Vendime përfundimtare të muajit Janar 2026

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT JANAR 2026

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese

Nr.KËRKUESNUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAROBJEKTIDATA E VENDIMMARRJESDISPOZITIVI
1.Majlinda Miska,
Jurgen Selimi
Nr. 2 (M) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 13.01.2025Shfuqizimi pjesërisht i nenit 64, pika 6, fjalia e dytë të ligjit nr. 98/2016 “ndihmësi ligjor, pas emërimit përfiton pagë e cila është e njëjtë me pagën e funksionit të drejtorit të drejtorisë në ministri” si i papajtueshëm me Kushtetutën14.01.20261.Rrëzimin e kërkesës.
2.Igor KokunovNr. 15 (I)II 2024 i Regjistrit Themeltar, datë 07.02.2025

Konstatimin si antikushtetues të ekstradimit të Igor Kokunov në Federatën Ruse. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 00-2024-1533 (222), datë 24.09.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të RSH. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 591 (30-2024-2077, datë 20.03.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 578, datë 14.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, të aktit të miratimit nr. /21 prot./A.H., datë 14.10.2024 të Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e Igor Kokunov. Konstatimin si antikushtetues të të gjitha veprimeve të kryera nga Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas dhënies së vendimit të Gjykatës Kushtetuese datë 30.10.2024 ora 17.15 për pezullimin e ekstradimit. Konstatimin si antikushtetues të veprimeve të administratës së Gjykatës Kushtetuese të pasqyruara në: 1- Shkresën me nr. I-8 Akti, datë 10.10.2024 Drejtoria Gjyqësore dhe e Dokumentacionit; 2- Shkresën me nr. I-8 Akti, datë 17.10.2024 Drejtoria Gjyqësore dhe e Dokumentacionit.14.01.20261. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2. Konstatimin e cenimit të së drejtës së kërkuesit për të mos iu nënshtruar trajtimit çnjerëzor dhe/ose degradues, të parashikuar në nenin 25 të Kushtetutës të lidhur me standardin e arsyetimit të vendimeve gjyqësore.
3. Konstatimin e cenimit të së drejtës së kërkuesit për të mos u dëbuar, të parashikuar në nenin 39 të Kushtetutës të lidhur me detyrimin e autoriteteve publike për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.
4. Rrëzimin e kërkesës për pretendimet e tjera.

3.Sali BerishaNr. 15 (S) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 11.06.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 400, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendimit nr. 172 (87-2024-248), datë 13.09.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 00-2024-2076, datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar në datën 24.02.2025).15.01.20261.Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
2.Deklarimin si antikushtetues të vendimeve nr. 400, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 172 (87-2024-248), datë 13.09.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-2076, datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, sipas arsyetimit të këtij vendimi, vetëm për pjesën që disponon për kërkuesin Sali Berisha.
3.Shpenzimet e përfaqësimit të kërkuesit në vlerën 75.000 lekë i ngarkohen Ministrisë së Financave.
4.Jamarbër MallteziNr. 3 (J) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 11.06.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 400, datë 30.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendimit nr. 172 (87-2024-248), datë 13.09.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 00-2024-2076, datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë (njoftuar në datën 24.02.2025).15.01.20261.Rrëzimin e kërkesës.
5.Zoica Lina
Ilirjan Lina
Nr. 1 (Z) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 17.02.2025Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-3871 (394), datë 26.06.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 730, datë 04.04.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.6791, datë 11.06.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.26.01.20261. Rrëzimin e kërkesës.
6.Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit RuralNr. 5 (M) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 21.02.2025

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-3805, datë 03.10.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.28.01.20261. Rrëzimin e kërkesës.
7.Ilir BeqajNr. 8 (I) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 01.07.2025Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr.65, datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.73, datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.32 (87-2024-228), datë 07.08.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.00-2025-20 (1), datë 14.01.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 2. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 3. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të subjektit të interesuar.28.01.20261.Rrëzimin e kërkesës.
Scroll to Top