Vendime përfundimtare të muajit MAJ 2026
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT MAJ 2026
Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese
| Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Dhimë Qurku Anastasia Qurku | Nr. 3 (Dh) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 04.07.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit Nr. 00-2025-709, datë 19.02.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit Nr. 20-2019-984/413, datë 16.12.2019 të Gjykatës së Apelit, Gjirokastër. Dërgimin e çështjes për vijimin e gjykimit pranë Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 06.05.2026 | 1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-709, datë 19.02.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
| 2 | 1.Xhonatan Muçaj 2.Nasi Hodo | Nr. 2 (Xh) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 07.07.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-2079 (314), datë 17.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 21.05.2026 | Rrëzimin e kërkesës. |
| 3 | Erion Veliaj | Nr. 37 (E) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 25.11.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vleftësuar përmes vendimit nr.14, datë 12.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; (ii) vendimit nr.13, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; (iii) vendimit nr.00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 2. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të subjektit të interesuar. | 25.05.2026 | 1.Pranimin e pjesshëm të kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-1153 (176), datë 08.07.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
| 4 | Ajlin Sharku, Kenin Sharku | Nr. 36 (A) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 14.07.2025 | Shfuqizimin e vendimit nr. 726, datë 19.02.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë | 26.05.2026 | Rrëzimin e kërkesës. |
| 5 | Xhevat Topi | Nr. 3 (Xh) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 14.07.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2025-681, datë 05.02.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtimin në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë. | 28.05.2026 | 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-681, datë 05.02.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim ne Gjykatën e Lartë. |
| 6 | Sanie Metushi, Dudi Shabani (Metushi) | Nr. 19 (S) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 09.07.2025 | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2025-553, datë 02.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; vendim nr. 97, datë 11.10.2022 i Gjykatës së Apelit, Vlorë dhe vendim nr. 62-2022-2874 ( 789), datë 08.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Fier | 28.05.2026 | 1-Pranimin e pjesshëm të kërkesës; 2-Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-553, datë 02.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 3-Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
| 7 | Fatmir Lala, Valbona Lala, Fatbardh Lala, Griselda Lala Orgito Lala | Nr. 23 (F) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 24.07.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-5053 i Vendimit (700), datë 04.12.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë (dhomë këshillimi) si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 28.05.2026 | 1.Pranimin e kërkesës; 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-5053 (700), datë 04.12.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
