Vendime moskalimi të muajit QERSHOR 2026
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT QERSHOR 2026
Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
| Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Oltjan Veseli | Nr.5 (O) 2026 Regj.Them, datë 30.03.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-1466, datë 30.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin për rigjykim në seancë gjyqësore në Gjykatën e Lartë, me tjetër gjykues. | 03.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 2 | Shoqata “Për Drejtësi Sociale” | Nr.9 (Sh) 2026 Regj.Them, datë 12.03.2026 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i Udhëzimit nr.169, datë 13.10.2025 “Për ndalimin e qarkullimit të patinave elektrike ose kombinimit të tyre në rrugë urbane dhe trotuare” si në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe standardet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Pezullimi i menjëhershëm i zbatimit të Udhëzimit nr.169, datë 13.10.2025 “Për ndalimin e qarkullimit të patinave elektrike ose kombinimit të tyre në rrugë urbane dhe trotuare”, deri në përfundimin e shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështje. Rikthimin e menjëhershëm të mjeteve të bllokuara tek qytetarët, të cilëve u është vendosur masa e bllokimit | 03.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 3 | Alfred Gjoni | Nr.41 (A) 2026 Regj.Them, datë 22.05.2026 | Rishikim i vendimit nr. 9, datë 26.06.2020të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 4 | Genc Boga | Nr.3 (G) 2026 Regj.Them, datë 17.03.2026 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2024-4494 (614), datë 13.11.2024 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 5 | Gjergj Gjokaj | Nr.6 (Gj) 2026 Regj.Them, datë 03.03.2026 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-4013, datë 04.11.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë”. | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 6 | Voltan Xhani | Nr.6 (V) 2026 Regj.Them, datë 02.03.2026 | Shfuqizimin e vendimeve nr. 309 (1777), datë 25.05.2025 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër; nr. 59, datë 05.06.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 43 (87-2025-235), datë 04.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1571, datë 16.10.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 7 | Thanas Kondi | Nr.2 (Th) 2026 Regj.Them, datë 01.04.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.3481, datë 30.09.2025 të Gjykatës së Lartë, lidhur me kërkesën për detyrimin e palës paditëse për të dëmshpërblyer paditësin Thanas Kondi, në cilësinë e trashëgimtarit për figurat e dëmit jo pasuror përfshirë dëmin biologjik dhe moral që ka pasur Filip Kondi dhe Vasillo Kondi. | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 8 | Elson Merdani | Nr.16 (E) 2026 Regj.Them, datë 19.03.2026 | Shfuqizimin e vendimeve nr. 00-2024-1016, datë 30.05.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.35, datë 20.03.2018 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë, dhe nr.81, datë 18.09.2017, të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 9 | Adriatik Velaj | Nr.22 (A) 2026 Regj.Them, datë 18.03.2026 | Prishjen e vendimeve penale nr. 00-2025-1978, datë 23.12.2025, të Gjykatës së Lartë; nr.01, datë 04.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr.34, datë 26.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe kthimin e akteve për rishqyrtim në Gjykatës e Posaçme të Shkallës së Parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar me tjetër trup gjykues | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 10 | Erjon Kasmi, Xhulian Xhafa, Indrit Tila, Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Eris Kurila, Ilir Shkurti, Klevin Molla, Skerdi Llupi | Nr.15 (E) 2026 Regj.Them, datë 19.03.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-1423, datë 23.09.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Pezullimin e ekzekutimit të vendimit nr.00-2025-1423, datë 23.09.2025, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese. | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 11 | Klevis Arbri | Nr.10 (K) 2026 Regj.Them, datë 17.03.2026 | Shfuqizimi i vendimeve nr.1864, datë 22.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr. 00-2025-619 (92), datë 10.04.2025 të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, vetëm për pjesën që i përket ankuesit Klevis Arbri | 04.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 12 | Mirel Fasho | Nr.9 (M) 2026 Regj.Them, datë 25.03.2026 | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vendime nr. 41-2021-216 (31), datë 21.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë; nr. 49, datë 01.04.2022 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe nr. 00-2025-1025, datë 24.06.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 08.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 13 | Vasfi Kamberi | Nr.7 (V) 2026 Regj.Them, datë 13.03.2026 | Shfuqizimin e vendimeve nr.1679 (86-2024-1805), datë 08.10.2024 i Gjykatës Administrative të Apelit dhe nr. 00-2025-4068, datë 18.11.2025 i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | 08.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 14 | Loreta Mokini, Zhirajr Mokini | Nr.10 (L) 2026 Regj.Them, datë 03.04.2026 | Shfuqizimin të vendimeve nr. 00-2025-1111, datë 03.07.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2400, datë 07.06.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe nr. 264, datë 24.03.2022 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendim të mosfillimit të procesit penal nr. 738, viti 2019 ( 17-04-2019), të Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | 11.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 15 | Tom Dedaj | Nr.4 (T) 2026 Regj.Them, datë 14.04.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-4651, datë 23.12.2025 të Gjykatës së Lartë. | 11.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 16 | Ilir Muzhaqi | Nr.8 (I) 2026 Regj.Them, datë 23.04.2026 | Shfuqizimin si të papajtueshëm më Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-1144, datë 10.07.2025 të Gjykatës së Lartë | 11.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 17 | Hajrije Asllani, Nure Vata (Asllani) | Nr.6 (H) 2026 Regj.Them, datë 16.04.2026 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-4498, datë 17.12.2025 të Gjykatës së Lartë Kolegji Administrativ, për mospranimin e rekursit, si i papajtueshëm me nenet 41 dhe 42 Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimi i cenimit të nenit 42 të Kushtetutës për mungesë arsyetimi të mjaftueshëm. Kthimin e çështjes për rishikim në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë me tjetër trup gjykues. | 11.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 18 | Aleksandër Murataj | Nr.20 (A) 2026 Regj.Them, datë 11.03.2026 | Shfuqizimin e vendimeve nr. 24, datë 25.03.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Renda Tiranë; nr. 20, datë 12.07.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1152 (145), datë 11.06.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar më 17 dhjetor 2025) si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | 11.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 19 | Shoqëria “Kupa” sh.p.k. | Nr.14 (Sh) 2026 Regj.Them, datë 03.04.2026 | Shfuqizimin e vendimeve nr.00-2025-4543, datë 18.12.2025 të Gjykatës së Lartë dhe nr.3669, datë 18.10.20218 të Gjykatës Administrative të Apelit si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kthimin e çështjes për rigjykim | 12.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 20 | Rovena Voda | Nr.5 (R) 2026 Regj.Them, datë 09.04.2026 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-1919, datë 11.12.2025 të Kolegjit Penal të gjykatës së Lartë; nr. 04, datë 11.01.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 26, datë 07.04.2022 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | 12.06.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
