Vendime te muajit Prill 2025
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E KOLEGJEVE DHE MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT PRILL 2025
Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
---|---|---|---|---|---|
1. | Shoqëria “Golden Eagle” sh.p.k. | 1 (Sh) 2025 Regjistri themeltar, datë 13.01.2025 | 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 00-2024-3353 (407), datë 02.07.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 2. Pezullimin e efekteve të vendimit nr. 00-2024-3353 (407), datë 02.07.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi. 3. Konstatimin e mungesës së juridiksionit të gjykatave në Republikën e Shqipërisë për të marrë në shqyrtim kontratën e qirasë, datë 22 dhjetor 1992, e ndryshuar lidhur ndërmjet Bashkisë Tiranë dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (sot Ministria e Turizmit dhe Mjedisit), si qiradhënës dhe shoqërisë “Shqiponja e Artë” (sot “Golden Eagle” sh.p.k.) si qiramarrës. 4. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. | 01.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
2. | Fadil Çela | 4 (F) 2025 Regjistri themeltar, datë 29.01.2025 | Shfuqizimi si antikushtetues i vendimeve nr. 2046, datë 12.05.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe nr. 00-2024-4640, datë 21.11.2024 të Gjykatës së Lartë. Lënien në fuqi të vendimit nr. 2075, datë 17.03.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. | 01.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
3. | Esma Malushi | 3 (F) 2025 Regjistri themeltar, datë 29.01.2025 | 1. Shpalljen antikushtetues të nenit 37 të ligjit nr 10142, datë 15.05.2009 për aq sa ai ligj shfuqizon ligjin nr. 8087, datë 13.03.1996, dekretin 758, datë 01.02.1994 dhe ligjin 8661, datë 18.09.2009 për aq kohë sa këto shfuqizime krijojnë paqartësi ligjore që shkaktojnë një trajtim të diferencuar. 2. Urdhërimin e saktësimit të boshllëkut ligjor për eleminimin e trajtimit të diferencuar (lidhje shkak pasojë të subjekteve “familjarë të të rënëve në detyrë” midis dëmit që ka pësuar ankuesja dhe boshllëkut ligjor të krijuar nga dispozitat kalimtare (neni 37) i ligjit 10142, datë 15.05.2009. | 01.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
4. | Ferdi Sterkaj | 3 (F) 2025 Regjistri themeltar, datë 22.01.2025 | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr.748 (3324), datë 20.07.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër; nr.162, datë 25.04.2019 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr.00-2024-177, datë 11.07.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë”. | 03.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
5. | Gazmend (Gazment) Nebiu | 1 (G) 2025 Regjistri themeltar, datë 15.01.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr. 205, datë 16.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i vendimit nr. 134, datë (87-2023-209), datë 29.09.2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe i vendimit nr. 00-2024-1454, datë 17.09.2024 të Gjykatës së Lartë. | 04.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
6. | Agim Hoxha | 6 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 04.02.2025 | Rivendosjen në afat të së drejtës për të ushtruar ankimin kushtetues individual ndaj vendimit nr. 00-2024-379, datë 05.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, pasi ankimi i paraqitur brenda afatit është arkivuar nga Gjykata për shkak të mosplotësimit të kërkesës së paplotë brenda afatit 10 ditor nga përfaqësuesi ligjor i kërkuesit | 04.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
7. | Arben Veizaj | 5 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 03.02.2025 | Kontrollin kushtetues të drejtësisë kushtetuese për dy ligjet: Ligjin nr. 141/2016, datë 22.12.2016 “Për dhënie amnistie” për nenin 5 të këtij ligji, si dhe ligjin nr. 33/2024, datë 04.04.2024 për nenin 3 të këtij ligji referuar rastit kur mbi veprën penale është zbatuar neni 55 i kodit penal për bashkimin e dënimeve | 04.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
8. | Keivi Hysa | 4 (K) 2025 Regjistri themeltar, datë 22.01.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-1918, datë 26.11.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 20-2020-178/12, datë 29.04.2020 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe të vendimit nr. 23-2019-1100/146, datë 20.06.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Partë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë. | 04.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
9. | Valentina Skënderaj, Zagoll Gjoni, Sefer Çollaku, Tajar Sula, Gëzim Gjineci | 2 (V) 2025 Regjistri themeltar, datë 12.02.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-2083 (271), datë 14.05.2024 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Lënien në fuqi të vendimit nr.792, datë 16.06.2016 të Gjykatës së Apelit Vlorë. | 08.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
10. | Vasel Vuçinaj | 2 (V) 2025 Regjistri themeltar, datë 04.02.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 1835 (3619), datë 28.10.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër; nr.71, datë 13.05.2020 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr.00-2024-1361, datë 23.07.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim gjyqësor në Gjykatën e Lartë. | 08.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
11. | Dorina Daci, Genc Shemlliu, Kujtim Shemlliu, Altin Kadiu, Brikena Demneri, Diana Lasku, Elvi Kadiu, Genard Kadiu, Hatixhe Kalleshi, Hiqmet Kadiu, Lirije Arapi, Miranda Kadiu, Mirvjen Kadiu | 2 (D) 2025 Regjistri themeltar, datë 03.02.2025 | Shfuqizimi i vendimeve nr. 89, datë 30.01.2019 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 00-2024-3839 (519), datë 02.10.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kthimi i çështjes për rigjykim pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. | 11.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
12. | Ilir Oshafi, Safet Oshafi, Lindur Oshafi, Ferude Oshafi | 4 (I) 2025 Regjistri themeltar, datë 30.01.2025 | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1507, datë 24.09.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 11.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
13. | Ariana Gaçi | 4 (I) 2025 Regjistri themeltar, datë 30.01.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.319, datë 16.07.2024 të Gjykatës së Lartë për çështjen me nr. 30002-00259-00-2022 dhe i vendimit nr. 1779, datë 07.06.2021 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, të lënë në fuqi nga vendimi i mësipërm i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. | 11.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
14. | Asime Çela | 8 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 13.02.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 32, datë 13.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, i vendimit nr. 495, datë 17.11.2011 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër i cili ka lënë në fuqi vendimin nr. 32, datë 13.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe i vendimit nr. 00-2023-527, datë 18.01.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë i cili ka vendosur mospranimin e rekursit të paraqitur nga pala e paditur kundër vendimit nr. 495, datë 17.11.2011 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër. | 11.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
15. | Shaban Zhuka | 4 (Sh) 2025 Regjistri themeltar, datë 18.02.2025 | Anullimin e ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, pasi në këtë ligj nuk përfshihet shërbimi i fëmijëve deri në moshën 18 vjeç të punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët aksidentohen në punë dhe të cilëve iua njeh ISSH aksidentimin në punë. | 15.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
16. | Partia Centriste e Mirëqenies Popullore | 2 (P) 2025 Regjistri themeltar, datë 20.02.2025 | 1. Deklarimin absolutisht të pavlefshëm e shfuqizimin urgjent, si plotësisht antikushtetutës të antiligjit të pranuar gabimisht si ligji nr. 9904, datë 21.04.2008 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”. 2. Gjykata Kushtetuese të deklarojë si absolutisht të vlefshme, sërish në fuqi e të pandryshuara nenet 64, 65, 67, 68, 87, 88, 104, 105, 149 e Pjesën e Dymbëdhjetë të Kushtetutës me titull “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve”, siç ishin miratuar me Referendumin Popullor të njohur si ligji nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”. 3. Gjykata Kushtetuese të deklarojë dhe të shpallë zyrtarisht hyrjen në fuqi të ligjit nr. 9087, datë 19.06.2003 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë | 17.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
17. | Haxhi Mesiti | 3 (H) 2025 Regjistri themeltar, datë 03.03.2025 | Konstatim i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor si rezultat i: - mosnjohjes së komponentit shtesa për kushte të veçanta pune e shërbimi në masën 12000 lekë; - urdhërimin e Qendrës së Personel – Rekrutimit për plotësimin e modularëve 03 të pensionit të pleqërisë dhe 03 të suplementit të ushtarakut të komponentit shtesa për kushte të veçanta pune e shërbimi në masën 12000 lekë për periudhën 23/08/1977 deri më 01/09/2004; - vazhdimin e plotësimit të modularëve 03 të pensionit të pleqërisë dhe suplementit të ushtarakut për periudhën 01/09/2006 deri më 12/01/2019 sipas vendimeve të Këshillit të Ministrave. | 18.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
18. | Enkeleida Wiegand | 3 (H) 2025 Regjistri themeltar, datë 03.03.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2024-3038, datë 09.07.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nr. 20-2016-209/133, datë 03.03.2016 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 23-2015-1033(514), datë 27.05.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. | 18.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
19. | Agim Fakaj | 10 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 19.02.2025 | Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2024-888 (104), datë 07.03.2024 të Gjykatës së Lartë | 18.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
20. | Fation Kajanaku | 6 (F) 2025 Regjistri themeltar, datë 14.02.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2024-4011 (566), datë 18.10.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (Dhomë Këshillimi). Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë. | 18.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
21. | Hajdar Sula | 2 (H) 2025 Regjistri themeltar, datë 06.02.2025 | Për shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut (KEDNJ) të vendimeve dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë me vendim nr. 116 (30-2-24-934), datë 14.02.2024 dhe lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë me vendim nr. 00-2024-4592, datë 20.11.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë Tiranë. | 18.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
22. | Fatime Deharaj (Limani) | 8 (F) 2025 Regjistri themeltar, datë 19.03.2025 | “Plotësimin e vendimit nr.34, datë 12.02.2025 të Kolegjit të Gjykatës Kushtetuese, që të përmbajë përmendjen e fakteve të vërteta dhe të veprimeve të ligjshme që vendimi nr.243, datë 20.06.1995 i Gjykatës së Rrethit Bulqizë, i konstatuar dokument i falsifikuar, i përdorur nga shtetasi ilegjitim Vinar Nuredini, bashkëpunuesja e tij, specialistja juriste Anila Panajoti, përfaqësuese ilegjitime e Ministrisë së Financave në gjykatë, tre gjykatat administrative, që gjatë periudhës 30 nëntor 2015 deri sot, me dashakeqësi mua kërkueses, më kanë sjell dëm ekonomik shumë të madh në vlerën 1.5 milion lekë, i është dërguar për hetim prokurorisë”. | 18.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
23. | Sami Hameti | 6 (S) 2025 Regjistri themeltar, datë 24.02.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2023-743, datë 11.05.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për shqyrtim pranë Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë | 18.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
24. | Albert Asllani | 9 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 17.02.2025 | Shfuqizimi i pjesshëm i ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kthim kompensimit”, specifikisht nenit 27, paragrafi 1 dhe nenit 34 të tij, si të papajtueshme me nenet 11, 41 dhe 17 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, neni 1, Protokolli 1. Pezullimi i ekzekutimit të neneve 27, paragrafi (1) dhe 34 të ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kthim kompensimit” deri në kohën kur vendimi fillon efektet. | 18.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
25. | Komuniteti Mysliman i Shqipërisë | 8 (K) 2025 Regjistri themeltar, datë 26.02.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-4205, datë 22.10.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë | 18.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
26. | Gani Hoxha | 2 (G) 2025 Regjistri themeltar, datë 20.02.2025 | Kërkohet shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-2849 (408), datë 03.07.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Lënia në fuqi e vendimit nr. 76, datë 12.02.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë. | 23.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
27. | Sokol Kola | 1 (S) 2025 Regjistri themeltar, datë 20.01.2025 | Shfuqizimin e vendimit nr. 3395, datë 03.07.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshëm në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të çështjes civile nr. 8106 Akti, datë 01.07.2022 | 23.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
28. | Sami Hameti | 3 (S) 2025 Regjistri themeltar, datë 13.02.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-3732, datë 25.09.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për shqyrtim pranë Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. | 23.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
29. | Pullumb Petritaj | 4 (P) 2025 Regjistri themeltar, datë 21.03.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-1156 (151), datë 27.06.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 23.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
30. | Hasan Roqi | 4 (H) 2025 Regjistri themeltar, datë 11.03.2025 | Saktësimin dhe plotësimin e vendimi nr.305, datë 17.12.202424 të GJK | 23.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
31. | Spiro Butka | 5 (S) 2025 Regjistri themeltar, datë 21.02.2025 | 1. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i transformimit të pronës së Todi Kosta Buçka(Butka) nga tokë truall 4000m² vlerë financiare 16.732.000 (gjashtëmbëdhjetë milion e shtatëqind e tridhjetë e dy mijë) lekë e njohur për kompensim me vendimin nr. 41, datë 28.05.2007 të Zyrës Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Qarku Berat dhe miratuar nga ATP Tiranë, por që u transformua nga ATP në vitin 2018 në tokë bujqësore me sipërfaqe 4000m² dhe u zhvlerësua në masën 812.000(tetëqind e dymbëdhjetë mijë) lekë, orientuar nga Buletini i Njoftimeve Zyrtare nr. 30, datë 06.08.2018 pa asnjë vendim të ATP-së ose institucion tjetër shtetëror. 2. Detyrimin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave Tiranë të kompensojë financiarisht trashëgimtarët e ish pronarit Todi Kosta Buçka (Butka) për sipërfaqen 4000m² në vlerën 16.732.000 (gjashtëmbëdhjetë milionë e shtatëqind e tridhjetë e dy mijë) lekë, kërkesë në përputhje të plotë me vendimin nr. 70, datë 26.03.2019 të Gjykatës së Apelit Adiministrativ Tiranë të miratuar nga Kolegji Administrativ i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë me vendimin nr. 00-2024-4106, datë 22.10.2024. | 23.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
32. | Euron Hoti | 5 (E) 2025 Regjistri themeltar, datë 03.03.2025 | Shfuqizimin e vendimit nr. 18, datë 06.03.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, vendimit nr. 38, datë 15.05.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë, si dhe të vendimit nr. 00-2024-1576, datë 26.09.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi) si të papajtueshëm me Kushteutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë. | 25.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
33. | Tom Dedaj | 2 (T) 2025 Regjistri themeltar, datë 03.02.2025 | Rigjykimin e çështjes së gjykuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.96, datë 26.06.2021. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2020-163, datë 27.07.2020 të Gjykatës së Lartë. | 30.04.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |