Vendime përfundimtare të muajit shkurt 2026
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT SHKURT 2026
Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese
| Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë | Nr. 30 (K) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 21.11.2025 | Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave. Shfuqizimi i vendimeve nr. 118, datë 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë. Shfuqizimi i vendimit nr. 120, datë 22.11.2025 të GJKKO-së së Shkallës së Parë, për pjesën që ka disponuar për vazhdimin e zbatimit të masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, si një akt që cenon garancinë e imunitetit të anëtarit të Këshillit të Ministrave, parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e organeve, që Kushtetuta ka caktuar si autoritete, që propozojnë, emërojnë dhe miratojnë ministrat në detyrë. Pezullimi i efekteve të vendimit deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese. Interpretimi i pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës, në kuptimin që "Anëtari i Këshillit të Ministrave, duke gëzuar imunitetin e deputetit, përfiton nga të gjitha garancitë procedurale, që i njeh jo vetëm Kushtetuta këtij të fundit, por edhe legjislacioni procedural penal. | 06.02.2026 | 1.Rrëzimin e kërkesës. 2.Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës 12.12.2025. 3.Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. |
| 2 | Endri Kotherja | Nr. 7 (E) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 07.04.2025 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 363, datë 23.09.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. | 11.02.2026 | 1.Rrëzimin e kërkesës. |
| 3 | Kadri Pazari Engjëll Kazazi | Nr. 5 (K) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 22.01.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2024-2489, datë 12.06.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe nr.1442, datë 05.06.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë. | 11.02.2026 | 1.Rrëzimin e kërkesës. |
| 4 | Valentina Kodheli | Nr. 3 (V) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 04.04.2025 | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr.00-2024-2102 (205), datë 09.05.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr.797, datë 23.02.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit. | 11.02.2026 | 1. Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-2102(205), datë 09.05.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
| 5 | Amalia Zerri | Nr. 19 (A) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 07.04.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-3320, datë 19.07.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. | 16.02.2026 | 1. Rrëzimin e kërkesës. |
| 6 | Shoqëria tregtare International Distribution For Albania (IDA) Sh.A. | Nr. 11 (Sh) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 22.04.2025 | 1.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-13, datë 14.01.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr.3014, datë 28.06.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. 2. Kthimin e çështjes për rigjykim në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë me tjetër trup gjykues” Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-748, datë 27.02.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor. Urdhërimin e Gjykatës së Lartë për gjykimin me përparësi të çështjes me nr. 11115-00646, datë regjistrimi 04.11.2022. | 17.02.2026 | 1.Pranimin e kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-13, datë 14.01.2025 të Gjykatës së Lartë. 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
| 7 | Arben Frroku | Nr. 21 (A) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 08.04.2025 | Rihapje e procesit gjyqësor në ngarkim të të dënuarit Arben Frroku. Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr. 73, datë 29.06.2015 të ish-Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, nr. 443, datë 08.06.2017 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Kthimi i çështjes për rigjykim pranë gjykatës kompetente duke urdhëruar rigjykimin e saj me tjetër trup gjykues. | 17.02.2026 | 1.Pranimin e kërkesës për rihapjen e procesit në Gjykatën Kushtetuese. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 14, datë 24.04.2018 të Gjykatës Kushtetuese. 3.Rrëzimin e ankimit kushtetues individual të kërkuesit. |
| 8 | Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë | Nr. 3 (U) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 03.04.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 1 dhe 2 të ligjit nr. 33/2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”” që parashikojnë: 1- “a) paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë e cila është e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.36 me pagën e Presidentit të Republikës” dhe 2- “2. Për vitin 2023 paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë përllogaritet sipas këtij ligji nga data 1 prill duke u bazuar, për efekt të përllogaritjes, në pagën e Presidentit të Republikës me vlerë 425000 (katërqind e njëzet e pesë mijë) lekë. | 17.02.2026 | 1.Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2.Shfuqizimin e fjalisë së parë të shkronjës “a” të nenit 1, si dhe të pikës 2 të nenit 2 të ligjit nr. 33/2023, datë 25.05.2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3.Detyrimin e Kuvendit të miratojë ndryshimet ligjore të nevojshme, sipas arsyetimit të këtij vendimi, brenda datës 31.07.2026. 4.Efektet e shfuqizimit sa më lart hyjnë në fuqi ditën e hyrjes në fuqi të ndryshimeve ligjore dhe, në çdo rast, jo më vonë se data 31.07.2026. 5.Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare. |
| 9 | Hysnie Mahmuti, Melaize Ruli, Lale Meçi | Nr. 7 (H) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 29.04.2025 | Rihapje e procesit pranë Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimin e vendimit nr. 199, datë 02.11.2016 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2016-528, datë 18.02.2016 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe nr. 10029, datë 09.12.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. | 23.02.2026 | 1. Rrëzimin e kërkesës për rihapjen e procesit kushtetues. 2. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
| 10 | Jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Replikës së Shqipërisë | Nr. 6 (J) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 23.09.2025 | Shfuqizimi i vendimit nr.57, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 23.02.2026 | 1. Pranimin e kërkesës 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 57/2025 të datës 16.09.2025 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Efektet shfuqizuese të këtij vendimi hyjnë në fuqi 30 ditë nga data e botimit në Fletoren Zyrtare. |
| 11 | Shoqeria "Geci " sh.p.k. | Nr. 5 (Sh) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 28.02.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-4330 (460), datë 31.10.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, pasi është dhënë në shkelje të së drejtës për t’u gjykuar nga një gjykatë e paanshme dhe kthimin e çështjes për gjykim në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë. | 24.02.2026 | 1. Rrëzimin e kërkesës. |
| 12 | Shadije Lika | Nr. 10 (Sh) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 15.04.2025 | Shfuqizimin e vendimeve nr. 00-2024-312, datë 27.02.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë dhe nr. 158, datë 06.02.2019 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Dërgimi e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues. | 24.02.2026 | 1.Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-312, datë 27.02.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën. 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
