Vendime te muajit Maj 2025
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT MAJ 2025
Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese
Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
---|---|---|---|---|---|
1. | 1.Geg Ndoci, 2.Age Ndoci | Nr. 12 (G) 2024 Regjistri Themeltar, datë 31.10.2024 | Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-1095, datë 20.03.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; nr. 548, datë 10.03.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 12276, datë 22.12.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. | 02.05.2025 | 1.Pranimin e pjesshëm të kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1095, datë 20.03.2024 të Gjykatës së Lartë. 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
2. | 1.Festim Elezaj, 2.Eglantina Elezaj, 3.Fabiola Begaj | Nr. 18 (F) 2024 Regjistri Themeltar, datë 06.11.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të Rregullores së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, AMF, “Për trajtimin e dëmeve që mbulohen nga kontrata e sigurimit të detyrueshëm në sektorin e transportit”, Krerët III, IV, V, VI “Metodologjia e përllogaritjes së dëmit shëndetësor” Vlerësimi i dëmeve” dhe nenit 14, pika 1, shkronja “e” miratuar me vendimin e bordit të AMF nr. 53, datë 25.06.2009, ndryshuar me vendimin e bordit të AMF nr. 168, datë 13.12.2011, nr. 72, datë 04.04.2018 dhe nr. 91, datë 31.05.2019. Shfuqizimi i vendimeve nr. 00-2024-2568, datë 05.06.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nr. 970, datë 08.09.2014 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr. 7522, datë 30.06.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 02.05.2025 | 1.Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-2568, datë 05.06.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
3. | 1.Luan Mumajesi, 2.Isuf Mumajesi, 3.Majlinda Mumajesi, 4.Enver Mumajesi, 5.Pullumb Mumajesi | Nr. 10 (L) 2024 Regjistri Themeltar, datë 30.10.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe KEDNJ i vendimit nr. 00-2024-1060 (115), datë 13.03.2024 të Gjykatës së Lartë. | 19.05.2025 | -Pranimin e kërkesës. -Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1060 (115), datë 13.03.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën. -Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
4. | 1.Pëllumb Gjoka. 2.Shoqëria “Imperial Group” sh.a. 3. Kolë Gjoka | Nr. 23 (P) 2024 Regjistri Themeltar, datë 28.10.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-423, datë 07.03.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 167 (87-2023-270), datë 27.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të vendimit nr. 422, datë 23.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën e masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e paluajtshme të regjistruara në ASHK, Shkodër në emër të shoqërisë “Imperial Group” sh.a. dhe të shtetasit Kolë Gjoka (në ZK 3072 me nr. 1083/4 dhe 1083/6 në Vol. 10, fq. 86 dhe 88). | 20.05.2025 | Rrëzimin e kërkesës. |