Takimi i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, 15 shtator 2026.
Në kuadër të vizitës institucionale që po zhvillohet në Rome, Itali, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë Fiona Papajorgji zhvilloi një takim pune edhe me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Italisë Giovanni Amoroso, në ambientet e kësaj gjykate.
Takimi riafirmoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm ndërmjet dy gjykatave dhe vullnetin e përbashkët për zgjerimin e bashkëpunimit institucional në të ardhmen, edhe përmes marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit, si një kuadër më i strukturuar për zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta dhe shkëmbimin e përvojave më të mira.
Marrëdhëniet ndërmjet dy gjykatave forcohen edhe përmes pjesëmarrjes së përbashkët në forumet evropiane të drejtësisë kushtetuese, përfshirë Konferencën e Gjykatave Kushtetuese Evropiane, të cilat krijojnë hapësira të rëndësishme për shkëmbimin e jurisprudencave respektive, afrimin e praktikave dhe zhvillimin e dialogut profesional.


