Dita e dytë – “Ditët e Hapura” në Gjykatën Kushtetuese.

Dita e dytë - “Ditët e Hapura” në Gjykatën Kushtetuese.

Vijon aktiviteti i “Ditëve të Hapura” në Gjykatën Kushtetuese, ku këtë herë u mirëpritën studentë nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit në Universitetin e Tiranës, si edhe nga universitetet “Marin Barleti”, “Mesdhetari” dhe Universiteti Europian i Tiranës.

Në ditën e dytë, studentët patën mundësinë të bashkëbisedonin me kryetaren Fiona Papajorgji, gjyqtaret Sonila Bejtja dhe Marjana Semini, si dhe me këshilltaret ligjore Ela Elezi, Noela Ruço dhe Kaliona Nushi. Gjatë diskutimeve, u ndalën në çështje konkrete të praktikës së Gjykatës, duke sjellë një qasje më të drejtpërdrejtë mbi funksionimin e drejtësisë kushtetuese.

Vizita u fokusua veçanërisht në mënyrën se si Gjykata komunikon me publikun dhe median, duke i njohur studentët me rëndësinë e një komunikimi të qartë dhe të përgjegjshëm mbi vendimmarrjen.

Përmes këtyre takimeve, Gjykata Kushtetuese synon të krijojë një lidhje më të drejtpërdrejtë me të rinjtë dhe të forcojë kuptimin e tyre mbi rolin e institucioneve kushtetuese në jetën publike.

Për t’u bërë pjesë e vizitave në të ardhmen, regjistroheni në linkun e mëposhtëm:

https://www.gjykatakushtetuese.gov.al/na-vizitoni/

Scroll to Top