Vendime përfundimtare të muajit Tetor 2025

NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT TETOR 2025

Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese

Nr.KËRKUESNUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAROBJEKTIDATA E VENDIMMARRJESDISPOZITIVI
1.Zyra Përmbarimore Private ARBNr. 4 (Z) 2024 i Regjistrit Themeltar, datë 24.12.2024,
dhe
Nr. 2 (Z) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 25.02.2025,
Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-2474, datë 21.05.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Shfuqizimi i vendimeve nr. 8890, datë 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë; nr. 701, datë 23.03.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë; nr. 00-2024-3825, datë 11.09.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Konstatimi i shkeljes së aksesit në një gjykatë të krijuar me ligj. Konstatimi i shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimi i procedurës së gjykimit nga kolegji tjetër i Gjykatës së Lartë, për sa i përket çështjes nr. 11243-02837-00-2017, datë 14.09.2017, në lidhje me vendimin nr. 8890, datë 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr. 701, datë 23.03.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë.
Konstatimi i mungesës së një mjeti efektiv për konstatimin, dëmshpërblimin dhe përshpejtimin e procedurave të sipërpërmendura. Konstatimi i statusit të “viktimës” përgjatë procesit gjyqësor, si pasojë dhe rrjedhojë direkt e shkeljes së aksesit në një gjykatë të krijuar me ligj dhe afatit të arsyeshëm, në përputhje me vendimin Scordino kundër Italisë.
Rehabilitimi dhe zhdëmtimi në përputhje me ligjin, pasi dëmi/dëmtimi është shkaktuar/ka ardhur për shkak të aktit të paligjshëm konkretizuar me shkresën 3103/1/2020 të kancelarit të Gjykatës së Lartë dhe urdhrit “Për konstatimin e të metave të kërkesës”, datë 30.04.2024 të Gjykatës së Lartë, si dhe të shkeljes së afatit të arsyeshëm në gjykim.
07.10.20251. Rrëzimin e kërkesës.
2.Zyra Përmbarimore Private ARBNr. 3 (Z) 2024 i Regjistrit Themeltar, datë 24.12.2024Shfuqizimin dhe shpalljen si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.77205-00024-00-2024 akti, nr.00-2024-2946 i vendimit, datë 09 korrik 2024 të Gjykatës së Lartë, marrë njoftim, më datë 07 tetor 2024, ora 04:08 PM (Referuar emalit të GjL). Konstatimi i shkeljes së aksesit në një gjykatë të krijuar me ligj. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurës së gjykimit nga Kolegji tjetër i Gjykatës së Larë për sa i përket çështjes me nr.11118-00653-00-2019, datë regjistrimi 13.03.2019, në lidhje me vendimin nr.4868, datë 06.06.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.42, datë 21.01.2019 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Konstatimi i mungesës së një mjeti efektiv për konstatimin, dëmshpërblimin dhe përshpejtimin e procedurave të sipërpërmendura. Konstatimin e statusit të “viktimës” përgjatë procesit gjyqësor si pasojë dhe rrjedhojë direkt e shkeljes së aksesit në një gjykatë të krijuar me ligj dhe afatit të arsyeshëm, në përputhje me Scordino kundër Italisë. Rehabilitimi dhe zhdëmtimi në përputhje me ligjin, pasi dëmi/dëmtimi është shkaktuar/ ka ndodhur për shkak të vendimit “Për plotësimin e të metave të kërkesës” datë 30.04.2024 të Gjykatës së Lartë dhe shkeljes së afatit të arsyeshëm në gjykim.09.10.20251.Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
2.Shfuqizimin e vendimit nr. 77205-00024-00-2024 akti, nr. 00-2024-2946 i vendimit, datë 09.07.2024 të Gjykatës së Lartë.
3.Konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda aftit të arsyeshëm.
4.Detyrimin e Gjykatës së Lartë ta shqyrtojë çështjen me përparësi.
3.Bahrije LlukaNr. 4 (B) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 20.01.2025,Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2024-4408, datë 06.11.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshëm të çështjes administrative nr.31003-01713-00-2019 regj, datë 06.09.2019 në shqyrtim pranë Gjykatës së Lartë me palë ndërgjyqëse: Paditëse Bahrije Lluka dhe të Paditur Ministria e Shëndetësisë Tiranë; Drejtoria e Shërbimit Spitalor Pukë, me objekt: Deklarimin e pavlefshmërisë së veprimeve administrative shkresës nr.4987/1 prot, datë 30.10.2015, pagim pune, etj. Detyrimin e Gjykatës së Lartë të Gjykojë çështjen e kërkueses brenda 6 (gjashtë) muajve. Detyrimin e subjekteve të interesuara të paguajnë shpenzimet gjyqësore sipas faturës nr.2/2025, datë 16.01.2025 të përgatitjes të ankimit individual kushtetues nga përfaqësuesi.09.10.20251. Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-4408, datë 06.11.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.
3. Konstatimin e cenimit të së drejtës për një gjykim brenda afatit të arsyeshëm.
4. Detyrimin e Gjykatës së Lartë ta shqyrtojë çështjen me përparësi.
5. Shpenzimet e përfaqësimit të kërkueses në vlerën 25,000 lekë i ngarkohen Ministrisë së Financave.
4.Kastriot IsmailajNr. 21 (K) 2024 i Regjistrit Themeltar, datë 25.11.2024Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me nenin 6 të KEDNJ-së të vendimit nr. 00-2024-1012, datë 30.05.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, njoftuar më datë 26.07.2024. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me nenin 6 të KEDNJ-së të vendimit nr. 1231, datë 08.05.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me nenin 6 të KEDNJ-së të vendimit nr. 2818, datë 25.10.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të cilat kanë vendosur: “1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Dajlan Ismailaj për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 143/3 të Kodit Penal (ndryshuar me ligjin nr. 36/2017) dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 8 (tetë) vjet burgim. 2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Dajlan Ismailaj për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim. 3. Në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale bazuar në nenin 55/1/2 të Kodit Penal i pandehuri Kastriot Dajlan Ismailaj përfundimisht dënohet me një dënim të vetëm me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim. 4. Vuajtja dënimit për të pandehurin Kastriot Dajlan Ismailaj të fillojë nga dita e arrestimit të tij në flagrancë më datë 12.05.2015 dhe në bazë të ligjit nr. 8328, datë 16.04.1998 (i ndryshuar), pjesa e mbetur e dënimit të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 5. Në bazë të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, provat materiale të sekuestruara sipas procesverbaleve përkatëse shuma 3.215.176 $ dhe 451.132 euro të sekuestruara pranë bankës Credit Agricole, si dhe shuma 938.868 $, 1028 Euro si dhe 12.360.000 lekë pranë Bankës Venetto, në llogarinë e shoqërisë “Adriatic Development Corporation Ltd” me NIPT K71319002B të sekuestruara sipas vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me nr. 1373, datë 16.09.2014 dhe nr. 1759, datë 16.12.2014 të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit. ”10.10.20251. Rrëzimin e kërkesës.
5. Shoqëria “Siontis” s.a., shoqëria “Design and construction siontis” s.a. dhe Christos Siontis (Kristos Siontis)Nr. 2 (Sh) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 13.01.2025Shfuqizimi i vendimeve nr. 24 (86-2017-1981), datë 09.05.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit; nr. 00-2024-2777, datë 27.06.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.10.10.20251. Pranimin e kërkesës.
2. Shfuqizimin e vendimeve nr. 24 (86-2017-1981), datë 09.05.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe nr. 00-2024-2777, datë 27.06.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën Administrative të Apelit.
6.Elton QynoNr. 14 (E) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 28.05.2025


Plotësim i vendimit nr.21, datë 21.05.2025 të Gjykatës Kushtetuese.14.10.20251.Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
2.Plotësimin e vendimit nr. 21, datë 22.04.2025 të Gjykatës Kushtetuese në dispozitivin e tij si më poshtë:
“Shpenzimet e përfaqësimit të kërkuesit në vlerën 200.000 (dyqind mijë) lekë i ngarkohen Ministrisë së Financave.”.
3.Një kopje e këtij vendimi i bashkohet vendimit përfundimtar nr. 21, datë 22.04.2025 të Gjykatës Kushtetuese.
7.Isuf DashiNr. 3 (I) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 23.01.2025


Shfuqizimin në papajtueshmëri me Kushtetutën e Republikës të vendimeve nr. 2399/2516, datë 30.05.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit, nr. 00-2024-3568, datë 19.09.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr. 3, datë 24.11.2016 të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë.16.10.20251.Pranimin e pjesshëm të kërkesës.
2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-3568, datë 19.09.2024, të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.


8.Sindikata e Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor (SPSHSH)

Urdhri i Mjekëve të Shqipërisë
Nr. 22 (S) 2024 i Regjistrit Themeltar, datë 23.12.2024Shfuqizimin e aktit normativ nr. 2, datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë””, miratuar me ligjin nr. 94/2024, datë 12.09.2024 dhe publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 176, datë 18.10.2024.
Ose në alternativë:
Shfuqizimi i neneve 1; 2; 3; 4, shkronja “ç”; 7; 8; 9; 10 dhe 11 të Aktit Normativ nr. 2, datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe shfuqizimi i nenit 5 të Aktit Normativ nr. 2, datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë” që shton nenin 8/a, pika 3 në ligjin nr. 123/2024.
Ose në alternativë:
Shfuqizimi dhe deklarimi i ometimit ligjor nga ana e kësaj dispozite të (i) mundësisë së mjekëve që punojnë në strukturat spitalore me autonomi të plotë financiare të zgjedhin midis raportit të punës ekskluziv (me kohë të plotë) ose joekskluziv (me kohë të pjesshme); si dhe (ii) trajtimin me pagesë
Shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 85, datë 10.02.2025 “Për përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Komisionit të Disiplinës dhe të Komisionit të Apelimit”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
15.10.20251. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2. Shfuqizimin e pikave 1, 3, 5, 7 dhe 9 të nenit 8/a të ligjit nr. 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të shtuar me nenin 5 të aktit normativ nr. 2, datë 01.08.2024 si dhe të shkronjës ”d” të pikës 1 të nenit 17 dhe të fjalisë së fundit të pikës 3 të po këtij neni, ndryshuar me nenin 10 të aktit normativ nr. 2, datë 01.08.2024, si të papajtueshme
9.Presidenti i Republikës së ShqipërisëNr. 1 (P) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 30.01.2025


Deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.16.10.20251.Kompetenca për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit kushtetues i përket Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm pas kësaj organi i emërtesës ushtron kompetencën e tij të emërimit/zgjedhjes të gjyqtarit kushtetues.
2.Shqyrtimin veçmas të kërkimit të Presidentit të Republikës për deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.
3.Interpretimin e nenit 179, pika 3, të Kushtetutës si vijon:
Qëllimi i dispozitës kushtetuese është garantimi i përtëritjes së rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, parim i përcaktuar në nenin 125, pika 6, të Kushtetutës. Për këtë arsye, neni 179, pika 3, i Kushtetutës ka përcaktuar shkurtimin me më pak se 9 vjet të mandateve të dy gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, njëri deri në vitin 2025 dhe tjetri deri në vitin 2028. Për sa i përket “kohëzgjatjes së mandatit, sipas ligjit” të gjyqtarëve të tjerë, kjo dispozitë kushtetuese i referohet nenit 86, pika 4, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, i cili ka përcaktuar skemën kohore të përtëritjes së përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, duke parashikuar përtëritjen e parë me një të tretën në vitin 2025, përtëritjen e dytë me një të tretën në vitin 2028 dhe përtëritjen e tretë me një të tretën në vitin 2031.
Fillimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese përgjatë këtij regjimi tranzitor përkon me datën e deklaruar nga Gjykata Kushtetuese të mbarimit të mandatit të gjyqtarit që ai zëvendëson.
10.Fatos MetushiNr. 5 (F) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 04.02.2025Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2024-1085, datë 11.06.2024 të Gjykatës së Lartë, vendimin nr. 62-2019-5240, datë 21.10.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier dhe vendimit nr. 669, datë 05.12.2019 të Gjykatës së Apelit Vlorë.23.10.2025Rrëzimin e kërkesës.
11.Uljana Jeshili
Erind Jeshili

Nr. 2 (U) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 31.01.2025

Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-2029 (280), datë 15.05.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë dhe kthimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë.23.10.20251.Pranimin e kërkesës.
2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-2029 (280), datë 15.05.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.
3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
12.Renato SinaNr. 11 (R) 2024 i Regjistrit Themeltar, datë 19.12.2024

Shfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr.110, datë 18.10.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; nr.19, datë 04.03.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe nr.00-2024-1630, datë 03.10.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Shfuqizimin si antikushtetues të nenit 224 të ligjit nr.35/2017, datë 30.03.2017, që ka ndryshuar nenin 403/2 të Kodit të Procedurës Penale: “... 2.Nuk lejohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për veprat penale për të cilat parashikohet dënim me burgim të përjetshëm”, me ligjin nr.35/2017, datë 30.03.2017, hyrë në fuqi në datën 1 gusht 2017.23.10.20251.Pranimin pjesërisht të kërkesës;

2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2024-1630, datë 03.10.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën;

3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë.
13.Presidenti i Republikës së ShqipërisëNr. 1/1 (P) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 30.01.2025Deklarimi i mbarimit të mandatit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese.24.10.2025-Deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, zonjës Sonila Bejtja, në datën 25.04.2025.
-Njoftimin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë si organi i emërtesës.
-Njoftimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Scroll to Top