28 Prill 2009
Sot, me datë 28.04.2009, Dr. Vladimir Kristo, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, priti me kërkesë të tyre në ambientet e kësaj gjykate një delegacion të Komisionit të Venecias, të përbërë nga Prof. Dr. Sergio Bartole, Prof. Dr. Wolfgang Hoffmann – Riem, Dr. Lucian Mihai dhe Znj. Simona Granata – Menghini. Gjatë këtij takimi zyrtar anëtarët e delegacionit u interesuan të dinin rreth procedurave të shqyrtimit të ligjit nr.10034, datë 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të zgjedhurve” në Gjykatën Kushtetuese.
