26 vjet anëtar të Konferencës së Gjykatave Kushtetuese Evropiane (CECC)
Në maj 2026, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë shënon 26-vjetorin e anëtarësimit të saj me të drejta të plota në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane (CECC) – një rrugëtim që kulmoi me zgjedhjen e saj si gjykata kryesuese e kësaj konference për periudhën 2024–2027 dhe organizatore e Kongresit të XX-të në Shqipëri në vitin 2027. Ky është një vlerësim i rëndësishëm për rolin aktiv të Gjykatës në forcimin e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar kushtetues.
Në kuadër të këtij kryesimi, Gjykata Kushtetuese ka ndërmarrë një sërë iniciativash informuese dhe promovuese, duke përfshirë krijimin e platformës zyrtare të dedikuar për CECC. Përmes kësaj platforme, publiku dhe gjykatat partnere mund të ndjekin nga afër aktivitetet, organizimin dhe përgatitjet e Shqipërisë drejt Kongresit të vitit 2027.
Na ndiqni më shumë në: cecc.gjykatakushtetuese.gov.al


