26 Shkurt 2009
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, Dr. Vladimir Kristo, priti juristin e njohur amerikan zotin Roger. D. Sherard. Gjatë takimit, i cili u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe miqësore, u shkëmbyen mendime për përsosjen e mëtejshme të sistemit gjyqësor dhe drejtësinë kushtetuese në Republikën e Shqipërisë si dhe për rritjen e shkëmbimeve e përvojave profesionale midis juristëve të të dy vendeve.
Zoti Kristo e falënderoi mikun amerikan për kontributin e çmuar që ai ka dhënë gjatë 18 viteve të demokracisë për ngritjen dhe konsolidimin e një drejtësie të pavarur dhe efiçente në Shqipëri.
