14 Maj 2009
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Dr. Vladimir Kristo, priti sot me kërkesë të tyre delegacionin e Dhomës Kombëtare Avokatisë të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Kryetari i kësaj Dhome, zoti Musa Dragusha i cili shoqërohej nga Kryetari i Dhomës Kombëtare të Avokatisë së Shqipërisë z. Maksim Haxhia dhe Sekretari i Përgjithshëm i kësaj Dhome, z. Virgjil Karaj. Biseda e cila u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore u fokusua kryesisht në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë si dhe për rolin e institucionit të avokatit në procesin kushtetues.
