Vizitë e delegacionit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë në Gjermani, 2 – 6 shkurt 2009
Me ftesë të Kryetarit të Gjykatës Federale Gjermane, Prof.Dr. Hans-Jurgen Papier dhe të Fondacionit Gjerman për Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar, IRZ, nga data 2-6 shkurt 2009, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetari i saj, Dr. Vladimir Kristo ishte në Gjermani për një vizitë pune.
Delegacioni shqiptar është pritur në takime pune në Gjykatën Administrative të landit Banden Wurtenberg dhe në Institutin kërkimor shkencor Max-Planck, në Haidelberg.
Vizita kulmoi me pritjen që u dha për nder të delegacionit shqiptar nga kolegët e tyre të Gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë. Në këtë takim miqësor, Kryetarët e të dy gjykatave dhe gjyqtarët respektiv diskutuan mbi praktikat kushtetuese në lidhje me çështje të ankimit kushtetues individual dhe çështjet me rëndësi politike.
