Vendime përfundimtare të muajit Shtator 2026

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT SHTATOR 2026

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese

Nr.KËRKUESNUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAROBJEKTIDATA E VENDIMMARRJEDISPOZITIVI
1Irfan (alias Stefan) Sulaj Dëfrim alias Afrim Çela alias ÇelaNr. 15 (I) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 23.10.2025Shfuqizimi i vendimeve nr. 62, datë 27.10.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 26, datë 17.05.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-1003, datë 12.06.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë dhe kthimin e çështjes për rigjykim pranë gjykatës kompetente duke urdhëruar rigjykimin e saj me tjetër trup gjykues.17.09.20261.Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2.Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-1003, datë 12.06.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën. 3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
2Myrshit VorpsiNr. 20 (M) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 07.10.2025Shfuqizimin e vendimeve nr.00-2025-2375, datë 03.06.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr. 1975 (86-2024-2151), datë 19.11.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit me tjetër trup gjykues.22.09.20261. Pranimin e pjesshëm të kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-2375, datë 03.06.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3.Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.
3Arben KovaçiNr. 53 (A) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 18.11.2025Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-2119, datë 03.06.2025 të Gjykatës së Lartë; nr. 2240, datë 31.05.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe nr. 566 (80-2016-584), datë 15.02.2016 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë.24.09.20261.Pranimin e pjesshëm të kërkesës

2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-2119, datë 03.06.2025, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, për pjesën qe lidhet me rekursin e kërkuesit, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.


4Jo më pak se 1/5 e Deputetëve të Kuvendit të ShqipërisëNr. 1 (Nj) 2026 i Regjistrit Themeltar, datë 12.01.2026

1.Verifikimin e çështjes që lidhet me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmëritë në ushtrimin e funksioneve të Avokatit të Popullit, përfshirë verifikimin e procedurës së zgjedhjes së shtetasit Endri Shabani në këtë detyrë, si dhe konstatimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë. 2. Shfuqizimin e vendimit nr.111, datë 11.12.2025 “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Shqipërisë. 3. Pezullimin e vendimit nr.111, datë 11.12.2025 “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”, të Kuvendit të Shqipërisë, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese29.09.20261.Rrëzimin e kërkesës.


51.Artur Likaj, 2.Behar LikajNr. 50 (A) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 04.11.2025

Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 2154, datë 24.05.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit; Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2025-2107, datë 03.06.2025 të Gjykatës së Lartë; Lënien në fuqi të vendimit nr. 187, datë 10.03.2016 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Shkodër.01.10.20261.Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
2.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 00-2025-2017, datë 03.05.2025 të Gjykatës së Lartë për pjesën që lidhet me rekursin e kërkuesit.
3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

61.Aurel Koçibelli, 2.Renato Koçibelli, 3.Servet
Fekaj
4.Sezai Shehu
Nr. 52 (A) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 06.11.2025

Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2025-2077, datë 27.05.2025 i Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe vendimit nr. 2205, datë 17.12.2024 të Gjykatës Administrative të Apelit.01.10.20261.Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2.Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-2077, datë 27.05.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën.
3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
Scroll to Top