Vendime përfundimtare të muajit Korrik 2025

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT KORRIK 2025

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese

Nr.KËRKUESNUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAROBJEKTIDATA E VENDIMMARRJESDISPOZITIVI
1.Shoqëria “Studio Pustina” sh.p.k.Nr. 10 (S) 2024 Regjistri Themeltar, datë 20.06.2024Shfuqizimi i vendimeve datë 28.04.2023 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; nr. 206, datë 01.06.2023 të Gjykatës së Posaçme së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 128, datë 15.09.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2024-741 (26), datë 08.02.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë01.07.20251.Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2.Konstatimin e cenimit të së drejtës së kërkueses për paprekshmërinë e banesës sipas arsyetimit të këtij vendimi.
2.Sindikata e Bashkuar e Arsimit ShqiptarNr. 16 (S) 2024 Regjistri Themeltar, datë 12.11.2024Shfuqizimi pjesërisht i vendimit nr. 425, datë 26.06.2024 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në institucionet arsimore dhe në institucionet plotësuese të sistemit arsimor parauniversitar”, pikërisht pika 2.ii, vlera e shtesës së nivelit të kualifikimit për grupin vetëm nivelet 6 dhe 7 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK), master profesional, dhe niveli 6 dhe të lidhjes nr. 4, si pjesë përbërëse e vendimit për pjesën e vlerës së shtesës së nivelit të kualifikimit për grupin e diplomës 2, KSHK 7 dhe grupi i diplomës 3, KSHK 6.24.07.20251.Rrëzimin e kërkesës.
3.Onejda YmerajNr. 5 (O) 2024 Regjistri Themeltar, datë 08.11.2024Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 1272, datë 11.07.2024 të Gjykatës së Lartë dhe nr. 93, datë 17.05.2024 të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.29.07.2025-Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
-Konstatimin e cenimit të lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës, si dhe të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale për pjesën që ato nuk lidhen me objektin e hetimit penal.
-Asgjësimin e kopjeve të korrespondencës dhe të të dhënave personale të nxjerra nga celulari i kërkueses që nuk lidhen me objektin e hetimit penal.
-Vijimin e mbajtjes në sekuestro të kopjeve të korrespondencës dhe të të dhënave personale që lidhen me objektin e hetimit penal, duke ia nënshtruar kontrollit gjyqësor.
-Urdhërimin e zbatimit të garancive procedurale të parashikuara në arsyetimin e këtij vendimi për vijimin e mbajtjes në sekuestro të celularit si pajisje/send që mban korrespondencë dhe të dhëna personale.
-Ngarkimin e Prokurorisë së Posaçme për ekzekutimin e vendimit brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e tij, duke respektuar garancitë procedurale sipas arsyetimit të këtij vendimi.
4.Jo më pak se një e pesta e deputetëve të Kuvendit të Republikës së ShqipërisëNr. 6 (Nj) 2024 Regjistri Themeltar, datë 01.11.2024Shfuqizimi i ligjit nr. 21/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Marrëveshjet Ndërkombëtare. Pezullimi i zbatimit të ligjit nr. 21/2024 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 81/2017 “Për Zonat e Mbrojtura”, derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar për themelin e çështjes.31.07.2025Rrëzimin e kërkesës.
Scroll to Top