olldashi, Bib Ndreca dhe Klodian Kurushi. 10. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 160, pika 13 të Ligjit “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar. 11. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur04.11.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
8Ludjan ZaimiNr.17 (L) 2026 Regj.Them, datë 22.07.20261. Shfuqizimi i pikës 2 të nenit 403 të Kodit të Procedurës Penale, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 1.1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr.112, datë 25.01.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr. 00-2025-1986 (303), datë 16.12.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 1.2. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Ose në alternative: 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr.112, datë 25.01.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr. 00-2025-1986 (303), datë 16.12.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 2. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ose në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë.04.11.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
9Bashkia KukësNr.14 (B) 2026 Regj.Them, datë 10.08.2026Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-4911 (249), datë 18.06.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, i komunikuar më 19.06.2026, për shkak të cenimit të parimeve dhe të drejtave kushtetuese”.05.11.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
10Alqi PapajaniNr.62 (A) 2026 Regj.Them, datë 27.07.2026Shfuqizimi i vendimit nr.00-2025-1686, datë 07.05.2025 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimin e cenimit të së drejtës së pronësisë dhe të drejtës për proces të rregullt ligjor05.11.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
11Skënder VathiNr.19 (S) 2026 Regj.Them, datë 09.07.2026Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për proces të rregullt ligjor, të garantuar nga neni 42 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe neni 6 i KEDNJ-së. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2026-88, datë 03.02.2026 i Gjykatës së Lartë. Kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë me një trup tjetër gjykues.06.11.2026Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
Scroll to Top