Vendime përfundimtare të muajit mars 2026
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT MARS 2026
Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese
| Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Alket Çela | Nr. 22 (A) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 17.04.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr.00-2024-5007, datë 17.12.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor, si rezultat i mosgjykimit të çështjes nr.01229 (31138-001164-86-2021), datë 09.04.2021 nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë brenda një afati të arsyeshëm. Urdhërimin e marrjes së masave të nevojshme dhe të domosdoshme për gjykimin sa më shpejt të çështjes nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë. | 03.03.2026 | 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-5007, datë 17.12.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën. 3. Konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshëm. |
| 2 | Gjergj Luka | Nr. 3 (Gj) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 16.04.2025 | Konstatimi i shkeljes së të drejtave kushtetuese të ankuesit përfshirë shkeljen e nenit 44 (e drejta për zhdëmtim), nenit 42 (e drejta për një proces të rregullt ligjor) dhe nenit 18 (barazia para ligjit). Të shfuqizojë vendimin nr. 00-2024-3708 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë për mospranimin e rekursit dhe të kthejë çështjen për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. Të urdhërojë organet përkatëse të garantojnë shpërblimin e plotë për punën e kryer nga ankuesi në përputhje me ligjin dhe vendimet përkatëse për periudhën 01.09.2001 - 30.03.2010 në përputhje me pagën minimale të përcaktuar në vendimin nr. 303, datë 25.03.2009 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve”. Kthimin e çështjes për shqyrtim në një proces të drejtë dhe të paanshëm në përputhje me standartet kushtetuese dhe ligjore. | 03.03.2026 | 1.Pranimin e pjesshëm të kërkesës. 2.Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-3708, datë 25.09.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
| 3 | Arjan Shtembari, Silvana Shtembari | Nr. 20 (A) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 08.04.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2024-4493, datë 13.11.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, nr. 2067, datë 06.10.2015 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Dërgimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues. | 04.03.2026 | 1.Rrëzimin e kërkesës. |
| 4 | Banka Kombëtare Tregtare | Nr. 13 (B) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 11.04.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 11950, datë 15.12.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr.1624, datë 01.07.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.00-2024-4563, datë 13.11.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 04.03.2026 | 1.Rrëzimin e kërkesës. |
| 5 | Banka Kombëtare Tregtare | Nr. 15 (B) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 22.04.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-4553, datë 06.11.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 05.03.2026 | 1.Pranimin e kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-4553, datë 06.11.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
| 6 | Edmond Hysenaj | Nr. 9 (E) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 11.04.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2024-1923 (290), datë 21.11.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. | 09.03.2026 | 1.Pranimin e kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1923 (290), datë 21.11.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. 4.Shpenzimet e përfaqësimit të kërkuesit në masën 30 000 lekë i ngarkohen Ministrisë Financave. |
| 7 | Qazim Musabelliu | Nr. 3 (Q) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 24.10.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.918, datë 25.06.2025 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. | 10.03.2026 | 1.Pranimin e kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 918, datë 25.06.2025 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 2.Konstatimin e shkeljes të së drejtës për gjykim brenda një afati të arsyeshëm në shqyrtimin e çështjes civile nr. 555/103/65/61/56/55/47 regjistri, datë 14.02.2018 në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat. |
| 8 | Dedë Nika | Nr. 8 (D) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 19.05.2025 | Rihapja e procesit gjyqësor dhe shfuqizimi i vendimit nr.33, datë 26.02.2021 të Gjykatës Kushtetuese si dhe rishqyrtimi i kërkesës së kërkuesit të paraqitur përpara Gjykatës Kushtetuese mbi të cilën u mor vendimi nr.33/2021 i kësaj gjykate. | 10.03.2026 | Rrëzimin e kërkesës. |
| 9 | Altin Bashli | Nr. 44 (A) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 22.09.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.377/30-2025-2655, datë 03.04.2025 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Konstatimin e cenimit të së drejtës për një gjykim brenda afatit të arsyeshëm. | 10.03.2026 | 1.Pranimin e kërkesës. 2.Konstatimin e cenimit të së drejtës së kërkuesit për një gjykim brenda afatit të arsyeshëm në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. |
| 10 | Bedrie Pana | Nr. 30 (B) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 22.09.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-1235, datë 09.04.2025 të Gjykatës së Lartë. | 10.03.2026 | 1.Pranimin e kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-1235, datë 09.04.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën. 3.Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm në gjykimin e çështjes civile nr. 21376-00590-10-2021, datë 10.05.2021 në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. |
| 11 | Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë”; Qendra “Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri – Balkan Investigative Reporting Network, Albania | Nr. 9 (Sh) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë01.04.2025 | Shfuqizimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 151, datë 06.03.2025 "Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line "Tik Tok", si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. | 11.03.2026 | 1. Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2. Konstatimin e cenimit të lirisë së shprehjes dhe të lirisë së shtypit si rezultat i zbatimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 151, datë 06.03.2025 "Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “Tik Tok”. |
