Vendime te muajit Prill 2025

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT PRILL 2025

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese

Nr.KËRKUESNUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAROBJEKTIDATA E VENDIMMARRJESDISPOZITIVI
1.Kliton SpahiuNr. 18 (K) 2024 Regjistri Themeltar, datë 23.10.2024Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-3089, datë 11.07.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe gjykimi i çështjes me procedurë të përshpejtuar nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.03.04.20251. Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-3089, datë 11.07.2024 të Kolegji Administrativ të Gjykatës së Lartë.
3. Konstatimin e cenimit të së drejtës për një gjykim brenda afatit të arsyeshëm.
4. Detyrimin e Gjykatës Administrative të Apelit ta shqyrtojë çështjen me përparësi.
2.Kliton SpahiuNr. 19 (K) 2024 Regjistri Themeltar, datë 23.10.2024Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-2809, datë 02.07.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe gjykimi i çështjes me procedurë të përshpejtuar nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë.03.04.20251.Pranimin e kërkesës.
2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-2809, datë 02.07.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.
3.Konstatimi i cenimit të së drejtës për një gjykim brenda afatit të arsyeshëm.
4.Detyrimin e Gjykatës Administrative të Apelit ta shqyrtojë çështjen me përparësi.
3.Aleksander GjonmarkajNr. 38 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 19.09.2024Shpalljen antikushtetues dhe shfuqizimin e vendimeve gjyqësore nr. 00-2024-797, datë 02.05.2024 të Gjykatës së Lartë; nr. 233, datë 17.06.2019 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr. 555, datë 20.10.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë. Kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë.10.04.20251.Pranimin e kërkesës pjesërisht
2.Shfuqizimin e vendimeve nr. 233, datë 17.06.2019 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe nr. 00-2024-797, datë 02.05.2024 të Gjykatës së Lartë.
3.Kthimin e çështjes për gjykim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

4.1.Qerime Hoti

2.Qanil Hoti
Nr. 2 (Q) 2024 Regjistri Themeltar, datë 23.09.2024Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. (80-2024-501) 492, datë 23.02.2024 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.10.04.2025Rrëzimin e kërkesës.
5.Shoqëria “Egzon Kalaja Comfort” sh.p.k.Nr. 24 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 23.09.2024Shfuqizimin i vendimit nr. 819, datë 21.03.2024 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.10.04.20251.Pranimin e kërkesës
2.Shfuqizimin e vendimit nr. 819, datë 21.03.2024, të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
3.Kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.
6.Arben AhmetajNr. 23 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 18.06.20241.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr. 296, datë 17.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nr. 37, datë 10.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2023-20248, datë 07.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, për shkak të cenimit të së drejtës së pronës së kërkuesit dhe të së drejtës për të patur vendim gjyqësor të arsyetuar. 2. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.11.04.20251. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 37, datë 10.08.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2023-2048, datë 07.12.2023 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, në pjesën që lidhet me sekuestrimin e pasurive:
- Apartament me nr. xxx, rruga “Reshit Çollaku”, Tiranë.
- Llogari bankare nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank.
- Depozitë nr. xxx, pranë Intesa SanPaolo Bank.
3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
4. Anonizimin e të dhënave personale në tekstin e vendimit që publikohet.
7.Gjykata Administrative e Shkallës së Parë TiranëNr. 4 (Gj) 2024 Regjistri Themeltar, datë 11.10.2024Interpretim të kushtetutshmërisë së nenit 6, pika 5 të ligjit nr.95/2016 "Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar"23.04.20251.Rrëzimin e kërkesës.
8.Ilir LleshiNr. 14 (I) 2024 Regjistri Themeltar, datë 17.10.20241. Shfuqizimin dhe shpalljen si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit “Për kthimin e kërkesës” Nr. 77105-00071-00-2024 i Regjistrit Themeltar Nr. 00-2024-3390 i vendimit datë 01.08.2024 të Gjykatës së Lartë, marrë njoftim/dijeni më datë 09 shtator 2024 referuar “Dëftesës së komunikimit”, datë 04.09.2024 të Gjykatës së Lartë (këtu e më poshtë referuar si “vendimi 3390/2024 i GJL”; dhe 2. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurës së gjykimit nga Gjykata Administrative e Apelit për sa i përket çështjes Nr. 13703 Akti dhe nr. sistemi 31112-01973-86-2018, datë regjistrimi 24 maj 2018 në lidhje me vendimin nr. 1156, datë 29.03.2018 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë; dhe 3. Urdhërimin e Gjykatës Administrative të Apelit që ka të regjistruar çështjen me Nr. 13703 Akti dhe nr. sistemi 31112-01973-86-2018, datë regjistrimi 24 maj 2018 të procedojë brenda një afati të arsyeshëm të shqyrtimit të kësaj çështjeje; dhe 4. Konstatimi i shkeljes së aksesit në një gjykatë të caktuar me ligj për shkak të kthimit të kërkesës së paraqitur nga kërkuesi dhe me pa të drejtë ankimi ndaj vendimit 3390/2024 të Gjykatës së Lartë; dhe 5. Konstatimi i mungesës së një mjeti efektiv për konstatimin, dëmshpërblimin dhe përshpejtimin e procedurave të sipërpërmendura; dhe 6. Konstatimin e statusit të “viktimës” përgjatë procesit gjyqësor si pasojë dhe rrjedhojë direkt e shkeljes së aksesit në një gjykatë të krijuar me ligj dhe afatit të arsyeshëm në përputhje me Scordino kundër Italisë; dhe 7. Rehabilitimi dhe zhdëmtimi në përputhje me ligjin, pasi dëmi/dëmtimi është shkaktuar/ka ardhur për shkak të vendimit të paligjshëm dhe të konkretizuar sipas vendimit 3390/2024 të Gjykatës së Lartë; dhe 8. Pas konstatimit të shkeljeve veçmas dhe të gjitha së bashku (1) deri (7) të caktojë një shpërblim të drejtë në referim të Olivieri dhe të tjerë kundër Italisë dhe Verrascina dhe të tjerë kundër Italisë.23.04.20251.Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
2.Shfuqizimin e vendimit nr.00-2024-3390, datë 01.08.2024 të Gjykatës së Lartë.

3.Konstatimin e cenimit të së drejtës së shqyrtimit të kërkesës brenda një afati të arsyeshëm.

9.Veli PërlekaNr. 8 (V) 2024 Regjistri Themeltar, datë 06.08.2024Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimeve nr. 1023 (86-2023-1558) të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë; nr. 00-2024-1414, datë 08.04.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë; vendimit unifikues nr. 3, datë 24.11.2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë23.04.20251.Pranimin e kërkesës pjesërisht.
2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1414, date 08.04.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.
3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
10. Ismet IsufiNr. 7 (I) 2024 Regjistri Themeltar, datë 30.07.2024Shfuqizimin e vendimit nr.1416, datë 08.04.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe të vendimit nr.695, datë 05.10.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dhënia e një shpërblimi të drejtë për tejzgjatje të skajshme të afatit të arsyeshëm ligjor të procesit gjyqësor 12 vjeçar, në respektim të nenit71/ç të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.23.04.20251. Pranimin e pjesërisht të kërkesës.
2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1416, datë 08.04.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.
3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
11.1.Arjan Çelaj alias Edison ÇelajNr. 47 (A) 2024 Regjistri Themeltar, datë 05.11.2024Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-929, datë 23.05.2024 i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë29.04.20251.Pranimin e kërkesës
2.Shfuqizimin e vendimit të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë nr. 00-2024-929 datë 23.05.2024.

3.Kthimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.
12.1.Edmond MamushiNr. 28 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 30.10.2024Shfuqizimi i vendimeve nr. 22/22-2018-127, datë 17.04.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet; nr. 20-2018-830/104, datë 17.10.2018 të Gjykatës së Apelit Gjirokastër; nr. 00-2024-1285, datë 11.07.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kthimi i çështjes për rigjykim.29.04.20251.Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1285, datë 11.07.2024, të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
13.Tunxh VatnikajNr. 13 (T) 2024 Regjistri Themeltar, datë 16.10.2024Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 42, datë 28.02.2020 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe nr. 310, datë 11.07.2024 të Gjykatës së Lartë (Kolegji Administrativ). 2. Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 243, datë 29.10.2019 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për refuzimin e kërkesës së z. Tunxh Vatnikaj për kthimin në funksionin e gjyqtarit.30.04.20251. Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-3030 (310), datë 11.07.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën.
3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
14.Rafet DokollariNr. 10 (R) 2024 Regjistri Themeltar, datë 10.12.2024Konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimi i procedurave në procedurën e ekzekutimit të titullit ekzekutiv, vendimit nr. 413, datë 08.06.2017. Detyrimi i Këshillit të Ministrave të dëmshpërblejë dëmin financiar për vonesën e pagesës, si dhe fitimin e munguar.30.04.20251.Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
2.Konstatimin e cenimit të së drejtës për proces të rregullt ligjor në aspektin e së drejtës për ekzekutimin e vendimit të gjykatës brenda afatit të arsyeshëm.
Scroll to Top