Vendime te muajit Qershor 2025
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E KOLEGJEVE DHE MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT QERSHOR 2025
Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
---|---|---|---|---|---|
1. | Bardhyl Ibra | 14 (B) 2025 Regjistri themeltar, datë 14.04.2025 | “Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-4300, datë 31.10.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimin e gjykimit nga një gjykatë jokompetente për shkak të konflikteve të herë pas hershme me gjyqtaren Arbena Ahmeti duke qenë në përbërje të trupit gjykues. Ajo vetë duhej të bënte dorëheqje në përbërje të trupit gjykues në bazë të nenit 72-76 të KPC. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm të parashikuar në pikën 2 të nenit 399/7 të KPC të kërkesës time nr. regjistrimi 31146-03588-86-2021, datë 16.11.2021 pranë sekretarisë së Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes sa më parë të jetë e mundur, pasi edhe sot nuk është gjykuar. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati 45 ditor nga Gjykata e Lartë e parashikuar si afat i arsyeshëm në pikën 2 të nenit 399/7 të KPC të kërkesës së regjistruar në protokollin e Gjykatës së Lartë nr. 77105-00113-00-2024, datë 24.09.2024” | 03.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
2. | Bardhyl Ibra | 10 (B) 2025 Regjistri themeltar, datë 03.04.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-4422, datë 07.11.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimin e gjykimit nga kjo gjykatë jokompetente për shkak të konflikteve të herë pas hershme me gjyqtaren Arbena Ahmeti duke qenë dhe relatore e çështjes. Ajo vetë duhej të bënte dorëheqje në bazë të nenit 72 – 76 të KPC. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm të parashikuar në pikën 2 të nenit 399/7 të KPC të kërkesës time, nr. regjistrimi 31140-02392-86-2020, datë 18.09.2020 pranë sekretarisë së Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes sa më parë të jetë e mundur, pasi dhe sot nuk është gjykuar. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm 45 ditor nga Gjykata e Lartë të parashikuar nga pika 2 e nenit 399/7 të KPC të kërkesës së regjistuar në protokollin e Gjykatës së Lartë nr. regj. 77105-00106-00-2024, datë 24.09.2024. | 03.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
3. | Florida Tare | 9 (F) 2025 Regjistri themeltar, datë 28.03.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-4468, datë 13.11.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe të vendimit nr. 1392(86-2017-1376), datë 05.04.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. | 03.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
4. | Sadetin Sula | 10 (S) 2025 Regjistri themeltar, datë 10.04.2025 | “Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2024-1586, datë 02.10.2024 të Gjykatës së Lartë” | 03.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
5. | Petrit Aliaj | 5 (P) 2025 Regjistri themeltar, datë 22.04.2025 | Përsëris kërkesën nr. P-4 Regj. Them., datë 21.09.2020 me prova të reja dhe në objektin e saj shtoj shfuqizimin e vendimit nr. 9, datë 27.05.2020 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 6260, datë 13.07.2009 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë. | 04.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
6. | Marjan Rroku | 8 (M) 2025 Regjistri themeltar, datë 15.04.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimeve nr. 328, datë 02.05.2002 të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë; nr. 413, datë 18.09.2002 të Gjykatës së Apelit Tiranë, nr. 773, datë 24.12.2002 të Gjykatës së Lartë, nr. 1217, datë 16.11.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 1906, datë 18.07.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 00-2023-1742, datë 31.10.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 04.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
7. | Edison Ademi | 10 (E) 2025 Regjistri themeltar, datë 24.04.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit datë 07.01.2021 i prokurorit në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) “Për mosfillimin e procedimit penal” lidhur me kallëzimin nr. 259, datë 24.12.2020, i vendimit nr. 35, datë 02.03.2021 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), i vendimit nr. 108, datë 20.04.2021 i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJAKKO) dhe i vendimit nr. 00-2024-1710, datë 22.10.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 04.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
8. | Kimete Bedini, Artan Liçaj | 13 (K) 2025 Regjistri themeltar, datë 17.04.2025 | Konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut dhe parimin e sigurisë juridike të vendimit të Gjykatës së Lartë nr.00-2024-2519 (352), datë 05.06.2024, i cili ka kthyer për rigjykim në Gjykatën e Apelit për palën e përfshirë në proces në GJEDNJ Kimete Bedini (Liçaj) – Artan Liçaj, duke cenuar zbatimin e një vendimi përfundimtar të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen “Gjonboçari etj. kundër Shqipërisë” (ankim nr.10508/02), datë 31 mars 2005, datë 23.10.2007, përfundimtar më 31.03 2008, si vendim i formës së prerë. Botuar si akt publik në QBZ, Qershor 2010. Ndalimin e gjykimit në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për palën e tretë Kimete Bedini, Artan Liçaj të përfshirë drejtpërdrejt në vendim të GJEDNJ. 2. Konstatimin e cenimit të parimit të sigurisë juridike dhe të moszbatimit të një vendimi të formës së prerë të GJEDNJ, i cili ka rrëzuar përfundimisht pretendimet për pronësinë e palës Gjonboçari, si dhe detyrimin e organeve gjyqësore për të garantuar zbatimin e tij të plotë edhe për palën e tretë të përfshirë në proces në GJEDNJ, Kimete Bedini (Liçaj), Artan Liçaj. 3. Konstatimin e shkeljes së të drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm, në kuptim të nenit 42 të Kushtetutës dhe nenit 6 të KEDNJ-së, për shkak të zvarritjes shumëvjeçare të procesit gjyqësor. 4. Konstatimin e dëmit moral dhe ekonomik të shkaktuar nga pasiguria juridike dhe zvarritja e padrejtë e procesit dhe garantimin e dëmshpërblimit të drejtë dhe proporcional.”. | 05.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
9. | Fato Maskaj, Përparim Gega, Maksim Gega, Silvira Lalike, Zamira Velo, Mirjeta Xhelaj | 12 (F) 2025 Regjistri themeltar, datë 17.04.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e RSH të vendimit nr. 00-2024-2519 (352), datë 06.06.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë | 05.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
10. | Bardhyl Zogolli | 8 (B) 2025 Regjistri themeltar, datë 12.03.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr. 00-2024-3313, datë 10.07.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nr. 2433, datë 01.12.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, nr. 11550, datë 02.12.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 969, datë 25.04.2012 të Gjykatës së Lartë, nr. 345, datë 20.07.2011 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 11180 Akti, datë 16.12.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. | 05.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
11. | Eridion Muho | 8 (E) 2025 Regjistri themeltar, datë 07.04.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr. 00-2024-188, datë 05.11.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr. 1906, datë 13.08.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nr. 23-2024-1488, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë. | 05.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
12. | Kelment Zaimi | 14 (K) 2025 Regjistri themeltar, datë 18.04.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 2714, datë 21.11.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nr. 184, datë 06.05.2020 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nr. 00-2024-1675, datë 15.10.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Rikthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. | 05.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
13. | Spiro Leraj | 7 (S) 2025 Regjistri themeltar, datë 20.03.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-4111, datë 23.10.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin për rigjykim në Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues. | 05.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
14. | Bardhyl Ibra | 12 (B) 2025 Regjistri themeltar, datë 03.04.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-4421, datë 07.11.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimin e gjykimit nga kjo gjykatë jokompetente për shkak të konflikteve të herë pas hershme me gjyqtaren Arbena Ahmeti duke qenë dhe relatore e çështjes. Ajo vetë duhej të bënte dorëheqje në bazë të nenit 72 – 76 të KPC. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm të parashikuar në pikën 2 të nenit 399/7 të KPC të kërkesës time, nr. regjistrimi 31138-06136-86-2017, datë 20.12.2017 pranë sekretarisë së Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes sa më parë të jetë e mundur, pasi dhe sot nuk është gjykuar. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm 45 ditor nga Gjykata e Lartë të parashikuar nga pika 2 e nenit 399/7 të KPC të kërkesës së regjistuar në protokollin e Gjykatës së Lartë nr. regj. 77105-00105-00-2024, datë 24.09.2024. | 05.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
15. | Simon Molla | 9 (S) 2025 Regjistri themeltar, datë 07.04.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2024-1526, datë 24.09.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr. 300, datë 07.11.2019 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr. 1375 (3638), datë 11.07.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. | 05.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
16. | Gentjan Stojku, Shkelqim Mema | 3 (G) 2025 Regjistri themeltar, datë 15.04.2025 | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr.1, datë 20.01.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr.13, datë 03.06.2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.00-2024-2082, datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të dënuarit Gentjan Stojku dhe Shkëlqim Mema. | 05.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
17. | Dilaver Basha Luljeta Basha | 4 (D) 2025 Regjistri themeltar, datë 26.03.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-20252-120, datë 28.01.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe nr.35, datë 05.03.2021 të Gjykatës së Apelit Vlorë. Kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. | 10.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
18. | Bardhyl Ibra | 9 (B) 2025 Regjistri themeltar, datë 03.04.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-4313, datë 31.10.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimin e gjykimit nga kjo gjykatë jokompetente për shkak të konflikteve të herë pas hershme me gjyqtaren Arbena Ahmeti duke qenë në përbërje të trupit gjykues. Ajo vetë duhej të bënte dorëheqje në përbërje të trupit gjykues neni 72 – 76 të KPC. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm të parashikuar në pikën 2 të nenit 399/7 të KPC të kërkesës time, nr. regjistrimi 31133-03410-86-2020, datë 14.12.2020 pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes sa më parë të jetë e mundur, pasi dhe sot nuk është gjykuar. | 11.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
19. | Mariola Piranjani | 6 (M) 2025 Regjistri themeltar, datë 26.03.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-3780, datë 02.10.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës. Kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues. | 11.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
20. | Almita Lula | 12 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 05.03.2025 | Plotësimin e arsyetimit në vendimin nr. 230, të datës 16.10.2024. Argumentimin dhe caktimin e afatit ligjor të mbarimit të pezullimit të nenit 399/6 të Kodit të Procedurës Civile. | 11.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
21. | Saimir Kadiu | 8 (S) 2025 Regjistri themeltar, datë 05.03.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.361, datë 18.06.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr.157 (87-2024-214), datë 26.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.00-2024-1800, datë 07.11.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 11.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
22. | Mehdi Berberi | 8 (S) 2025 Regjistri themeltar, datë 05.03.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2024-5186 (850), datë 23.12.2024 të Gjykatës së Lartë. Lënien në fuqi të vendimit nr.10-2016-1441 (605), datë 21.06.2016 të Gjykatës së Apelit | 11.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
23. | Fadik Kasemi | 10 (F) 2025 Regjistri themeltar, datë 08.04.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2024-1554, datë 26.09.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr. 39, datë 15.05.2019 të ish Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda dhe nr. 5, datë 17.04.2018 të ish Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. | 13.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
24. | Luan Muça | 6 (L) 2025 Regjistri themeltar, datë 16.04.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të neneve 4, 11;12;18 pika 1;27 (V.O. neni 27 ka ndryshuar 55 pika 2 germa “b”; pika 5 germa “a” dhe “b” të ligjit nr.10091, datë 05.03.2009) të ligjit nr.126/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime dhe në ligjin nr.10091, datë 05.03.2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar”. 2. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr.126/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshimi dhe në ligjin nr.10091, datë 05.03.\2009 “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilisatit të miratuar”, i ndryshuar” deri në hyrjen në fuqi të vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese”. | 13.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
25. | Luljeta Xhemali (Musaka) | 8 (L) 2025 Regjistri themeltar, datë 06.05.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2024-4734, datë 03.12.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë | 16.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
26. | Gjon Gjergji | 4 (Gj) 2025 Regjistri themeltar, datë 28.04.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 3134/160, datë 31.03.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nr. 145, datë 12.05.2021 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe nr. 00-2024-2123, datë 19.12.2024 të Gjykatës së Lartë. | 16.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
27. | Dhimitrulla Spiro | 2 (Dh) 2025 Regjistri themeltar, datë 17.04.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 435 (80-2024-436), datë 19.02.2024 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. | 16.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
28. | Agim Elezi | 16 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 18.03.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-524, datë 12.02.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 17.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
29. | Adriana Qevani, Miranda Bakiasi | 18 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 02.04.2025 | Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut të vendimeve nr. 00-2024-4821, datë 04.12.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si dhe vendimin nr.258, datë 18.07.2019 të Gjykatës së Apelit Vlorë. Pezullimin e punimeve të subjektit “TOPI EKI” sh.p.k. në malin Gostencke, Skrapar në vendin e quajtur “Ara në Kumbullas” dhe “Ara tek shkëmbi i kuq”, ish komuna Leshnje, Skrapar, në pasurinë nr. “pyje e kullota” në sip 5.3 hektar, zona kadastrale nr.1818 Skrapar. | 18.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
30. | Fatbardha Peterçi, Hasan Roqi | 11 (F) 2025 Regjistri themeltar, datë 11.04.2025 | Shpallje antikushtetuese e vendimeve nr. 1504, datë 04.02.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr. 120 datë 20.01.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë, nr.00-2024-3622, datë 23.09.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nr.00-2024-3883 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nr. 381 datë 18.09.2024 të Kryetarit të Gjykatës së Lartë për gjyqtarin A.K. në konflikt me vendimin nr. 400, datë 11.10.2022 të ish Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë për gjyqtarin A.K., nr. 400, datë 11.10.2022 të ish Zëvendëskryetarit të Gjykatës së Lartë për gjyqtarin E.P., i vendimit nr., datë 26.03.2025, të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, në çështjen me objekt: "Kundërshtim veprimi përmbarimor". Konstatimi i shkeljeve të rënda të cenimit të mosekzekutimit të vendimit përfundimtar, lënë në fuqi nga Gjykata Kushtetuese dhe mosrespektimi i dispozitës urdhëruese të ligjit brenda një afati të arsyeshëm, sipas nenit 42, pika 2 të Kushtetutes dhe nenit 6.1 të KEDNJ-së. Shkelja e pabazuar e lajmërimit për ekzekutim vullnetar nr. 6691 Prot., datë 06.12.2013 i Zyrës së Permbarimit Tiranë. 2. Konstatimi, se vendimet e mësipërme vijnë në shkelje të nenit 28 të ligjit nr. 7698, datë 15.04.1993 "Për kthimin dhe kompesimin e pronave ish-pronarëve", të UKM nr. 3, datë 21.06.1993 për zbatimin e tij të mbrojtur nga neni 100 pika 4, pika 5 të Kushtetutës. Në shkelje të vendimeve nr. 2227, datë 08.10.1997 të Gjykatës së Apelit Tiranë, lënë në fuqi nga vendimi nr. 489, datë 26.03.1998 i Gjykatës së Kasacionit, Kolegji Civil, lënë në fuqi nga vendimi nr. S-17, datë 09.02.2000 i Kolegjit Seleksionues të Gjykatës së Lartë, lënë fuqi nga vendimi nr. 76, datë 08.11.2000 i seancës plenare të Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare nr. 38/2000 për të cilat ka dalë vendimi i urdhrit të ekzekutimit nr. 2024 Akti, datë 20.11.2007 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Mbrojtur vendimet e kësaj pike nga vendimi nr. 28, datë 02.03.2010 i Gjykatës së Apelit Tiranë, me objekt: "Interpretim vendimi, mbrojtur së fundi nga vendimi nr. 1159, datë 30.02.2017 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi nga vendimi nr. 409(30-2024-3409), datë 07.05.2024 i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me objekt: “Konstatim absolutisht i pavlefshëm i vendimit nr. 2227, datë 08.10.1997 të Gjykatës së Apelit Tiranë, mbrojtur së fundi nga vendimet nr. 2998, datë 13.06.2016 i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë. Lënë në fuqi nga vendimi nr. 106, datë 07.02.2023 i Gjykatës Administrative të Apelit i cili konstatoi paligjishmërinë e veprimeve të ASHK-së dhe shfuqizimin e çertifikatës së pronësisë, të mbrojtura në themel nga neni 132 pika 1, pika 2 dhe neni 145, pika 1 të Kushtetutës së RSH të mbrojtura nga neni 1, pika 2, neni 72, pika 7, neni 81, pika 1, pika 4, ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, të mbrojtur nga neni 42, pika 2 i Kushtetutës së RSH dhe neni 6.1. i KEDNJ-së. 3. Përjashtimi nga ky gjykim i gjyqtarit kushtetues, z. Ilir Toska, si ish anëtar i Kolegjit Civil të Gjykatës së Apelit Tiranë në dhënien e vendimit nr.120, datë 20.01.2015, objekt i kësaj kërkese sipas paragrafit 1 më sipër për të cilin kërkohet antikushtetutshmëri për shkak të shkeljes së dispozitës urdhëruese të ligjit UKM nr. 3, datë 21.06.1993 dhe pranimit prej tij të mosekzekutimit të vendimit nr. 2227, datë 08.10.1997, lënë në fuqi nga vendimi nr. 76, datë 08.11.2000 i Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare dhe shkeljes së urdhrit të ekzekutimit nr. 2024 Akti, datë 20.11.2007 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për ekzekutimin e vendimit nr. 2227, datë 08.10.1997 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të vendimit nr. 76/2000 të Gjykatës Kushtetuese dhe dispozitës urdhëruese ligjit, pika 9, shkronja ç të UKM nr. 3, datë 21.06.1993. Në shkelje të hapur të nenit 132, pika 1, pika 2 dhe neni 145, pika 1 të Kushtetutës së RSH në shkelje të hapur të nenit 1, pika 2, nenit 72 pika 7, nenit 81, pika 1, pika 4, ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar. Në shkelje të nenit 42, pika 2 të Kushtetutës së RSH, në shkelje të nenit 6.1 të KEDNJ. 4. Përjashtimi nga ky gjykim i gjyqtares kushtetuese, znj. Marsida Xhaferllari, si ish Kryeinspektore e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke marrë në mbrojtje gjyqtaren Elona Stavri në vendimin e saj nr.1504, datë 04.02.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, objekt i kësaj kërkese në Gjykatën Kushtetuese, në paragrafin 1 si më sipër e cila vendosi të marrë në mbrojtje pa asnjë masë disiplinore ndaj gjyqtares në fjalë për mosekzekutimin e vendimit nr. 2227, datë 08.10.1997 të Gjykatës së Apelit Tiranë, lënë në fuqi nga vendimi nr. 76, datë 08.11.2000 i Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare dhe shkeljes së urdhrit të ekzekutimit nr. 2024 Akti, datë 20.11.2007 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë në shkelje të nenit 132, pika 1, pika 2 dhe neni 145, pika 1 të Kushtetutës së RSH në shkelje të nenit 1, pika 2, nenit 72, pika 7, nenit 81, pika 1, pika 4, ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese", i ndryshuar. Në shkelje të nenit 42, pika 2 të Kushtetutës së RSH dhe nenit 6.1 të KEDNJ. Pranimi i dorëheqjes së znj. Xhaferllari është pranuar nga Mbledhja e Gjyqtarëve në dy raste të ngjashme të mëparshme me kërkesë të kërkuesit nga Mbledhja e Gjyqtarëve me vendimin nr. 20, datë 09.05.2023 dhe vendimin nr. 38/2, datë 06.11.2023. 5. Përjashtimi nga ky gjykim i gjyqtares kushtetuese, znj. Holta Zaçaj, gjyqtares kushtetuese znj. Sonila Bejtja, gjyqtares kushtetuese znj. Fiona Papajorgji, për shkak se znj. Bejtja dhe znj. Papajorgji kanë qenë në proces ndjekje disiplinore nga kërkuesi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit i cili nga ana e tij si organ me kompetenca kushtetuese, shkeli nenin 86, pika 1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, afatin 9 vjeçar të këtyre kompetencave nga dalja e ligjit 99/2016, afat i cili përfundon më datë 06 tetor 2025 duke i deleguar kompetencat e saj Gjykatës Kushtetuese në shkelje të nenit 86, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000. Po ashtu, Gjykata Kushtetuese pranoi këto kompetenca në shkelje të nenit 86, pika 1 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese", i ndryshuar, duke arkivuar kërkesën e kërkuesit Roqi për shkeljet disiplinore me vendimin nr. 2, datë 22.12.2023 i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese, marrë dijeni më 29.04.2024 në marrjen dhe pranimin e kompetencave të KPA në mënyrë të paligjshme. Në çështjen për shpalljen antikushtetuese të padisë së lirim-dorëzim banesës ngritur nga ish-pronari fiktiv në kundërshtim me dy vendimet e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, nr. 26, datë 02.11.2005 dhe nr.11, datë 04.04.2007, me vendimin nr. 138, datë 21.06.2023 i Kolegjit të Shqyrtimit Paraprak me gjyqtarët znj. Holta Zaçaj, Fiona Papajorgji dhe znj. Sonila Bejtja në kushtet e konfliktit me kërkuesin Roqi duke qenë në proces ndjekje disiplinore, nuk pranuan të kalojnë në seancë plenare kërkesën e kërkuesit Roqi, përkundrazi në shkelje të vendimit përfundimtar nr. 2227, datë 08.10.1997 të Gjykatës së Apelit Tiranë, lënë në fuqi nga vendimi nr. 76, datë 08.10.2000 i seancës plenare me tetë gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare, pranuan shkeljen e tij, në kushtet e shkeljes së nenit 132, pika 1, pika 2 të Kushtetutës. Pranuan shkeljen e ligjit, UKM nr. 3, datë 21.06.1993 në shkelje të nenit 100, pika 3, pika 5 të Kushtetutës. Pas dhënies së vendimit nr. 138/2023 u kujtuan të japin dorëheqje nga shqyrtimi i kërkesës së kërkuesit për plotësimin e vendimit nr. 138, datë 21 qershor 2023, se përse duhet te dilnin nga banesa kërkuesi dhe familja e tij kur ligji, UKM nr. 3, datë 21.06.1993 dhe vendimi nr. 76/2000 i Gjykatës Kushtetuese kishin njohur bashkëpronësinë në 37% të pasurisë, kërkuesit dhe familjes se tij. Me vendimet nr. 38, datë 02.11.2023 i Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, nr. 38/1, datë 02.11.2023 i Mbledhjes së Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nuk u pranua dorëheqja e tyre, në kushtet kur kjo dorëheqje duhej të bëhej para dhënies se vendimit nr. 138, datë 21.06. 2023 të Kolegjit të Shqyrtimit Paraprak dhe jo pas dhënies së tij. Kërkesa për përjashtim vjen për shkak të shkeljes tjetër proceduriale të mosnjoftimit paraprakisht të kërkuesit për përbërjen e Kolegjit të shqyrtimit paraprak, ditën e orën e gjykimit (rast që nuk ndodh në asnjë gjykatë). Dorëheqja të pezullonte gjykimin dhe të priste shqyrtimin e kërkesës për masë disiplinore në kompetencë të KPA pas kthimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese në KPA të akteve për moskompetencë të saj, por jo të zgjidhej nga Mbledhja e Gjyqtarëve duke marrë kompetencat e KPA në shkelje të nenit 86, pika 1 e ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar. Jemi në kushtet e shkeljeve të rënda disiplinore dhe proceduriale të cilat ndikojnë në vlefshmërinë e vendimit nr. 138, datë 21.06.2023 të Kolegjit të Shqyrtimit Paraprak, jo sipas dëshirës dhe vullnetit të kërkuesve, por sipas dispozitave urdhëruese të Kushtetutës dhe ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 nga të cilat merr të drejta kërkuesi. Ndarjen e kompetencave nuk e ndan kërkuesi, por është atribut i KPA dhe Gjykatës Kushtetuese në respekt e zbatim të nenit 86, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 duke zgjidhur ndërmjet tyre edhe çështjen e afateve të gjykimit. Kërkuesit kanë vetëm detyrën e parashtrimit të shkeljeve kushtetuese, proceduriale dhe ligjore në dëm të tyre, nga gjyqtarët kushtetues, në këtë rast, kur këtë, ia kërkon KPA apo SPAK. Një fakt tjetër i cili forcon kërkesën për përjashtim, paraqitet në çështjen shpallja antikushtetuese, i vendimeve nr. 7497, datë 01.07.2013 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi nga vendimi nr. 395, datë 16.02.2015, lënë në fuqi nga vendimi nr. 00-2024-1294, datë 03.04.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, me objekt: "Rivendosje në posedim" ku në mënyrë të përsëritur shkelet ligji UKM nr. 3, datë 21.06.1993 i sigurtë juridikisht, në shkelje të nenit 100, pika 4 dhe 5 të Kushtetutës, shkelet vendimi i seancës plenare nr. 76, datë 08.11.2000 i Gjykatës Kushtetuese, botuar në Fletoren Zyrtare, në shkelje të nenit 132, pika 1, pika 2, nenit 116, pika 1, shkronja a) të Kushtetutës, nga vendimi nr. 305, datë 17.12.2024 i Kolegjit të Shqyrtimit Paraprak në mënyrë të përsëritur nga gjyqtaret kushtetuese znj. Holta Zaçaj dhe znj. Sonila Bejtja. | 19.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
31. | Dashmira Zaro | 7 (D) 2025 Regjistri themeltar, datë 23.04.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-748, datë 27.02.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor. Urdhërimin e Gjykatës së Lartë për gjykimin me përparësi të çështjes me nr. 11115-00646, datë regjistrimi 04.11.2022. | 19.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
32. | Edmond Xhaferaj | 12 (E) 2025 Regjistri themeltar, datë 08.05.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-5204, datë 18.12.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. | 19.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
33. | Zyra e Permbarimit Privat ARB sh.p.k. | 3 (Z) 2025 Regjistri themeltar, datë 08.05.2025 | Shfuqizimin dhe shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 4933, datë 27.11.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë i lidhur me rekursin ndaj vendimit nr. 944, datë 21.04.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i lidhur me ankimin ndaj vendimit nr. 3048, datë 15.04.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. | 19.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
34. | Pashk Pjetri | 6 (P) 2025 Regjistri themeltar, datë 25.04.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr. 00-2024-1853, datë 19.11.2024 të Gjykatës së Lartë, nr. 44, datë 18.02.2021 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr. 106, datë 27.03.2017 të Gjykatës së Rrethit Lezhë. | 24.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
35. | Bardhyl Ibra | 17 (M) 2025 Regjistri themeltar, datë 30.04.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-4312, datë 31.10.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimin e gjykimit nga një gjykatë jokompetente për shkak të konflikteve të herë pas hershme me gjyqtaren Arbena Ahmeti duke qenë relatore e çështjes. Ajo vetë duhej të bënte dorëheqje në bazë të nenit 72-76 të KPC. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm të parashikuar në pikën 2 të nenit 399/7 të KPC të kërkesës time nr. regjistrimi 31146-01601-86-2020, datë 09.07.2020 pranë sekretarisë së Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes sa më parë të jetë e mundur, pasi edhe sot nuk është gjykuar. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati 45 ditor nga Gjykata e Lartë e parashikuar si afat i arsyeshëm të parashikuar në pika 2 e nenit 399/7 të KPC të kërkesës së regjistruar në protokollin e Gjykatës së Lartë nr. 77105-00103-00-2024, datë 24.09.2024. | 24.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
36. | Bardhyl Ibra | 16 (B) 2025 Regjistri themeltar, datë 30.04.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-4301, datë 31.10.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimin e gjykimit nga një gjykatë jo kompetente për shkak të konflikteve të herë pas hershme me gjyqtaren Arbena Ahmeti duke qenë përbërje e trupit gjykues. Ajo vetë duhej të bënte dorëheqje në përbërje të trupit gjykues të nenit 72-76 të KPC. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm të parashikuar në pikën 2 të nenit 399/7 të KPC të kërkesës time nr. regjistrimi 31146-02287-86-2020, datë 16.09.2020 pranë sekretarisë së Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes sa më parë të jetë e mundur, pasi edhe sot nuk është gjykuar. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati 45 ditor nga Gjykata e Lartë e parashikuar si afat i arsyeshëm të parashikuar në pika 2 e nenit 399/7 të KPC të kërkesës së regjistruar në protokollin e Gjykatës së Lartë nr. 77105-00104-00-2024, datë 24.09.2024”. | 24.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
37. | Shefki Petrela, Lulzim Seseri, Ilira Tasho (Seseri) | 14 (Sh) 2025 Regjistri themeltar, datë 19.05.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-63, datë 16.01.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë pasi ka cenuar parimin e sigurisë juridike të lidhur me standatin e arsyetimit të vendimit gjyqësor dhe parimin e proporcionalitetit”. | 25.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
38. | Arben Veizaj | 23 (A) 2025 Regjistri themeltar, datë 24.04.2025 | Kontrollin kushtetues të drejtësisë kushtetuese në lidhje me mospërcaktimin qartë të ekzekutimit të vendimit penal në ligjet nr.8331, datë 21.04.1998 dhe nr.79/2020 për përllogaritjen dhe njohjen e plotë të ditëve kalendarike për çdo vit të kryerjes së dënimit në funksion të ekzekutimit të dënimit. | 25.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
39. | Qendra për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA), Shoqata | 1 (Q) 2025 Regjistri themeltar, datë 18.04.2025 | Konstatimi i shkeljes së të drejtës për një proces të rregullt ligjor si pasojë e moszbardhjes së vendimit të arsyetuar. Detyrimin e Gjykatës së Lartë të zbardhë pa vonesa të mëtejshme vendimin e arsyetuar të shpallur më datë 11.03.2024 për çështjen me nr. 31003-00443-00-2023. | 25.06.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |