”Ditët e Hapura” në Gjykatën Kushtetuese.
Më 18-19 maj, në kuadër të 34-vjetorit të veprimtarisë së saj, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë përmes aktivitetit “Ditët e Hapura” do të mirëpresë studentë nga universitete publike dhe private.
Gjatë këtyre dy ditëve, studentët kanë mundësinë të njihen nga afër me jetën institucionale të Gjykatës Kushtetuese, rolin dhe funksionin e saj.
Në ditën e parë, studentë nga Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, si dhe nga Universitetet “Luarasi” dhe “Epoka”, patën mundësinë të bashkëbisedonin me gjyqtaret Sonila Bejtja dhe Marjana Semini, të cilat shpjeguan rolin thelbësor që ky institucion luan në mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit të së drejtës, si dhe iu përgjigjën interesit të tyre për aspekte të ndryshme të vendimmarrjes dhe organizimit.
“Ditët e Hapura” synojnë të nxisin interesin e të rinjve për drejtësinë kushtetuese dhe të forcojnë kulturën e transparencës dhe komunikimit institucional.
Ky aktivitet synohet të kthehet në një praktikë të vazhdueshme, duke krijuar edhe në të ardhmen mundësi për njohje dhe bashkëbisedim të drejtpërdrejtë me Gjykatën Kushtetuese.
“Dialog me Gjyqtarin Kushtetues” është një dritare e re komunikimi që synon ta sjellë më afër Gjykatën me qytetarin.
Falenderime Këshillit të Evropës, Zyra në Tiranë për mbështetjen për përgatitjen e Udhëzuesit Praktik për Qytetarët “Ankimi Kushtetues Individual” në kuadër zbatimit të projektit “Rritja e kapaciteteve të gjyqësorit për zbatimin më të mirë të standardeve për liri dhe siguri në Shqipëri”





















