Vendime moskalimi të muajit shkurt 2026
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT SHKURT 2026
Vendimi i moskalimit do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet kërkuesit/ve i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.
| Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Bledar Ilia | Nr. 36 (B) 2025 Regj.Them, datë 25.11.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2017-2461, datë 19.12.2017 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë; nr. 2432, datë 23.06.2014 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë; nr. 645, datë 28.02.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.8707, datë 24.07.2013 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë. | 02.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 2 | Majlinda Jangulli | Nr. 26 (M) 2025 Regj.Them, datë 15.12.2025 | Shfuqizimin e vendimit penal nr.00-2025-1420, datë 23.09.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njohje datë 04.12.2025; e-mail ahmetjangulli@yahoo.com), si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, rrjedhojë e cenimit të procesit të rregullt ligjor [gjykatë jofunksionale në gjykatat e faktit – tej veprave penale e subjekteve të posaçme – mbi nenin 75/a të K.Pr.P. (nonsens i pastër – tej gjithçkaje paligj, nëse nuk ka korrupsion, apriori nuk ka as vepra penale të tjera; pas mosfillimit ndaj lëndës së posaçme – nuk ka më lëndë për SPAK dhe gjykatë të posaçme- për vlerësim); gjykatë pa ligj në shkallë të parë – pa kushtet për të qenë gjyqtare (faktet e njohura botërisht, nuk ka nevojë të provohen, neni 13 i K.Pr.C.), gjykim – pa proces (gjykim në dhomë këshillimi – dhk, nuk është tërheqje për të marrë vendim); gjykatë pa ligj në gjykatë të Lartë- GjL (gjyqtarë jo të paanshëm, jo të pavarur, jo në një standard, si në vijim); gjykim pa qasje të akuzës – në shkallë të gjyqësorit; pa standard arsyetues (as pa arsyetim mjaftueshëm – të kufizuar, edhe sipas GJEDNJ)], në të drejtën e aksesit në gjykatë; si dhe, në një sërë të drejtash të tjera të cilat janë njësoj të mbrojtura nga Kushtetuta e Konventa (që marrin përgjigje vetëm në gjykatë), si në vijim. 2. Shfuqizim të pjesës së parashikuar në nenin 291/3/5 të K.Pr.P., “... në dhomë këshillimi”, për shkak se bie ndesh me gjykimin publik normuar në nenin 42 të Kushtetutës, nenin 6/1 të Konventës. 3. Shpenzimet gjyqësore (kërkesë, mbrojtje, gjykim) t’i ngarkohen Gj.L., dhe/ose të interesuarit SPAK, dhe/ose Ministrisë së Financave (burimi ndaj buxhetit të shtetit – për detyrimet shtetërore). | 02.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 3 | Klement Zguro (Kacolli) | Nr. 31 (K) 2025 Regj.Them, datë 09.12.2025 | Kërkohet të shpallet antikushtetues vendimi penal nr. 15, datë 22.02.2018 i Gjykatës së Apelit Korçë dhe vendimi nr. 00-2023-1963, datë 21.11.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë Tiranë. | 02.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 4 | Shoqata “Aulona Regional Tourist Assocation”, Shoqata “ATA-HORECA” | Nr. 32 (Sh) 2025 Regj.Them, datë 17.12.2025 | 1. Pezullimi i zbatimit të Udhëzimit të Përbashkët nr. 1, datë 01.02.2024, të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: “Për miratimin e rregullores teknike mbi standardet për trajtimin e ujërave të ndotura për subjektet që shkarkojnë ujëra të ndodur dhe të patrajtuara pranë ose në ujëra larës”, vetëm për atë pjesë që ngarkon me detyrime subjektet e lidhur me rrjetin publik të kanalizimeve ose, në mënyrë alternative: Trajtimin me prioritet të shqyrtimin e kësaj çështjeje. 2. Shfuqizimin e pjesshëm të nenit 6 të Udhëzimit të Përbashkët nr. 1, datë 01.02.2024, të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë: “ Për miratimin e rregullores teknike mbi standardet për trajtimin e ujërave të ndotura për subjektet që shkarkojnë ujëra të ndotur dhe të patrajtuara pranë ose në ujëra larës”, dhe konkretisht të frazës “... të lidhur ose jo me rrjetin publik të kanalizimeve...”, si antikushtetues dhe cenues i të drejtave themeloretë garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe KEDNJ. | 04.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 5 | Llazar Dine | Nr. 1 (Ll) 2025 Regj.Them, datë 23.12.2025 | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-501, datë 27.03.2025 të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për rigjykim. | 04.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 6 | Rroland Luli | Nr. 1 (Rr) 2025 Regj.Them, datë 11.12.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.31, datë 21.01.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, nr. 49, datë 01.04.2022 të Gjykatës së Apelit Korçë dhe nr. 00-2025-1025, datë 24.06.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë pasi janë dhenë ne shkelje të së drejtës për një proces të rregullt gjyqësor dhe kanë cenuar standardin kushtetues të arsyetimit të vendimeve | 04.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 7 | Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar | Nr. 9 (Gj) 2025 Regj.Them, datë 05.12.2025 | Konstatimin e shkronjës “c’ të pikës1 të nenit 428 dhe pikën 1 të nenit 387 të kodit të Procedurës Penale, në pjesën qe nuk parashikon të drejtën e trashëgimtarëve të pandehurit të ndjerë për të ndjekur apelin e ushtruar në të gjallë të tij dhe përmes të të cilit kërkohet deklarimi i pafajshëm, si të papajtueshme me nenin 17 të kushtetutës dhe me nenin 8 të konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. | 04.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 8 | Shoqëria “Fibernet” sh.p.k. | Nr. 28 (Sh) 2025 Regj.Them, datë 10.11.2025 | 1. Konstatimin dhe shpallë si antikushtetuese të vendimit gjyqësor nr. 203 (80-2016-210), datë 25.01.2016 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë; vendimin gjyqësor nr. 2091 (86-2018-2354), datë 23.05.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe vendimit gjyqësor nr. 00-2025-1981, datë 22.05.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Për shkak se janë dhënë në kundërshtim me nenet 17, 22, 41 dhe 42 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe me nenet 6, 10 dhe 13 te KEDNJ-së, duke sjellë cenim të drejtpërdrejtë të lirive themelore të garantuara nga rendi kushtetues. 2. Të shfuqizojë, proces-verbalin e kontrollit, datë 01.09.2015, të Inspektorëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive; 2.1. Të shfuqizojë, proces-verbalin e prezencës, datë 01.09.2015, të Inspektorëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive; 2.2. Të shfuqizojë, vendimin nr. 28, datë 01.09.2015, të Autoritetit të Mediave Audiovizive, ku paditësi është ndëshkuar me gjobë në masën 10.000.000 lekë duke e urdhëruar të ndërpresë transmetimet; 2.3. Të shfuqizojë, proces-verbalin datë 03.09.2015 të Inspektorëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive. 2.4. Të shfuqizojë, procesverbalet nr. s'ka, datë 23.09.2015 të Inspektorëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive, për bllokimin, inventarizimin, sekuestrimin e pajisjeve të përdoruara. 2.5. Të shfuqizojë, vendimin nr. 85, datë 26.10.2015, ku Autoriteti i Mediave Audiovizive ka vendosur, pranimin e pjesshëm të ankimit të palës paditëse (ankuesit) dhe reduktimin e masës së gjobës nga 10.000.000 milion lekë, në 5.000.000 milion lekë, për shkak se janë nxjerrë në mungesë të kompetencës, pa respektuar parimin e paanshmërisë, proporcionalitetit, e drejtës për t'u dëgjuar, dhe parimit të detyrimit për motivimin e aktit. 3. Të urdhërojë: Rikthimin e gjendjes së mëparshme ligjore të shoqërisë "Fibernet" shpk; Kthimin e pajisjeve të sekuestruara dhe lejimin e rifillimit të veprimtarisë; Dëmshpërblimin e dëmit real ekonomik dhe moral të pësuar si rezultat i veprimeve të paligjshme të AMA-s dhe vendimeve gjyqësore që kanë mbajtur në fuqi këto veprime. 4. Të vendosë precedent kushtetues, duke përcaktuar kufijtë e kompetencës së autoriteteve administrative dhe duke riafirmuar detyrimin e shtetit për të garantuar lirinë e informimit, pluralizmin mediatik dhe të drejtën për proces të rregullt ligjor | 04.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 9 | Emine Osmani | Nr. 38 (E) 2025 Regj.Them, datë 04.12.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 6527(80-2015-4811), datë 23.12.2015 të Gjykatës Administrative e Shkallës së Parë Tiranë; nr. 1016 (86-2018-1158), datë 09.03.2018 të Gjykatës Administrativetë Apelit Tiranë dhe nr. 00-2025-2745, datë 15.07.2015 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën administrative të Shkallës së Parë Tiranë me tjetër trup gjykues. | 04.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 10 | Sami Cani | Nr. 33 (S) 2025 Regj.Them, datë 12.12.2025 | 1.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-2769, datë 15.07.2025 të Gjykatës së Lartë, Kolegji Administrativ (mospranimi i rekursit), si akt që ka sjellë shkelje të nenit 42 të Kushtetutës, neneve 6/1, 13 dhe 14 të KEDN; 2. Rikthimin e çështjes për rishqyrtim me trup tjetër gjykues; 3. Konstatimi i shkeljes së të drejtës së pronës sipas nenit 41 të Kushtetutës dhe nenit 1 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së; 4. Detyrimi i subjekteve të interesuara të paguajnë shpenzimet e përfaqësimit. | 04.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 11 | Leonidha Rapushi | Nr. 17 (L) 2025 Regj.Them, datë 22.12.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr.00-2025-852, datë 22.05.2025 të Gjykatës së Lartë për shkelje të rënda kushtetuese dhe të drejtave të njeriut. | 04.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 12 | Federata Shqiptare e Futbollit | Nr. 31 (F) 2025 Regj.Them, datë 14.11.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 1, pika 2, neni 4, pika 1 dhe pika 2, fjalët “... Këshilli i Arbitrazhit Sportiv”, neni 6, nenit 9, pika 2, fjalët “...Këshilli i Arbitrazhit Sportiv” në ligjin nr. 42/2025, për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017, “Për Sportin”, i ndryshuar. Pezullimin e efekteve të dispozitave të sipërpërmendura deri në shqyrtimin në themel të çështjes, në përputhje me nenin 4 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar | 11.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 13 | Salvatore Cascino | Nr. 34 (S) 2025 Regj.Them, datë 15.12.2025 | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-1277, datë 22.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë | 13.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 14 | Belul Kokollari | Nr. 37 (B) 2025 Regj.Them, datë 24.12.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 26, datë 18.06.2025 të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe nr. 957/1, datë 14.04.2025 të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Kërkoj që të bëhet interpretim kushtetues të dispozitave ligjore dhe procedurale siç vijon: neni 5 dhe 7 paragrafi 2, pika “g” të Kodit Penal; neneve 8,13,15, e vijues; neni 58/b pika “a”; neneve 6, 74, 76, 77, 98, 123, 149, 151, 152, 179, 188, 314, 332 të Kodit të Procedurës Penale; neneve 26 pika “1” nënpika “a”, “ç”, “dh” dhe “g”; neni 27 pika “3”; neni 28 pika “1”; nenet 29; 34 pika “2” nënpikat “e” dhe “f”; neni 39 pika “1”, nënpika “a” dhe “b”; neni 41, pika “1” dhe “2”; neni 42 pikat “2” dhe “4”; neni 43 paragrafi 1, pikat “d”, “e” dhe “f”; neni 50, pikat “1” dhe “2”; neni 74 pika “4”; neni 76 pikat “3”, “4”, “5” dhe “6” dhe neni 79 pika “3” dhe “9” të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur. Kërkoj që të ndryshohen ose të shfuqizohen si të papajtueshme me Kushtetutën dhe me të Drejtën Ndërkombëtare dispozitat ligjore dhe procedurale siç vijon: Neni 5 dhe 7, paragrafi 2 pika “g” të Kodit Penal; nenet 13 dhe 15 e vijues; nenet 69, 74, 76, 77, 8, 98 dhe 123 të Kodit të Procedurës Penale; neni 27, pika “3”; neni 28 pika “1”; neni 42 pikat “2” dhe “4”; neni 50 pikat “1” dhe “2”; neni 74 pika “4” dhe neni 76 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur. | 13.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 15 | Ilir Paja | Nr. 22 (I) 2025 Regj.Them, datë 31.12.2025 | Shqyrtimi kushtetues i vendimit të Gjykatës së Lartë, për shkak të shkeljeve të të drejtave të njeriut të mbrojtura nga Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtarë. Zvarritje të procesit gjyqësor, shkelje procedurale si dhe shkelje të të drejtave themelore nga gjyqtarja Albana Boksi në rigjykimin e çështjes nr. 70011-0244-00-2025. | 13.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 16 | Erion Çerekja | Nr. 4 (E) 2026 Regj.Them, datë 22.01.2026 | Shfuqizimin i vendimit nr.00-2025-1129, datë 10.07.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, për shkelje të nenit 42 të Kushtetutës dhe neni 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), si dhe urdhërimi i përjashtimit të gjyqtarëve Ilir Panda dhe Albana Boksi nga shqyrtimi penal nr. 70015-399-2025. | 13.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 17 | Xhemal Luzi | Nr. 5 (Xh) 2025 Regj.Them, datë 26.11.2025 | Shfuqizimi i vendimit të Gjykatës së Apelit nr. 546, datë 11.04.2018, i cili vendosi mos pranimin e rekursit me vendim nr. 8218, datë 18.10.2016 të Gjykatës së Shkallës së Parë. Rrëzimin e kërkesë padisë për arsye të tejkalim afatesh. | 13.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 18 | Arben Veizaj | Nr. 57 (A) 2025 Regj.Them, datë 22.12.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm më Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-337, datë 25.02.2025 (marrë në dorëzim më datë 02.05.2025) të Gjykatës së Lartë; nr. 129, datë 02.06.2022 të Gjykatës së Apelit Vlorë; nr. 125, datë 18.02.2022 të Gjykatës së Rrethit Vlorë, të marra për çështjen penale me objekt “ Rishikimi i vendimit të formës së prerë nr. 18, datë 18.02.2016 dhe vendimit nr. 108, datë 26.10.2016 të dhëna në të dy shkallët e Gjykatës së Krimeve të Rënda. | 16.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 19 | Gëzim Cafi, Violeta Cafi | Nr. 7 (G) 2025 Regj.Them, datë 05.12.2025 | 1. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr. 9, datë 22.06.2023 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 26, (87-2024-38), datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-887, datë 29.05.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 2. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | 16.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 20 | Selman Gazidedja | Nr. 35 (S) 2025 Regj.Them, datë 24.12.2025 | 1.Rihapje e procesit gjyqësor referuar vendimit nr. 35, datë 01.11.2021 të Gjykatës kushtetuese ( në vijim “Vendimi 35/2021”); 2. Shfuqizimin pjesërisht të vendimit nr. 35, datë 01.11.2021 të Gjykatës Kushtetuese dhe pranimin e kërkesës; 3.Konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm nga Gjykata Administrative e Apelit në gjykimin e çështjes administrative me nr. 16060 akti, nr. elektronik 31155-00484-86-2022, datë regjistrimi 15.02.2022; 4. Konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimi i procedurave nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në gjykimin e çështjes civile me nr. 2875 akti, nr. elektronik 21234-05390-30-2024, datë regjistrimi 19.12.2024 në lidhje me vendimin nr. 2187, datë 12.04.2024 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; 5. Konstatimi i mungesës së një mjeti efektiv për konstatimin, dëmshpërblimin dhe përshpejtimin e procedurave të sipërpërmendura; 6. Konstatimin e statusit të “viktimës” përgjatë procesit/eve gjyqësor/e në gjykatat e juridiksionit të zakonshëm dhe Gjykatën Kushtetuese si pasojë dhe rrjedhoje direkt të shkeljes së afatit të arsyeshëm, në përputhje me vendimin e GjEDNj “Scordino kundër Italisë”; 7. Rehabilitimi dhe zhdëmtimi në përputhje me ligjin, pasi dëmi/dëmtimi është shkaktuar/ka ardhur për shkak të vendimmarrjeve të gjykatave të juridiksionit të zakonshëm dhe të Gjykatës Kushtetuese; dhe 8. Pas konstatimit të shkeljeve veçmas dhe të gjitha së bashku (1) deri (7), të caktojë një shpërblim të drejtë në referim të vendimit të GjEDNj “Olivieri dhe të tjerë kundër Italisë”, vendosur më 25.02.2016, kërkesat nr. 17708/12, 17717/12 dhe 17729/12 ne të gjithë tërësinë e këtij vendimi. | 16.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 21 | Jetmir Olldashi | Nr. 12 (J) 2025 Regj.Them, datë 04.12.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-421, datë 11.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr.2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë | 17.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 22 | Klajdi Merkaj | Nr. 27 (K) 2025 Regj.Them, datë 12.11.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 144, datë 23.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 64 (87-2024-364), datë 12.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-358, datë 27.02.2025 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | 23.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 23 | Sabri Hoxha | Nr. 31 (S) 2025 Regj.Them, datë 03.12.2025 | Kundërshtimin e vendimeve nr. 00-2025-679 (106), datë 24.04.2025 të Gjykatës së Lartë; nr. 1164, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 527, datë 26.04.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si vendime të pabazuara në ligj dhe Kushtetutë | 24.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 24 | Adriana Kalaja | Nr. 59 (A) 2025 Regj.Them, datë 29.12.2025 | 1. Konstatimin e antikushtetushmërisë dhe e paligjshmërisë së procedurës së zgjedhjes të Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë. 2. Konstatimin e pavlefshmërisë së procedurës së zgjedhjes të Avokatit të Popullit nga Kuvendi i Shqipërisë. 3. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën, të procedurës së zgjedhjes të Avokatit të Popullit, datë 11.12.2025 nga Kuvendi i Shqipërisë. 4. Pezullimin e efekteve ligjore që ka prodhuar procedura antikushtetuese e zgjedhjes të Avokatit të Popullit, datë 11.12.2025 nga Kuvendi i Shqipërisë, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi. | 24.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 25 | Shoqata “Albanian Renewable Energy Association” (AREA),Shoqata “Foreing Investors Association of Albania” (FIAA), Shoqata “Unioni Shqiptar i Inxhinierëve të Minierave” (USHIM) | Nr. 33 (Sh) 2025 Regj.Them, datë 24.12.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.506, datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr.547, datë 09.08.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore”, i ndryshuar”. 2. Pezullimin e zbatimit të aktit normativ, objekt i këtij gjykimi, vendimit nr. nr.506, datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr.547, datë 09.08.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore”, i ndryshuar”, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga kjo gjykatë. | 25.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 26 | Eneo Sulejmanaj | Nr. 39 (A) 2025 Regj.Them, datë 22.12.2025 | 1. Shfuqizimi i vendimeve nr. 790, datë 24.03.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë; nr. 918 (30-2024-3047), datë 23.04.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe nr.00-2024-1488, datë 17.09.2024 të Gjykatës së Lartë. 2. Shpalljen antikushtetuese e masës së sigurimit “arrest në burg”. 3. Shpalljen antikushtetuese të kryerjes së veprimeve simuluese të paautorizuara nga organi i akuzës. 4. Shpalljen antikushtetuese të cënimit të jetës në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe direkt me armë zjarri nga oficeri i policisë së shtetit. 5. Shpalljen antikushtetuese të cenimit të prezumimit të pafajsisë. 6. Shpalljen antikushtetuese të trajtimit ç’njerëzor, denigrues dhe refuzimin e të drejtave në I.E.V.P, “Mine Peza”. 7. Shpalljen antikushtetuese të cënimit të fshehtësisë së korrespodencës nga oficerët e policisë gjyqësore të AMP-së. 8. Shpalljen antikushtetuese të cënimit të së drejtës për t’u gjykuar brenda një afati të arsyeshëm. | 25.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 27 | Alma Muda | Nr.1 (A) 2026 Regj.Them, datë 07.01.2026 | 1.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.270 prot., datë 19.10.2025 të Komitetit Drejtues të Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë. 2. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, për zbatimin të aktit vendimit nr. 380, datë 06.11.2025 të Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë (DHASH), të Komitetit Disiplinor, për masën disiplinore “Pezullim të licencës së ushtrimit të profesionit të avokates Alma Muda për një periudhë një vit. 3. Dëmshpërblimin për shkak të ndërprerjes së marrëdhënies të punës të profesionit avokate në masën që është deklaruar rroga ime në sigurimet shoqërore e detyrueshme dhe minimalja (50.000) lekë në muaj. 4. Shpenzimet gjyqësore ti ngarkohen palës së paditur Dhomës të Avokatisë të Shqipërisë (DHASH) | 25.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 28 | Njazi Shehu | Nr.2 (NJ) 2025 Regj.Them, datë 06.11.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 266, datë 02.03.2018 të Gjykatës e Rrethit Gjyqësor Tiranë; vendimit nr. 1702, datë 25.06.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr. 00-2025-402, datë 06.03.2025 të Gjykatës së Lartë | 25.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 29 | Kurt Rusi | Nr.28 (K) 2025 Regj.Them, datë 13.11.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë vendimit nr. 00-2025-1031, datë 26.06.2025 të Gjykatës së Lartë | 25.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 30 | Halit Cani | Nr.16 (H) 2025 Regj.Them, datë 29.12.2025 | Interpretim të nenit 28, shkronja “e” të Ligjit nr.26/2019 dhe lidhja me Ligjin nr.7703 për sigurimet shoqërore dhe ligjin për shoqëritë tregtare | 25.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare |
| 31 | Ilir Muzhaqi | 16 (I) 2025 Regjistri themeltar, datë 04.11.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2021-211, datë 06.02.2025 të Gjykatës së Lartë. | 26.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
| 32 | Shoq. Tregtare “ Shkolla e Mesme Jopublike Skenderbej” | 22 (Sh) 2025 Regjistri themeltar, datë 09.09.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2025-1406, datë 24.04.2025 të Gjykatës së Lartë, Kolegjit Administrativ; vendimit nr. 80-2017-511, datë 15.02.2017 të Gjykatës Administrative të Shkallës Parë Tiranë dhe vendimit nr. 26, datë 16.01.2018, të Gjykatës së Apelit Tiranë. | 26.02.2026 | Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. |
