Vendime te muajit Shkurt 2025
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E KOLEGJEVE DHE MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT SHKURT 2025
Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
Nr. | KERKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
---|---|---|---|---|---|
1. | Erverest Muço | 31 (E) 2024 Regjistri themeltar, datë 27.11.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-2762 (264), datë 27.06.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 2. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë. | 03.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
2. | Dritan Dajti | 21 (D) 2024 Regjistri themeltar, datë 11.11.2024 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-1069 (140), datë 11.06.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 04.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
3. | Jamarbër Malltezi, Argita Malltezi | 11 (J) 2024 Regjistri themeltar, datë 26.11.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr.00-2024-550, datë 02.04.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 164, datë 24.11.2023 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë dhe nr.410, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë”. | 05.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
4. | Gjergj Gjini | 6 (Gj) 2024 Regjistri themeltar, datë 02.12.2024 | Shpallja si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizimi pjesërisht i vendimeve nr. 21, datë 01.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, nr. 209, datë 13.10.2022 të Gjykatës së Apelit Shkodër, nr. 00-2024-1109, datë 13.06.2024 të Gjykatës së Lartë për sa i përket mospranimit të kërkesës për gjykim të shkurtuar. | 05.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
5. | Polo Sino | 25 (P) 2024 Regjistri themeltar, datë 27.11.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-2912, datë 04.07.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 2013 (86-2019-2334, datë 27.06.2019 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe të vendimit nr. 103, datë 26.01.2017 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë. | 05.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
6. | Feta Kaja alias Feti Kaja | 21 (F) 2024 Regjistri themeltar, datë 15.11.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2024-826, datë 07.05.2024 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe nr.290, datë 09.05.2018 të Gjykatës së Apelit Vlorë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me trup gjykues tjetër. | 05.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
7. | Gjergj Pihoni | 7 (Gj) 2024 Regjistri themeltar, datë 02.12.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vendimit nr.00-2024-3305 (93), datë 19.01.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim përpara Gjykatës së Lartë. | 07.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
8. | Paulin Bujaj | 26 (P) 2024 Regjistri themeltar, datë 19.12.2024 | Shfuqizimi i vendimit nr.00-2024-1577 (187), datë 16.07.2024 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 12.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
9. | Fatime Deharaj (Limani) | 22 (F) 2024 Regjistri themeltar, datë 12.12.2024 | Plotësimi dhe interpretimi i vendimit nr.233, datë 08.10.2024 të Kolegjit të Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, që të përmbajë përmendje fakte të vërteta kryesore të rëndësishme përparësore, paragrafët 1-19. | 12.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
10. | Ylli Ndroqi, Mimoza Ndroqi | 4 (Y) 2024 Regjistri themeltar, datë 04.12.2024 | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1411 (123), datë 21.05.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe dërgimin për rigjykim në Gjykatën e Lartë me trup tjetër gjykues | 13.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
11. | Merita Deda | 27 (M) 2024 Regjistri themeltar, datë 16.12.2024 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2024-1129 (112), datë 21.03.2024 të Kolegjit Administrative të Gjykatës së Lartë | 13.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
12. | Myftar Roshi | 25 (M) 2024 Regjistri themeltar, datë 05.12.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve gjyqësore nr. 1459, datë 10.05.2022 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, nr. 42 (86-2024-53), datë 24.01.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit që ka vendosur “Lënien në fuqi të vendimit nr. 1459, datë10.05.2022 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë” dhe nr. 00-2024-3405, datë 03.07.2024 të Gjykatës së Lartë. | 14.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
13. | Pëllumb Gjoka | 26 (P) 2024 Regjistri themeltar, datë 26.11.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2024-1136, datë 27.06.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr. 30 (87-2023-45), datë 15.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nr. 29, datë 15.01.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe pranimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” të dhënë ndaj kërkuesit me vendimin nr. 94, datë 23.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për shkak se nuk ekziston kushti kushtetues “dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova” për vazhdimin e paraburgimit. 2. Në alternativë kërkojmë nga Gjykata Kushtetuese që të zëvendësojë masën e sigurimit “arrest në burg” me një masë sigurimi më të butë duke garantuar pjesëmarrjen e ankuesit në proces edhe nëpërmjet vendosjes së masës së sigurimit “garanci pasurore” të parashikuar nga neni 236 i Kodit të Procedurës Penale, sipas përcaktimeve të nenit 28/3 të Kushtetutës dhe nenit 5/3 të KEDNJ-së | 17.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
14. | Tomorr Kullolli | 14 (T) 2024 Regjistri themeltar, datë 05.12.2024 | Shfuqizimi i vendimit me nr. 1031 (11115-00429-13) Regj. Them., datë 25.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Sugjerimin Kuvendit të Shqipërisë që në nenin 209 të Kodit të Procedurës Civile, në paragrafin e parë, pas fjalës “pranimin e...” të shtohet edhe fjala “rrëzimin...” e kërkesës. | 17.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
15. | Zyra Përmbarimore Private ARB | 5 (Z) 2024 Regjistri themeltar, datë 24.12.2024 | 1. Shfuqizimin dhe shpalljen si i papjtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-2292, datë 30.05.2024 të Gjykatës së Lartë. 2. Konstatimi i shkeljes së aksesit në një gjykatë të krijuar me ligj. 3. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurës së gjykimit nga kolegji tjetër i Gjykatës së Lartë për sa i përket çështjes me nr. 11118-02028-00-2016 akti, datë regjistrimi 15.06.2016 në lidhje me vendimin nr. 3048, datë 15.04.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr. 944, datë 21.04.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë. 4. Konstatimi i mungesës së një mjeti efektiv për konstatimin, dëmshpërblimin dhe përshpejtimin e procedurave të sipërpërmendura. 5. Konstatimin e statusit të “viktimës” përgjatë procesit gjyqësor si pasojë dhe rrjedhojë direkt e shkeljes së aksesit në një gjykatë të krijuar me ligj dhe afatit të arsyeshëm në përputhje me Scordino kundër Italisë. 6. Rehabilitimi dhe zhdëmtimi në përputhje me ligjin, pasi dëmi/dëmtimi është shkaktuar/ka ardhur për shkak të aktit/eve të paligjshëm/me konkretizuar saktësisht shkresave 3102/1/2020 dhe 2087/1/2024 të Gjykatës së Lartë (në dy raste dhjetor 2020 dhe përsëritur në prill 2024) dhe shkeljes së afatit të arsyeshëm në gjykim | 18.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
16. | Shpëtim Mema | 35 (Sh) 2024 Regjistri themeltar, datë 26.12.2024 | Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën i vendimeve penale nr.00-2022-1397, datë 08.11.2022 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, nr.10-2017-826(259), datë 11.04.2017 të ish Gjykatës së Apelit Durrës, nr.(11-2016-1467)405, datë 30.03.2016 të ish Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. | 18.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
17. | Braniela Zervas, Stylianos Zervas | 17 (B) 2024 Regjistri themeltar, datë 20.12.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.874, datë 09.06.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, nr.372, datë 20.11.2014 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe nr.503, datë 21.04.2017 të Gjykatës së Lartë. | 25.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
18. | Fatmir Lacaj | 1 (F) 2024 Regjistri themeltar, datë 09.01.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-3363, datë 19.07.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (komunikuar në datën 09.10.2024 nëpërmjet shërbimit elektronik). Konstatimi i cenimit të së drejtës për gjykim brenca një afati të arsyeshëm dhe përshpejtimi i procedurave të gjykimit. | 26.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
19. | Thomas Dhimolea | 2 (Th) 2024 Regjistri themeltar, datë 27.12.2024 | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-2417, datë 06.06.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm dhe/ose përshpejtimin e procedurave të gjykimit. | 27.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
20. | Filip Qosja | 23 (F) 2024 Regjistri themeltar, datë 26.12.2024 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-1573, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 21.02.2025 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |