Njoftime - vendimmarrje kalimi në seancë plenare të muajit Nëntor 2025
Njoftime mbi vendimmarrjet e kolegjeve/mbledhjes së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese për
kalimin e çështjes në seancë plenare publike apo mbi bazë të dokumenteve gjatë muajit Nëntor 2025, sipas datës më të fundit të vendimmarrjes.
| Nr. | NUMËR REGJISTRI THEMELTAR | KËRKUES | SUBJEKTE TË INTERESUARA | OBJEKTI | DATA E VENDIMMARRJES | VENDIMMARRJA |
|---|---|---|---|---|---|---|
| 1. | Nr.10 (I) 2025 Regjistri Themeltar | Ilir Metaj | 1.Prokuroria e Përgjithshme. 2.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 3.Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. | Shfuqizimi si antikushtetuese i vendimit nr. 57, datë 27.02.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; vendimin nr. 59 (87-2024-333), date 19.11.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimin nr. 125, date 20.10.2024 dhe nr. 130, date 23.10.2024 të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | 05.11.2025 | Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve |
| 2. | Nr.22 (E) 2025 Regjistri Themeltar | Enkeleda Kapedani | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën te vendimit nr. 672, datë 23.11.2024 “Për lejimin e kontrollit të vendit dhe banesës” të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; Urdhrit nr. 253 (87-2024-368), datë 13.12.2024 “Mospranimi për shqyrtim” të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të vendimit nr. 00-2025-376, datë 27.02.2025 të Kolegjit Penal te Gjykatës së Lartë. Urdhërimi i heqjes së sekuestros mbi sendet “Telefon celular, marka iPhone, model 13 PorMax; Telefon celular iPhone 6; Telefon celular iPhone 13; Tablet i markës Acer; Laptop i markës Acer; Laptop i markës Lenovo dhe kthimin e tyre Znj. Enkeleda Kapedani. Ose në alternativë Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën te vendimit nr. 253 (87-2024-368), datë 13.12.2024 “Mospranimi për shqyrtim” të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vendimit nr. 00-2025-376, datë 27.02.2025 të Kolegjit Penal te Gjykatës së Lartë. 2. Dërgimin e çështjes për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | 07.11.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve |
| 3. | Nr.6 (J) 2025 Regjistri Themeltar | Jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë | Kuvendi i Republikës së Shqipërisë | Shfuqizimi i vendimit nr.57, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 166, datë 16.12.2004 “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimin e vendimit nr.57, datë 16.09.2025 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr.166, datë 16.12.2004, “Për miratimin e Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, deri në dhënien e një vendimi përfundimtar”. | 07.11.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike |
| 4. | Nr.21 (E) 2025 Regjistri Themeltar | Ermal Kurtulaj | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar | Shfuqizimin si antikushtetues të vendimit nr. 00-2025-20 (1), datë 14.01.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; vendimin 32 (87-2024-228), datë 07.08.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendimit nr.73, datë 06.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si dhe vendimin nr. 65, datë 03.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. | 07.11.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve. |
| 5. | Nr.38 (A) 2025 Regjistri Themeltar | Arben Braçe | 1. Ministria e Drejtësisë; 2. Departamenti i Administratës Publike; 3. Avokatura e Shtetit | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me nenin 6 KEDNJ të vendimit nr. 00-2025-826 (100), datë 06.03.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, njoftuar më datë 08.04.2025”. Pezullimi i vendimit nr.00-2025-826 (100), dt.06.03.2025 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë, me të cilin është vendosur ndryshimi i vendimit nr.1805, datë 26.04.2018 të Gjykatës Administrative të Apelit dhe të vendimit nr.2967, datë 02.06.2015 të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, si dhe rrëzimin e padisë, njoftuar më datë 08.04.2025, duke shkelur rëndë të drejtat themelore të kërkuesit. | 10.11.2025 | Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve. |
| 6. | Nr.7 (R) 2025 Regjistri Themeltar | Razije Hoxholli | 1.Stilian Hoxholli 2.Murat Hoxholli 3.Ergi Hoxholli 4.Shoqëria e sigurimeve “Albsig” sh.a. 5.Byroja Shqiptare e Sigurimit 6.Esmerald Xhafa | Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimit nr.00-2025-651, datë 19.02.2025 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtimin në Kolegjin Civil të Gjykatës së Lartë. | 10.11.2025 | Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve. |
| 7. | Nr.18 (D) 2025 Regjistri Themeltar | Dritan Zagani | Prokuroria e Përgjithshme | Shfuqizimin i vendimit nr. 62-2018-6117 (467), datë 19.11.2018 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, si antikushtetues dhe cenues i të drejtave themelore të garantuara nga Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ). Shfuqizimin i vendimit nr. 142, datë 04.06.2021 të Gjykatës së Apelit Vlorë, si antikushtetues dhe cenues i të drejtave themelore të garantuara nga KEDNJ. Shfuqizimin i vendimit nr. 00-2025-277, datë 18.02.2025 të Gjykatës së Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si antikushtetues dhe cenues i të drejtave themelore të garantuara KEDNJ. Konstatimi i shkeljes së Nenit 18 të KEDNJ. Rimbursimi i shpenzimeve të përfaqësimit para Gjykatës Kushtetuese. | 11.11.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve. |
| 8. | Nr.28 (F) 2025 Regjistri Themeltar | Fondacioni shqiptaro-amerikan “Harry T.Fultz” | 1.Genci Beqiri 2.Këshilli i Ministrave 3.Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë | Shfuqizimi i vendimit nr. 00-2025-2121, datë 27.05.2025 i Gjykatës së Lartë si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Kthimi i çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë. | 10.11.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve. |
| 9. | Nr.9 (V) 2025 Regjistri Themeltar | Vladimir Vladimirov | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar | Shfuqizimi si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-214, datë 06.02.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë; vendimi nr. 214 (87-2024-306), datë 28.10.2024 i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; vendim nr. 488 akti, datë 19.09.2024 i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. 2. Konstatimin e cenimit të lirisë dhe fshehtësisë së korrispondencës si dhe të së drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale. 3. Asgjësimin e kopjeve të korrispondencës dhe të dhënave personale të nxjerra nga celulari i kërkuesit që nuk lidhen me objektin e hetimit penal. | 26.11.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve. |
| 10. | Nr.7 (J) 2025 Regjistri Themeltar | Jo më pak se 1/5 e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë | 1.Këshilli i Ministrave. 2.Presidenti i Republikës. 3.Kuvendi i Shqipërisë | Shfuqizimin e nenit 2, të Dekretit “Për emërimin e Kryeministrit”, nr.331, datë 12.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Shfuqizimin e nenit 1, pika 1, fjalia e dytë, të Dekretit “Për emërimin e Këshillit të Ministrave”, nr.333, datë 15.09.2025, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. | 26.11.2025 | Kolegji Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve |
