Vendime përfundimtare të muajit Tetor 2026
NJOFTIME MBI VENDIMMARRJEN E GJYKATËS KUSHTEUTESE GJATË MUAJIT TETOR 2026
Vendimi përfundimtar do të publikohet në faqen zyrtare të Gjykatës, si dhe do u dërgohet palëve në proces, i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese
| Nr. | KËRKUES | NUMËR/DATË REGJISTRI THEMELTAR | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJE | DISPOZITIVI |
|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Angjelina Haxhi | Nr. 9 (A) 2026 i Regjistrit Themeltar, datë 03.02.2026 | Shfuqizimin e vendimit nr.00-2025-3009, datë 16.07.2025 të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm të çështjes nr.21246-00770-30-2025 pranë Gjykatës së Apelit dhe përshpejtimin e procedurave të shqyrtimit pranë saj sipas afatit ligjor të posaçëm 30 ditor. | 06.10.2026 | 1.Pranimin e kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-3009, datë 16.07.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3.Konstatimin e cenimit të së drejtës së kërkueses për gjykim brenda një afati të arsyeshëm nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në çështjen nr. 21246-00770-30-2025, datë 18.02.2025. 4.Shpenzimet e përfaqësimit të kërkueses në vlerën 25,000 lekë i ngarkohen Ministrisë së Financave. |
| 2 | Dashmira Zaro | Nr. 5 (D) 2026 i Regjistrit Themeltar, datë 02.04.2026 | Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-4801, datë 24.12.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm të gjykimit. Detyrimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për gjykimin më përparësi të çështjes nr. 21246-04097-30-2023. | 06.10.2026 | 1.Pranimin e kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-4801, datë 24.12.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3.Konstatimin e cenimit të së drejtës së kërkueses për gjykim brenda një afati të arsyeshëm nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm në çështjen nr. 21246-04097-30-2023, datë 19.10.2023. |
| 3 | Jo më pak se 1/5 e Deputetëve | Nr. 7 (J) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 23.09.2025 | Shfuqizimin e nenit 2, të Dekretit “Për emërimin e Kryeministrit”, nr.331, datë 12.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, të Dekretit “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, nr.333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 08.10.2026 | 1.Rrëzimin e kërkesës. |
| 4 | Kliton Spahiu, Petrit Çeno, Petraq Dhimitri | Nr. 22 (K) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 10.10.2025 | Shfuqizimi i vendimeve nr.69, datë 29.10.2019 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; nr.19, datë 21.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2025-773, datë 14.05.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën. Konstatimi i tejzgjatjes së procesit gjyqësor në Gjykatën e Lartë dhe gjatë hetimeve paraprake. Dërgimi i çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë ose në një nga gjykatat e faktit: Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ose Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Njohja dhe rimbursimi i shpenzimeve të kryera nga kërkuesit Kliton Spahiu dhe Petrit Çeno në Gjykatën Kushtetuese (referuar nenit 28/2 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë). | 08.10.2026 | 1.Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-773, datë 14.05.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. 4. Shpenzimet e përfaqësimit të kërkuesve Kliton Spahiu dhe Petrit Çeno në vlerën 50.000 lekë i ngarkohen Ministrisë së Financave. |
| 5 | Sali Berisha | Nr. 28 (S) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 20.11.2025 | Shfuqizimi i vendimeve nr. 1 (87-2025-1), datë 03.01.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe nr. 00-2025-658, datë 22.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 09.10.2026 | 1.Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2.Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-658, datë 22.04.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3.Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. 4.Shpenzimet e përfaqësimit për kërkuesin në vlerën 60.000 lekë i ngarkohen Ministrisë së Financave |
| 6 | Ervin Salianjo | Nr. 33 (E) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 05.11.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-421, datë 11.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. | 09.10.2026 | Rrëzimin e kërkesës. |
| 7 | Erdi Prifti, Natasha Sotir (Prifti), Lluiza Binjaku (Prifti) | Nr. 40 (E) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 31.12.2025 | Shfuqizimi si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-3010, datë 26.06.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshëm të çështjes civile nr. 21234-05074-30-2024, nr. 2702 akti, datë regj 02.12.2024, e regjistruar ne Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me palë ndërgjyqëse: Paditës; Erdi Prifti, Natasha Sotir (Prifti), Lluiza Binjaku (Prifti), Paditur: 1. Ministria e Financave, 2. Ministria e Drejtësisë, Person i tretë; Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë; Palë e Interesuar: Avokatura e Shtetit, Zyra Vendore Korçë, me objekt: Detyrimin e palëve të paditura, të dëmshpërblejnë paditësit solidarisht për dëmin në vlerë prej 300.000 (treqind mijë) lekë, për shkak të kohëzgjatjes së paarsyeshme të hetimit të çështjes penale që përket procedimit nr. 102/2021, sipas përkufizimit të nenit 6/1 të Konventës Europiane “Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”. Pagimin e shpenzimeve gjyqësore. Konstatimin e shkeljes së të drejtës për proces të rregullt për shkak të mungesës së efektivitetit të mjetit kompensues. Detyrimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë të gjykojë çështjen e kërkuesve brenda 6 (gjashtë) muajve. | 12.10.2026 | 1. Pranimin e kërkesës. 2. Konstatimin e shkeljes së të drejtës për proces të rregullt për shkak të mungesës së efektivitetit të mjetit kompensues. 3. Urdhërohet Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ta shqyrtojë çështjen me përparësi. |
| 8 | Shiqiri Manjan | Nr. 28 (Sh) 2026 i Regjistrit Themeltar, datë 29.06.2026 | Rihapjen e procesit gjyqësor dhe administrativ të kërkuesit. Shfuqizimi i vendimeve nr. 17, datë 23.03.2023 të Gjykatës Kushtetuese; nr. 00-2022-683, datë 17.03.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë; nr. 86-2021-229, datë 18.03.2021 të Gjykatës Administrative të Apelit; nr. 295, datë 17.12.2020 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Detyrimin e organit kompetent Këshillit të Lartë të Prokurorisë të rishqyrtojë çështjen e kërkuesit dhe të nxjerrë një akt të ri në përputhje me gjetjet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në çështjen “Manjani kundër Shqipërisë”, duke vendosur pranimin e kandidatit Shiqiri Manjani në programin e formimit fillestar të Shkollës së Magjistraturës për vitin akademik 2026-2027” që pritet të fillojë në javën e parë të muajit tetor 2026. | 20.10.2026 | 1. Pranimin e kërkesës për rihapjen e procesit. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 17, datë 23.02.2023 të Gjykatës Kushtetuese. 3. Shfuqizimin e vendimeve nr. 00-2022-683, datë 17.03.2022 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë; nr. 86-2021-229, datë 18.03.2021 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe nr. 295, datë 17.12.2020 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. 4. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. |
| 9 | Shaqir Shtishi | Nr. 27 (Sh) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 23.10.2026 | Shfuqizimin e vendimit nr. 212, datë 29.01.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe vendimit nr. 00-2025-2734 (271), datë 05.05.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë | 21.10.2026 | 1.Pranimin pjesërisht të kërkesës. 2. Shfuqizimin e vendimit nr. 00-2025-2734 (217), datë 05.05.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 3. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. |
| 10 | Zaim Elezi | Nr. 8 (Z) 2025 i Regjistrit Themeltar, datë 21.11.2025 | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2023-3745 (317), datë 05.10.2023 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Lartë Tiranë me tjetër trup gjykues. | 22.10.2026 | 1.Rrëzimin e kërkesës. |
