Vendime përfundimtare të muajit Qershor 2025
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT QERSHOR 2025
Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese
| Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|
| 1. | Shoqëria “Marlen” sh.p.k. | Nr. 36 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 31.10.2024 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën i vendimit nr. 00-2024-1166 (117), datë 25.03.2024 të Kolegji Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë Tiranë me tjetër trup gjykues | 04.06.2025 | 1- Pranimin e pjesshëm të kërkesës; 2- Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1166 (117), datë 25.03.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë vetëm në lidhje me kërkimin për kthimin e shumës së paguar si taksë e ndikimit në infrastrukturë. 3- Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë. |
| 2. | Kristofor Robo Arba Lina | Nr. 3 (K) 2025 Regjistri Themeltar, datë 20.01.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2024-3542, datë 26.06.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm në gjykimin e çështjes civile nr.7363 regj., nr.112016-00206-30-2022 në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Rregullimin e pasojave me detyrimin e gjykatës për gjykimin e kësaj çështje menjëherë. | 04.06.2025 | 1-Pranimin e kërkesës; 2-Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-3542, datë 26.06.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë; 3-Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm në gjykimin e çështjes civile nr. 7363 e regjistruar me nr. 11216-00206-30-2022, në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. 4-Detyrimin për gjykimin e çështjes në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. |
| 3. | Shoqëria “Erda” sh.p.k. | Nr. 34 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar, datë 18.11.2024 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2023-1328 (173), datë 04.04.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën. Dërgimi i çështjes për rigjykim në të njëjtën gjykatën tjetër trup gjykues. | 10.06.2025 | 1.Pranimin e kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2023-1328(173), datë 04.04.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën. 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
| 4. | Esat Çoji | Nr. 30 (E) 2024 Regjistri Themeltar, datë 15.11.2024 | Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 209, datë 13.05.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. | 17.06.2025 | 1.Pranimin e kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-3472 (209), datë 13.05.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. 3.Dergimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
| 5. | Mimoza Margjeka | Nr. 23 (M) 2024 Regjistri Themeltar, datë 18.11.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2024-1625 (195), datë 24.07.2024 të Gjykatës së Lartë, vendimit nr.457, datë 27.10.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendimit nr.171, datë 09.11.2022 të Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. | 17.06.2025 | 1.Pranimin e kërkesës. 2.Shfuqizimin si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 457, datë 27.10.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; nr. 171, datë 09.11.2022, të Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar; nr. 00-2024-1625 (195), datë 24.07.2024, të Gjykatës së Lartë. 3.Konstatimin e cenimit të lirisë personale. |
| 6. | Fatos Gjini | Nr. 19 (F) 2024 Regjistri Themeltar, datë 11.11.2024 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 00-2022-3138 (393), datë 22.11.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. | 24.06.2025 | 1.Pranimin e kërkesës 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2022-3138 (393), datë 22.11.2022, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kthimi i çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë |
