Vendime përfundimtare të muajit Nëntor 2025

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT NËNTOR 2025

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese

Nr.KËRKUESNUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAROBJEKTIDATA E VENDIMMARRJESDISPOZITIVI
1.Erion VeliajNr. 28 (E) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 29.09.2025Shfuqizimi i vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 539, datë 25.09.2025 “Për shkarkimin nga detyra të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.
Shfuqizimi i dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 "Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore", për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si i papajtueshëm me paragrafin 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës.
Pezullimi i efekteve juridike të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 1.10.2025 "Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për Kryetar Bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore", për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, në zbatim të efekteve pezulluese që paragrafi 2 dhe 3 i nenit 115 i Kushtetutës i njeh ankimit kushtetues të Kryetarit të Bashkisë, ndaj vendimit të Këshillit të Ministrave për shkarkimin, deri në marrjen e vendimit nga Gjykata Kushtetuese.
03.11.20251.Pranimin e kërkesës.
2.Shfuqizimin e vendimit nr. 539, datë 25.09.2025 të Këshillit të Ministrave “Për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
3.Shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, si të papajtueshëm me paragrafët 2 dhe 3 të nenit 115 të Kushtetutës.
4.Vazhdimin e masës së pezullimit të dekretit të Presidentit të Republikës nr. 350, datë 01.10.2025 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme vendore për kryetar bashkie, për disa njësi të qeverisjes vendore” për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë Tiranë, deri në hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
2.Aleksandër FadiliNr. 4 (A) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 30.01.2025Shfuqizimi i vendimit nr. 867-128, datë 05.07.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, i vendimit nr. 218, datë 14.05.2021 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr. 00-2024-1782, datë 05.11.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë me trup tjetër gjykues.05.11.20251. Pranimin pjesërisht të kërkesës;
2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1782, datë 05.11.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën;
3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
3.Swinkels Family Brewerss N.V.Nr. 4 (S) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 13.02.2025Rihapja e procesit gjyqësor dhe shfuqizimi i vendimit nr. 15, datë 11.03.2021 të Gjykatës Kushtetuese, si dhe rishqyrtimi i kërkesës së kërkuesit të paraqitur përpara Gjykatës Kushtetuese më datë 02.02.2018 për të cilin u mor vendimi nr. 15, datë 11.03.2021 i Gjykatës Kushtetuese.05.11.20251.Pranimin e kërkesës për rihapjen e procesit në Gjykatën Kushtetuese.
2.Shfuqizimin e vendimit nr. 15, datë 11.03.2021 të Gjykatës Kushtetuese vetëm për sa është disponuar në lidhje me pretendimin e kërkueses për cenimin e standardit të arsyetimit të vendimit gjyqësor.
3.Rrëzimin e ankimit kushtetues individual të kërkueses.
4.Bledar Bedini alias ImamiNr. 18 (B) 2024 i Regjistrit Themeltar, datë 31.12.2024


Shpallja si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-1611 (125), datë 22.05.2024 të Gjykatës së Lartë. Refuzimin e ekstradimit të shtetasit Bledar Bedini alias Imami nga Republika e Shqipërisë drejt Republikës së Italisë. 06.11.2025 Rrëzimin e kërkesës.

06.11.2025Rrëzimin e kërkesës.
5.Aleks ÇelaNr. 7 (A) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 13.02.2025

Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-3106 (321), datë 16.07.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.06.11.2025Rrëzimin e kërkesës.
6.Naureda LlagamiNr. 8 (N) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 14.10.2025


Shfuqizimin e vendimit nr. 80-25-3411, datë 13.10.2025 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në këtë gjykatë me një trup tjetër gjykues; ose në mënyrë alternative, nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson se ka juridiksion fillestar për shqyrtimin e kësaj mosmarrëveshjeje: Shfuqizimin e vendimit të Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë nr. 2, datë 30.09.2025 për zgjedhjen e z. Asim Vokshi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Shfuqizimin e vendimit të Komisionit të Votimit për nxjerrjen e rezultatit të votimit. Kthimin e çështjes Mbledhjes së Posaçme të Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë për të vendosur shpalljen e zgjedhjes së anëtares së Gjykatës Kushtetuese znj. Naureda Llagami.12.11.2025Rrëzimin e kërkesës.
7.Vega sh.aNr. 6 (V) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 10.06.2025Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2025-1831 (83), datë 19.02.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Prishjen/shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-1831 (83), datë 19.02.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 831 (86-2023-1153), datë 06.11.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit.17.11.2025Pushimin e gjykimit të çështjes për shkak të heqjes dorë nga kërkesa.
8.Maringlen QatoNr. 9 (M) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 19.05.2025Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr.00-2024-1979 (299), datë 04.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; vendimit nr.164 (87-2024-223), datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe vendimit nr.352, datë 24.06.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.19.11.2025Rrëzimin e kërkesës.
9.Bibë KazaNr. 6 (B) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 24.02.2025

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut të vendimit nr. 00-2024-3570, datë 19.09.2024. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.20.11.20251.Pranimin e kërkesës

2.Shfuqizimin e vendimit nr.00-2024-3570, datë 19.09.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë,

3.Dergimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.
10.Afroviti XufaNr. 32 (A) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 10.06.2025


Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-61, datë 16.01.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me nenin 6 të KEDNJ-së. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurave. Shfuqizimin e fjalës “/ose” në nenin 399/3, pika 1 të Kodit të Procedurës Civile dhe fjalinë “dhe nuk është ekzekutuar nga organi që ka kryer shkeljen vendimi i gjykatës, sipas pikës 1 të këtij neni” në nenin 399/4, pika 2 i Kodit të Procedurës Civile si të papajtueshëm me nenin 6 dhe 13 të KEDNJ-së.20.11.20251.Pranimin e pjesshëm të kërkesës

2.Shfuqizimin e vendimit nr. 77205-00133-00-2024, datë 16.01.2025, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.

3.Konstatimin e cenimit të së drejtës për një gjykim brenda afatit të arsyeshëm.

4.Shpenzimet e përfaqësimit të kërkueses në vlerën 25.000 lekë i ngarkohen Ministrisë së Financave.


Scroll to Top