Vendime te muajit Shkurt 2025

NJOFTIME MBI VENDIMET E KOLEGJEVE/MBLEDHJES SË GJYQTARËVE TË GJYKATËS KUSHTEUTESE “PËR KALIMET E ÇËSHTJEVE NË SEANCË PLENARE”
GJATË MUAJIT  SHKURT 2025

Nr.NUMËR REGJISTRI THEMELTAR KËRKUES SUBJEKTE TË INTERESUARA OBJEKTIDATA E VENDIMMARRJES VENDIMMARRJA
1.Nr. 30 (E) 2024 Regjistri Themeltar1. Esat Çoji1 Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor Tiranë.

2.Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor Elbasan.
Shfuqizimin si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr. 209, datë 13.05.2024 të Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë. Dërgimin e çështjes për shqyrtim Kolegjit Administrativ të Gjykatës së Lartë.04.02.2025Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.
2.Nr. 23 (M) 2024 Regjistri ThemeltarMimoza Margjeka1.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë i vendimit nr.00-2024-1625 (195), datë 24.07.2024 të Gjykatës së Lartë, vendimit nr.457, datë 27.10.2022 të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, vendimit nr.171, datë 09.11.2022 të Gjykatës së Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.04.02.2025Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.
3.Nr. 11 (R) 2024 Regjistri ThemeltarRenato Sina1. Prokuroria e PërgjithshmeShfuqizimin si antikushtetues të vendimeve nr.110, datë 18.10.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda; nr.19, datë 04.03.2019 të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda dhe nr.00-2024-1630, datë 03.10.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë. Shfuqizimin si antikushtetues të nenit 224 të ligjit nr.35/2017, datë 30.03.2017, që ka ndryshuar nenin 403/2 të Kodit të Procedurës Penale: “... 2.Nuk lejohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për veprat penale për të cilat parashikohet dënim me burgim të përjetshëm”, me ligjin nr.35/2017, datë 30.03.2017, hyrë në fuqi në datën 1 gusht 2017.12.02.2025Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh
4.Nr. 48 (A) 2024 Regjistri ThemeltarAstrit Meli1.Nikolin Kodhima, 2.Bukurie Agaj,
3.Meleqe Binaj,
4.Gramoz Haxhiraj, 5.Bajram Meminaj, 6.Shoqëria “Cika” sh.p.k.,
7.Shoqëria “Sevast” sh.p.k.,
8.Agjencia e Trajtimit të Pronave,
9.Këshilli i Rregullimit të Territorit, Bashkia Vlorë,
10.Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë.
Rihapja e procesit përpara Gjykatës Kushtetuese. Shfuqizimi i vendimit nr.12, datë 09.03.2021 të Gjykatës Kushtetuese. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.580, datë 16.03.2010 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë; nr.390, datë 23.04.2012 të Gjykatës së Apelit Vlorë; nr.00-2017-899 (72), datë 13.06.2017 të Kolegjit Civil të Gjykatës së Lartë.12.02.2025Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.
5.Nr. 9 (Gj) 2024 Regjistri ThemeltarGjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë1. Këshilli i Ministrave 2.Kuvendi i ShqipërisëShfuqizimin si antikushtetues të nenit 123, pika 2, germa “ë” të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, “Leje drejtimi i kategorisë “B” është i vlefshme në territorin kombëtar për të drejtuar mjete rrugore me tri rrota, me fuqi më të madhe se 15 KW, si dhe motomjetet e kategorisë A1, me kusht që mbajtësi i leje drejtimit të jetë, të paktën 21 vjeç”. Pjesën që kualifikon si kusht që mbajtësi i leje drejtimit të jetë të paktën 21 vjeç, për drejtimin e motomjeteve të kategorisë A1 dhe e dënon penalisht këtë kusht moshe për drejtimin e motomjeteve, kur provohet se personi ka leje drejtimi të kategorisë B që është e vlefshme edhe për drejtimin e motomjeteve të kategorisë A1, di rregullat e qarkullimit rrugor dhe është i aftë të drejtojë motomjetin respektiv, pasi vjen në kundërshtim me nenin 4,17,18,29,33,42 dhe 135 të Kushtetutës dhe nenin 6 dhe 7 të KEDNJ.13.02.2025Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh
6.Nr. 22 (S) 2024 Regjistri ThemeltarSindikatës së Punonjësve të Shërbimit Shëndetësor1.Kuvendi i Shqipërisë 2.Këshilli i Ministrave.Shfuqizimin e aktit normativ nr. 2, datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë””, miratuar me ligjin nr. 94/2024, datë 12.09.2024 dhe publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 176, datë 18.10.2024. Në alternativë, shfuqizimin e neneve 1; 2; 3; 4, shkronja “ç”; 7; 8; 9; 10 dhe 11 të Aktit Normativ nr. 2, datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe shfuqizimin e nenit 5 të Aktit Normativ nr. 2, datë 01.08.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin 123/2014 “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë” që shton nenin 8/a, pika 3 në ligjin nr. 123/2024 ose në alternativë të shfuqizojë dhe deklarojë ometimin ligjor nga ana e kësaj dispozite të (i) mundësisë së mjekëve që punojnë në strukturat spitaloreme autonomi të plotë financiare të zgjedhin midis raportit të punës ekskluziv (me kohë të plotë) ose joekskluziv (me kohë të pjesshme); si dhe (ii) trajtimin me pagesë suplementare për mjekët që zgjedhin raport pune ekskluziv me strukturën spitalore publike.18.02.2025Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare publike
7.Nr. 21 (K) 2024 Regjistri ThemeltarKastriot Ismailaj1.Prokuroria e PërgjithshmeShfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me nenin 6 të KEDNJ-së të vendimit nr. 00-2024-1012, datë 30.05.2024 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, njoftuar më datë 26.07.2024. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me nenin 6 të KEDNJ-së të vendimit nr. 1231, datë 08.05.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë. Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe me nenin 6 të KEDNJ-së të vendimit nr. 2818, datë 25.10.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë të cilat kanë vendosur: “1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Dajlan Ismailaj për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 143/3 të Kodit Penal (ndryshuar me ligjin nr. 36/2017) dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 8 (tetë) vjet burgim. 2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Dajlan Ismailaj për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, të parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.02.2007) dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 7 (shtatë) vjet burgim. 3. Në caktimin e një dënimi të vetëm për disa vepra penale bazuar në nenin 55/1/2 të Kodit Penal i pandehuri Kastriot Dajlan Ismailaj përfundimisht dënohet me një dënim të vetëm me 11 (njëmbëdhjetë) vjet burgim. 4. Vuajtja dënimit për të pandehurin Kastriot Dajlan Ismailaj të fillojë nga dita e arrestimit të tij në flagrancë më datë 12.05.2015 dhe në bazë të ligjit nr. 8328, datë 16.04.1998 (i ndryshuar), pjesa e mbetur e dënimit të vuhet në një burg të sigurisë së zakonshme. 5. Në bazë të nenit 190 të Kodit të Procedurës Penale, provat materiale të sekuestruara sipas procesverbaleve përkatëse shuma 3.215.176 $ dhe 451.132 euro të sekuestruara pranë bankës Credit Agricole, si dhe shuma 938.868 $, 1028 Euro si dhe 12.360.000 lekë pranë Bankës Venetto, në llogarinë e shoqërisë “Adriatic Development Corporation Ltd” me NIPT K71319002B të sekuestruara sipas vendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me nr. 1373, datë 16.09.2014 dhe nr. 1759, datë 16.12.2014 të konfiskohen dhe të kalojnë në favor të shtetit. ”24.02.2025Kolegji i Gjykatës Kushtetuese vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh.
Scroll to Top