Vendime përfundimtare të muajit Nëntor 2026
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT NËNTOR 2026
Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese
| Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJE | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|
| Laurenc Duda | Nr. 16 (L) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 03.12.2025 | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-229, datë 11.02.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në atë gjykatë, me tjetër trup gjykues, për shkak se ndaj meje është zhvilluar një procesi parregullt ligjor, pasi njëri nga anëtaret e trupit gjykues të Kolegjit që ka vendosur mospranimin e rekursit (Z. Sokol Binaj), ka marrë pjesë si anëtar i trupës gjyqësore në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar që ka disponuar mbi kërkesën time për zëvendësimin e masës së sigurimit personal. | 02.11.2026 | 1.Rrëzimin e kërkesës. |
