Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë Dr. Vladimir Kristo priti sot me kërkesë të tyre një grup deputetësh të Parlamentit të Republikës së Çekisë të kryesuar nga zoti Marek Benda Kryetar i Komisionit për çështjet kushtetuese dhe ligjore. Delegacioni u interesua të dinte rreth funksionimit të shtetit të së drejtës në Shqipëri si: parimi i ndarjes së pushteteve, pavarësia e gjyqësorit dhe pozicioni i Gjykatës Kushtetuese.