Vendime përfundimtare të muajit Shtator 2025
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT SHTATOR 2025
Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese
| Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|
| 1. | Drita Pulleja, Gani Qatipi, Luljeta Qatipi, Gazmir Qatipi, Dorina Qatipi, Florian Qatipi | Nr. 14 (D) 2024 i Regjistrit Themeltar, datë 22.07.2024 | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-698, datë 17.01.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 18.09.2025 | 1.Pranimin e kërkesës 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-698, datë 17.01.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë 3.Kthimi i çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
| 2. | Tom Dedaj | Nr.3 (T)2025 i Regjistrit Themeltar, datë 03.04.2025 | Ndreqjen e gabimit sa i takon vendimit nr.4, datë 21.01.2025 të Gjykatës Kushtetuese shpallur më datën 19.02.2025 për sa i takon miratimit të shpenzimeve gjyqësore. | 18.09.2025 | 1.Pranimin e pjesshëm të kërkesës. 2.Plotësimin e vendimit nr. 4, datë 21.01.2025 të Gjykatës Kushtetuese në dispozitivin e tij si më poshtë: “Shpenzimet e përfaqësimit të kërkuesit në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë i ngarkohen Ministrisë së Financave.”. 3.Një kopje e këtij vendimi i bashkohet vendimit përfundimtar nr. 4, datë 21.01.2025 të Gjykatës Kushtetuese. |
| 3. | Astrit Meli | Nr. 48 (A) 2024 i Regjistrit Themeltar, datë 16.12.2024 | Rihapja e procesit përpara Gjykatës Kushtetuese. Shfuqizimi i vendimit nr.12, datë 09.03.2021 të Gjykatës Kushtetuese. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.580, datë 16.03.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; nr.390, datë 23.04.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë; nr.00-2017-899 (72), datë 13.06.2017 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 22.09.2025 | 1.Pranimin e kërkesës për rihapjen e procesit. 2.Shfuqizimin e vendimit nr.12, datë 09.03.2021, të Gjykatës Kushtetuese, për sa është disponuar në lidhje me pretendimet për cenimin e parimit të barazisë së armëve dhe standardin e arsyetimit të vendimit gjyqësor. 3.Rrëzimin e ankimit kushtetues për pretendimet për cenimin e parimit të barazisë së armëve dhe standardin e arsyetimit të vendimit gjyqësor. |
| 4. | Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë | Nr. 9 (Gj) 2024 i Regjistrit Themeltar, datë 20.12.2024 | Shfuqizimin si antikushtetues të nenit 123, pika 2, germa “ë” të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, “Leje drejtimi i kategorisë “B” është i vlefshme në territorin kombëtar për të drejtuar mjete rrugore me tri rrota, me fuqi më të madhe se 15 KW, si dhe motomjetet e kategorisë A1, me kusht që mbajtësi i leje drejtimit të jetë, të paktën 21 vjeç”. Pjesën që kualifikon si kusht që mbajtësi i leje drejtimit të jetë të paktën 21 vjeç, për drejtimin e motomjeteve të kategorisë A1 dhe e dënon penalisht këtë kusht moshe për drejtimin e motomjeteve, kur provohet se personi ka leje drejtimi të kategorisë B që është e vlefshme edhe për drejtimin e motomjeteve të kategorisë A1, di rregullat e qarkullimit rrugor dhe është i aftë të drejtojë motomjetin respektiv, pasi vjen në kundërshtim me nenin 4,17,18,29,33,42 dhe 135 të Kushtetutës dhe nenin 6 dhe 7 të KEDNJ. | 24.09.2025 | Rrëzimin e kërkesës. |
| 5. | Kostandin Xholli | Nr. 24 (K) 2024 i Regjistrit Themeltar, datë 06.12.2024 | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-1183, datë 19.03.2024 të Gjykatës së Lartë dhe i vendimit nr. 10-2015-1185 (523), datë 19.05.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në gjykatën kompetente të apelit. | 25.09.2025 | 1. Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1183, date 19.03.2014 të Gjykatës së Lartë. 3.Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë |
| 6. | Bardhyl Ibra | Nr. 16 (B) 2024 i Regjistrit Themeltar, datë 20.12.2024 | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-3271, datë 23.07.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Zhvillimi i gjykimit nga një gjykatë jo kompetente për shkak të konflikteve të herë pas hershme me gjyqtaren Arbena Ahmeti duke qenë relatore e çështjes. Ajo vetë duhet të bënte dorëheqje në bazë të nenit 72 – 76 të KPC. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm të parashikuar nga pika 2 e nenit 399/7 të KPC të kërkesës time, nr. regjistrimi 31138-04501-86-2017, datë 11.09.2017 pranë sekretarisë së Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe përshpejtimin e gjykimit të çështjes sa më parë të jetë e mundur, pasi edhe sot nuk është gjykuar. | 25.09.2025 | 1.Rrëzimin e kërkesës. |
