Vendime te muajit Mars 2025

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT MARS 2025

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese

Nr.KËRKUESNUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAROBJEKTIDATA E VENDIMMARRJESDISPOZITIVI
1Shoqata “Dëshmitarët e Jehovait në Shqipëri”Nr. 23 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 29.07.2024Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i refuzimit nga institucionet shtetërore dhe gjyqësore të trajtimit të çështjes brenda një afati të arsyeshëm. Konstatimin e mungesës së mjeteve juridike efektive për përmbushjen e të drejtave sipas Konventës Evropianë dhe të drejtave kushtetuese të subjektit kërkues. Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të lirisë së mendimit, ndërgjegjes e fesë, trajtimit të barabartë dhe mosdiskriminimit. Rivendosjen e këtyre të drejtave kushtetuese të shkelura si pasojë e veprimeve dhe mosveprimeve të organeve të pushtetit ekzekutiv dhe gjyqësor, në mungesë të mjeteve juridike efektive për rivendosjen e të drejtave kushtetuese të cenuara.04.03.20251. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.

2.Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor brenda një afati të arsyeshëm.

3.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1360 datë 04.04.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.

3.Shqyrtimin e çështjes në Gjykatën Administrative të Apelit brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e vendimit.
2Dhurata Boçi,
Elvisa Boçi,
Rosela Boçi
Nr. 7 (Dh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 01.08.2024Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, i vendimit nr.00-2024-1447, datë 08.04.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.13.03.20251. Pranimin pjesërisht të kërkesës
2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1447, datë 08.04.2024, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
3. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.
3Ilir PajaNr. 5 (I) 2024 Regjistri Themeltar, datë 27.07.20241. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 370, datë 28.03.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, të vendimit nr. 1340, datë 28.07.2023 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe të vendimit nr. 00-2024-184, datë 06.02.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 2. Pezullimi i zbatimit të mëtejshëm të vendimit nr. 370, datë 28.03.2023 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe lirimin e menjëhershëm nga vuajtja e dënimit të kërkuesit Ilir Paja deri në një vendim përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.13.03.20251.Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-184, datë 06.02.2024, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
4Shoqëria “Ksamili Investment” sh.p.k.

Rebani Bocai
Nr. 22 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 12.07.20241. Shfuqizimi i vendimit nr. 13558/8823/5702/4829/4337, datë 10.11.2022 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe i vendimit nr. 00-2024-776, datë 29.02.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
2. Kthimi i çështjes për rigjykim në Gjykatën Administrative të Apelit ose Gjykatën e Lartë.
18.03.20251. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
1. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-776, datë 29.02.2024, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
2. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
5Dear MuçaNr. 18 (D) 2024 Regjistri Themeltar, datë 23.08.20241. Shfuqizimin e vendimit nr.00-2023-5683, datë 05.12.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 2. Konstatimi i shkeljes/cenimit të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm dhe përshpejtimi i procedurave të shqyrtimit të çështjes me përparësi. 3. Konstatimi i shkeljes së aksesit dhe i sigurisë juridike në një gjykatë të caktuar me ligj. 4. Detyrimin e Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë të shqyrtojë çështjen e kërkuesit me përparësi.25.03.20251. Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-5683, datë 05.12.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën.
3. Konstatimin e cenimit të së drejtës për një gjykim brenda afatit të arsyeshëm.
4. Detyrimin e Gjykatës Administrative të Apelit për të gjykuar çështjen e kërkuesit brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

6Elda Kozma,
Tea Kozma
Nr. 17 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 29.07.2024Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut i vendimit nr. 00-2023-3498 (508), datë 20.09.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë25.03.20251. Pranimin e kërkesës;
2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-3498 (508), datë 20.09.2023 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.
3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Scroll to Top