Njoftime - vendimmarrje kalimi në seancë plenare të muajit Maj 2025
Njoftime mbi vendimmarrjet e kolegjeve/mbledhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për
kalimin e çështjes në seancë plenare publike apo mbi bazë të dokumenteve gjatë muajit Maj 2025, sipas datës më të fundit të vendimmarrjes.
| Nr. | NUMËR REGJISTRI THEMELTAR | KËRKUES | SUBJEKTE TË INTERESUARA | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | VENDIMMARRJA |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1 | Nr. 9 (Sh) 2025 Regjistri Themeltar | 1.Shoqata “Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë”, 2.Qendra “Rrjeti Ballkanik për Gazetarinë Investigative, Shqipëri – Balkan Investigative Reporting Network, Albania” | 1.Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike. 2.Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. | Pezullimin e zbatimit të vendimit nr. 151, datë 06.03.2025 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “TikTok”, publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 47, datë 07.03.2025. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut vendimit nr. 151, datë 06.03.2025 të Këshillit të Ministrave “Për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës on-line “TikTok”, publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 47, datë 07.03.2025. | 02.05.2025 | Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike. |
| 2 | Nr. 6 (K) 2025 Regjistri Themeltar | 1.Klodiana Cankja, 2.Ermelinda Cankja, 3.Ardit Cankja, 4.Drita Cani, 5.Suzana Cani, 6.Marvis Cani, 7.Engjell Tirana, 8.Brian Tirana, 9.Helga Hasekiu | 1.Këshilli i Ministrave. 2.Ministria e Brendshme. 3.Bashkia Elbasan. 4.Avokatura e Shtetit. | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2024-4040, datë 22.10.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. | 02.05.2025 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 3. | Nr. 9 (K) 2025 Regjistri Themeltar | Klement Shehu | Prokuroria e Përgjithshme | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2024-1747, datë 31.10.2024 të Gjykatës së Lartë; nr.30-2024-4547 (1457), datë 12.06.2024 i Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Konstatimin nga Gjykata Kushtetuese të shkeljes së parimit “ne bis in idem”, për të krijuar një precedent të qartë mbi mbrojtjen e qytetarëve nga ndëshkimi i dyfishtë. Dëmshpërblimin për heqje lirie në mënyrë të padrejtë, dëmin psikologjik të shkaktuar, si dhe fitimin e munguar | 06.05.2025 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 4. | Nr. 5 (M) 2025 Regjistri Themeltar | 1.Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural | 1.Adelina Bistri. 2.Departamenti i Administratës Publike. | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-3805, datë 03.10.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë | 13.05.2025 | Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 5. | Nr. 1 (Z) 2025 Regjistri Themeltar | 1.Zoica Lina, 2.Ilirjan Lina | Shoqëria e Sigurimeve “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a. | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-3871 (394), datë 26.06.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë, të vendimit nr. 730, datë 04.04.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe të vendimit nr.6791, datë 11.06.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. | 13.05.2025 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh |
| 6. | Nr. 5 (Sh) 2025 Regjistri Themeltar | Shoqeria "Geci " sh.p.k. | Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-4330 (460), datë 31.10.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, pasi është dhënë në shkelje të së drejtës për t’u gjykuar nga një gjykatë e paanshme dhe kthimin e çështjes për gjykim në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë. | 13.05.2025 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 7. | Nr. 2 (Gj) 2025 Regjistri Themeltar | Gjergj Vladi | 1.Ministria e Mbrojtjes. 2.Presidenti i Republikës. | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut të vendimit nr. 00-2024-4363(271), datë 27.06.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. | 20.05.2025 | Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 8. | Nr. 3 (U) 2025 Regjistri Themeltar | 1.Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë. | 1.Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. 2.Këshilli i Ministrave. 3.Këshilli i Lartë Gjyqësor. | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të nenit 1 dhe 2 të ligjit nr. 33/2023 “Për një ndryshim në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”” që parashikojnë: 1- “a) paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë e cila është e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.36 me pagën e Presidentit të Republikës” dhe 2- “2. Për vitin 2023 paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë përllogaritet sipas këtij ligji nga data 1 prill duke u bazuar, për efekt të përllogaritjes, në pagën e Presidentit të Republikës me vlerë 425000 (katërqind e njëzet e pesë mijë) lekë. | 20.05.2025 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 9. | Nr. 2 (Z) 2025 Regjistri Themeltar | 1.Zyra e Përmbarimit Privat ARB Sh.P.K. | 1.Banka e Tiranës sh.a. 2.Korporata Elektroenergjitike Shqiptare. | Shfuqizimin dhe shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-3825, datë 11.09.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë i lidhur me rekursin ndaj vendimit nr. 701, datë 23.03.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë, i lidhur me ankimin ndaj vendimit nr. 8890, datë 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim në Gjykatën e Lartë | 20.05.2025 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 10. | Nr. 13 (B) 2025 Regjistri Themeltar | 1.Banka Kombëtare Tregtare | 1.Erjon Kasmi. 2.Shoqëria “Drini 2009” sh.p.k. 3.Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Zyra Vendore Tiranë | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 11950, datë 15.12.2014 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nr.1624, datë 01.07.2016 të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe nr.00-2024-4563, datë 13.11.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. | 20.05.2025 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 11. | Nr. 6 (Sh) 2025 Regjistri Themeltar | 1. Shoqëria “Malsia Solar 1” sh.p.k., 2.Shoqëria “Malsia Solar 2” sh.p.k., 3.Shoqëria “Malsia Solar 3” sh.p.k | 1.Këshilli i Ministrave. 2.Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë. 3.Avokatura e Shtetit. | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2024-3981 (362), datë 23.09.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. | 27.05.2025 | Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 12. | Nr. 11 (Sh) 2025 Regjistri Themeltar | 1. Shoqëria tregtare International Distribution For Albania (IDA) Sh.A | 1.Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. 2.Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë. 3.Avokatura e Shtetit. | 1.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr. 00-2025-13, datë 14.01.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë dhe nr.3014, datë 28.06.2017 të Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. 2. Kthimin e çështjes për rigjykim në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë me tjetër trup gjykues” Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr. 00-2025-748, datë 27.02.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Konstatimi i cenimit të së drejtës për një proces të rregullt ligjor. Urdhërimin e Gjykatës së Lartë për gjykimin me përparësi të çështjes me nr. 11115-00646, datë regjistrimi 04.11.2022. | 27.05.2025 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 13. | Nr. 7 (E) 2025 Regjistri Themeltar | 1.Endri Kotherja | Avokatura e Shtetit. | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 363, datë 23.09.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. | 27.05.2025 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
| 14. | Nr. 15 (Sh) 2024 Regjistri Themeltar | Igor Kokunov | 1. Prokuroria e Përgjithshme. 2.Ministria e Drejtësisë. 3.Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. | Konstatimin si antikushtetues të ekstradimit të Igor Kokunov në Federatën Ruse. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 00-2024-1533 (222), datë 24.09.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të RSH. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 591 (30-2024-2077, datë 20.03.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit nr. 578, datë 14.11.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën dhe Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, të aktit të miratimit nr. /21 prot./A.H., datë 14.10.2024 të Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e Igor Kokunov. Konstatimin si antikushtetues të të gjitha veprimeve të kryera nga Ministria e Drejtësisë, Prokuroria e Përgjithshme, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas dhënies së vendimit të Gjykatës Kushtetuese datë 30.10.2024 ora 17.15 për pezullimin e ekstradimit. Konstatimin si antikushtetues të veprimeve të administratës së Gjykatës Kushtetuese të pasqyruara në: 1- Shkresën me nr. I-8 Akti, datë 10.10.2024 Drejtoria Gjyqësore dhe e Dokumentacionit; 2- Shkresën me nr. I-8 Akti, datë 17.10.2024 Drejtoria Gjyqësore dhe e Dokumentacionit. | 28.05.2025 | Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike. |
