Vendime te muajit Mars 2025
NJOFTIME MBI VENDIMET E KOLEGJEVE/MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTEUTESE “PËR KALIMET E ÇËSHTJEVE NË SEANCË PLENARE”
GJATË MUAJIT MARS 2025
Nr. | NUMËR REGJISTRI THEMELTAR | KËRKUES | SUBJEKTE TË INTERESUARA | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | VENDIMMARRJA |
---|---|---|---|---|---|---|
1 | Nr. 4 (Z) 2024 Regjistri Themeltar | Zyra Përmbarimore Private ARB sh.p.k. | 1.Banka e Tiranës sh.a. 2.Korporata Eletroenergjitike Shqiptare sh.a. | 1. Shfuqizimin dhe shpalljen si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2024-2474, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Lartë; 2. Konstatimin e shkeljes së aksesit në një gjykatë të krijuar me ligj; 3. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurës së gjykimit nga Kolegji tjetër i Gjykatës së Lartë për sa i përket çështjes me nr.11243-02837-00-2017, datë 14.09.2017 në lidhje me vendimin nr.8890, datë 16.11.2015 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lenë në fuqi me vendimin nr.701, datë 23.03.2017 të Gjykatës së Apelit Tiranë; 4. Konstatimin e mungesës së një mjeti efektiv për konstatimin, dëmshpërblimin dhe përshpejtimin e procedurave të sipërpërmendura; 5. Konstatimin e statusit të “viktimës” përgjatë procesit gjyqësor si pasojë dhe rrjedhojë direkt e shkeljes së aksesit në një gjykatë të krijuar me ligj dhe afatit të arsyeshëm, në përputhje me Scordino kundër Italisë. 6. Rehabilitimin dhe zhdëmtimin në përputhje me ligjin, pasi dëmi/dëmtimi është shkaktuar/ ka ardhur për shkak të aktit të paligjshëm konkretizuar me shkresën 3103/1/2020 të Kancelarit të Gjykatës së Lartë dhe të Urdhrit “Për konstatimin e të metave të kërkesës”, datë 30.04.2024 të Gjykatës së Lartë, si dhe të shkeljes së afatit të arsyeshëm në gjykim datë 30.04.2024 të Gjykatës së Lartë, si dhe të shkeljes së afatit të arsyeshëm në gjykim | 05.03.2025 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
2 | Nr. 24 (K) 2024 Regjistri Themeltar | Kostandin Xholli | 1.Agjencia e Trajtimit të Pronave | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 00-2024-1183, datë 19.03.2024 të Gjykatës së Lartë dhe i vendimit nr. 10-2015-1185 (523), datë 19.05.2015 të Gjykatës së Apelit Durrës dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në gjykatën kompetente të apelit. | 06.03.2025 | Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh |
3 | Nr. 3 (Z) 2024 Regjistri Themeltar | Zyra Përmbarimore Private ARB sh.p.k. | 1.Raiffeisen Bank sh.a. 2.Korporata Elektroenergjitike Shqiptare sh.a. | Shfuqizimin dhe shpalljen si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.77205-00024-00-2024 akti, nr.00-2024-2946 i vendimit, datë 09 korrik 2024 të Gjykatës së Lartë, marrë njoftim, më datë 07 tetor 2024, ora 04:08 PM (Referuar emalit të GjL). Konstatimi i shkeljes së aksesit në një gjykatë të krijuar me ligj. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm dhe përshpejtimin e procedurës së gjykimit nga Kolegji tjetër i Gjykatës së Larë për sa i përket çështjes me nr.11118-00653-00-2019, datë regjistrimi 13.03.2019, në lidhje me vendimin nr.4868, datë 06.06.2016 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.42, datë 21.01.2019 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Konstatimi i mungesës së një mjeti efektiv për konstatimin, dëmshpërblimin dhe përshpejtimin e procedurave të sipërpërmendura. Konstatimin e statusit të “viktimës” përgjatë procesit gjyqësor si pasojë dhe rrjedhojë direkt e shkeljes së aksesit në një gjykatë të krijuar me ligj dhe afatit të arsyeshëm, në përputhje me Scordino kundër Italisë. Rehabilitimi dhe zhdëmtimi në përputhje me ligjin, pasi dëmi/dëmtimi është shkaktuar/ ka ndodhur për shkak të vendimit “Për plotësimin e të metave të kërkesës” datë 30.04.2024 të Gjykatës së Lartë dhe shkeljes së afatit të arsyeshëm në gjykim. | 12.03.2025 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
4 | Nr. 16 (B) 2024 Regjistri Themeltar | Bardhyl Ibra | 1.Këshilli i Lartë Gjyqësor. 2.Ministria e Drejtësisë. 3.Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile Tiranë. | 1. Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-3271, datë 23.07.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. 2. Zhvillimi i gjykimit nga një gjykatë jo kompetente për shkak të konflikteve të herë pas herëshme me gjyqtaren Arbena Ahmeti duke qenë relatore e çështjes. Ajo vetë duhet të bënte dorëheqje në bazë të nenit 72 – 76 të KPC. 3. Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese për një proces të rregullt ligjor si rezultat i mosgjykimit brenda një afati të arsyeshëm të parashikuar nga pika 2 e nenit 399/7 të KPC të kërkesës time, nr. regjistrimi 31138-04501-86-2017, datë 11.09.2017 pranë sekretarisë së Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë dhe përshpejtimin e gjykimit të çështjes sa më parë të jetë e mundur, pasi edhe sot nuk është gjykuar. | 12.03.2025 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.. |
5 | Nr. 1 (NJ) 2025 Regjistri Themeltar | 14 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë (jo më pak se 1/10 e deputetëve) | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Deputeti z. Vullnet Sinaj | 1. Zgjidhjen e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve. 2. Deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, të vendimit nr. 5, datë 30.01.2025 "Për mosdërgimin e mocionit në Gjykatën Kushtetuese" për konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Vullnet Sinaj. 3. Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për konstatimin e papajtueshmërisë të mandatit të deputetit Vullnet Sinaj. | 18.03.2025 | Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
6 | Nr. 18 (B) 2024 Regjistri Themeltar | Bledar Bedini (Imami) | Prokuroria e Përgjithshme | Shpallja si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe shfuqizimi i vendimit nr. 00-2024-1611 (125), datë 22.05.2024 të Gjykatës së Lartë. Refuzimin e ekstradimit të shtetasit Bledar Bedini alias Imami nga Republika e Shqipërisë drejt Republikës së Italisë. | 18.03.2025 | Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
7. | Nr. 4 (B) 2025 Regjistri Themeltar | Bahrije Lluka | 1.Ministria e Shëndetësisë. 2.Drejtoria e Shërbimit Spitalor Pukë | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2024-4408, datë 06.11.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e cenimit të së drejtës për gjykim brenda afatit të arsyeshëm të çështjes administrative nr.31003-01713-00-2019 regj, datë 06.09.2019 në shqyrtim pranë Gjykatës së Lartë me palë ndërgjyqëse: Paditëse Bahrije Lluka dhe të Paditur Ministria e Shëndetësisë Tiranë; Drejtoria e Shërbimit Spitalor Pukë, me objekt: Deklarimin e pavlefshmërisë së veprimeve administrative shkresës nr.4987/1 prot, datë 30.10.2015, pagim pune, etj. Detyrimin e Gjykatës së Lartë të Gjykojë çështjen e kërkueses brenda 6 (gjashtë) muajve. Detyrimin e subjekteve të interesuara të paguajnë shpenzimet gjyqësore sipas faturës nr.2/2025, datë 16.01.2025 të përgatitjes të ankimit individual kushtetues nga përfaqësuesi. | 28.03.2025 | Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |
8. | Nr. 3 (K) 2025 Regjistri Themeltar | 1.Kristofor Robo, 2.Arba Lina | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2024-3542, datë 26.06.2024 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm në gjykimin e çështjes civile nr.7363 regj., nr.112016-00206-30-2022 në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Rregullimin e pasojave me detyrimin e gjykatës për gjykimin e kësaj çështje menjëherë | 01.04.2025 | Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. |