Vendime përfundimtare të muajit prill 2026
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT PRILL 2026
Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese
| Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Sali Hasa | Nr. 17 (S) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 13.06.2025 | Shfuqizimi pjesërisht si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 18, datë 23.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me të cilin është ndryshuar vendimi nr.36, datë 31.05.2022 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me të pandehurin Sali Hasa sipas të cilit ky ishte shpallur i pafajshëm për veprën penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga nenin 257/a/2 të Kodit Penal dhe deklarimi fajtor i të pandehurit Sali Hasa për kryerjen e kësaj vepre penale dhe dënimi i tij me 1 (një) vit burgim; i vendimit nr. 00-2024-1823 (281), datë 14.11.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë me të cilin ndërmjet të tjerave është vendosur mospranimi i rekursit të paraqitur nga i gjykuari Sali Hasa kundër vendimit nr. 18, datë 23.03.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për dënimin për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal. | 02.04.2026 | 1.Rrëzimin e kërkesës. |
| 2 | Luan Marra | Nr. 9 (L) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 29.05.2025 | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2024-2078, datë 11.07.2024 të Gjykatës së Lartë; nr.22, datë 31.01.2020 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe nr.74, datë 12.03.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat. | 02.04.2026 | 1.Rrëzimin e kërkesës. |
| 3 | Akile Dine | Nr. 28 (A) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 20.05.2025 | Shfuqizimin e vendimit nr.00-2024-2457, datë 11.06.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2.Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues. | 02.04.2026 | 1.Rrëzimin e kërkesës. |
| 4 | Jasin Kala alias Avdyli | Nr. 2 (J) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 26.05.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-147, datë 30.01.2025 të Gjykatës së Lartë, nr. 19, datë 04.04.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 08, datë 04.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me tjetër trup gjykues. | 07.04.2026 | 1.Rrëzimin e kërkesës. |
| 5 | Ilir Metaj | Nr. 10 (I) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 18.07.2025 | Shfuqizimi si antikushtetuese i vendimit nr. 57, datë 27.02.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; vendimin nr. 59 (87-2024-333), date 19.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimin nr. 125, datë 20.10.2024 dhe nr. 130, date 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | 08.04.2026 | Rrëzimin e kërkesës. |
| 6 | Altina Nasufi | Nr. 33 (A) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 13.06.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimeve nr. 00-2024-4940, datë 12.12.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, nr. 44 (86-2023-775), datë 14.07.2023 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe nr. 537, datë 14.12.2022 të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për vlerësimin etik dhe profesional të gjyqtares Altina Nasufi për vitin 2021” me nivelin e vlerësimit të përgjithshëm “shumë mirë” dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në Këshillin e Lartë Gjyqësor për rimarrjen në shqyrtim të vlerësimit etik dhe profesional të gjyqtares Altina Nasufi për vitin 2021. | 08.04.2026 | Rrëzimin e kërkesës. |
| 7 | Dritan Gjeli | Nr. 12 (D) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 16.06.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2022-1571 (186) datë 23.05.2022 i Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë me tjetër trup gjykues. | 21.04.2026 | 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-1571 (186), datë 23.05.2022 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. 3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
| 8 | 1.Shoqëria tregtare “Restur” sh.p.k., 2.Shoqëria tregtare “Mediterranean Investment Group” sh.p.k., 1. Redi Molla, 2. Ollga Molla | Nr. 20 (Sh) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 27.06.2025 | Shfuqizimi si antikushtetues të vendimit nr.00-2024-2041 (307), datë 12.12.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; te vendimit nr.162 (87-2024-219), datë 31.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe vendimit nr.388, datë 05.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar | 21.04.2026 | 1.Rrëzimin e kërkesës. |
| 9 | Sokol Lila | Nr. 18 (S) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 25.06.2025 | Shfuqizimi e vendimit Nr. 00-2025-749 (107), datë 26.02.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 22.04.2026 | 1.Pranimin e kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-749 (107), datë 26.02.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
| 10 | Ermal Kurtulaj | Nr. 21 (E) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 01.08.2025 | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 00-2025-20 (1), datë 14.01.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; vendimin 32 (87-2024-228), datë 07.08.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.73, datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe vendimin nr. 65, datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | 28.04.2026 | Rrëzimin e kërkesës. |
| 11 | Arben Braçe | Nr. 38 (A) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 23.07.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me nenin 6 KEDNJ të vendimit nr. 00-2025-826 (100), datë 06.03.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, njoftuar më datë 08.04.2025. Pezullimi i vendimit nr.00-2025-826 (100), dt.06.03.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, me të cilin është vendosur ndryshimi i vendimit nr.1805, datë 26.04.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe të vendimit nr.2967, datë 02.06.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si dhe rrëzimin e padisë, njoftuar më datë 08.04.2025, duke shkelur rëndë të drejtat themelore të kërkuesit. | 30.04.2026 | 1. Pranimin e kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-826 (100), datë 06.03.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
