DITA KOMBËTARE E DREJTËSISË
Në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, vlerësojmë rëndësinë e shtetit të së drejtës, pavarësisë së institucioneve dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mbetet e angazhuar në mbrojtjen e rendit kushtetues dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Përballë sfidave të kohës, angazhimi i institucioneve të drejtësisë për të vepruar me integritet, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri mbetet thelbësor për forcimin e demokracisë dhe garantimin efektiv të të drejtave të qytetarëve.
Me këtë rast, shprehim vlerësim për të gjithë profesionistët e sistemit të drejtësisë, të cilët me përkushtim kontribuojnë çdo ditë në garantimin e drejtësisë.
Gëzuar Ditën Kombëtare të Drejtësisë!
